[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]N[/miptheme_dropcap]jë herë erdhi një udhëtar në xhami për ta takuar të Dërguarin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të)… Pas përshëndetjes me Pejgamberin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të) është pyetur prej nga është. Udhëtari u përgjigj se kishte ardh nga një vend i largët për të marr përgjigje në disa pyetjet. Në vazhdim është dialogu në mes udhëtarit dhe Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të).
Udhëtari: nuk dua që ndëshkimi të vijë në llogarinë time.
Profeti: sillu mirë me prindërit tuaj.
Udhëtari: dua të bëhem i njohur tek njerëzit si njëri i ditur dhe intelegjent.
Profeti : ki frikë All-llahun çdoherë.
Udhëtari: dua të llogaritem si njëri prej të dashurve të All-llahut.
Profeti: lexo Kur’an çdo mengjes dhe mbëmje.
Udhëtari: dua qe zemra ime te jetë e pastër të shëndrise përherë.
Profeti: kurr mos e harro vdekjen.
Udhëtari: nuk dua të jem larg kurr nga mëshira e All-llahut.
Profeti: çdo herë trajtoje bashkëqytetarin mirë.
Udhëtari: unë kurr nuk dua të lëndohem nga armiqtë e mi.
Profeti: çdo herë ki besim vetëm në All-llah.
Udhëtari: unë nuk dua të jem asnjëherë i turpëruar.
Profeti: bëj kujdes nga veprimet që bën.
Udhëtari: dëshiroj të jetoj gjatë.
Profeti: çdo herë trego mëshirë. (bëmirësi drejtë lidhjes farefisnore).
Udhëtari: dua që mbijetesa ime të rritet-(mbajtje gjallë).
Profeti: çdo herë bëhu me avdes.
Udhëtari: dua të lirohem nga ndëshkimi në varr.
Profeti: çdo herë mbath tesha të pastërta.
Udhëtari: nuk dua të digjem ne zjarr.
Profeti: kontrollo sytë e tu dhe gjuhën.
Udhëtari: si të më falen mëkatet.
Profeti: çdo herë kërko falje nga All-llahu me sinqeritet dhe përkushtim.
Udhëtari: dua që njerëzit të më respektojnë përhërë.
Profeti: kurr mos e largo dorën tëndë kur njerëzit kanë nevojë për ty.
Udhëtari: dua që çdo herë të jem i nderuar.
Profeti: asnjëherë mos e poshtërso dhe përul dikë.
Udhëtari: nuk dua të shtypem (shtrëngim). (shtypje në varr).
Profeti: lexo suren mulk shpesh.
Udhëtari: dua që ta ris pasurinë time.
Profeti: lexo surën wakia çdo natë.
Udhëtari: dua të jem i sigurt dhe në paqe ne ditën e gjykimit.
Profeti: bëj dhikër (përmende All-llahun) nga agimi deri në mbrëmje.
Udhëtari: dua të jem me vëmendje dhe koncentrim të plotë gjatë faljes.
Profeti: çdo herë merr avdes me vëmendje dhe koncentrim.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.