DEKORATË SHTETËRORE ME RASTIN E 8 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
-Nga Presidentja Atifete Jahjaga-
Në vazhdën e aktiviteteve për dëshmorët e lirisë së Kosovës
URDHRI LUFTËTAR I LIRISË “ADEM JASHARI”
Iu dha edhe familjarëve të dëshmorit
ALAJDIN XHEZAIRI
PËR TRIMËRI NË LUFTËN PËR LIRI
Prishtinë
17 Shkurt 2016
Alajdini, i lindur më 20.07.1974 në Prizren, nga nëna Zyrafetja dhe babai Nevzati të Bresanës së Dragashit, qe nga të parët pjestarë të UÇK-së, të cilin serbët gjatë luftimeve të më hershme më 01.09.1998 e patën plagosur në njërën nga ofanzivat e Vërrinit. Pas shërimit përsëri rikthehet në UÇK. Më 11.03.1999, ra heroikisht, duke luftuar me qetnikët serbë në betejën e njohur “Të Jeshkovës”. Është i varrosur në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. KK i Dragashit, nga një vendim i vitit 2015, zyrtarisht emërtoi Shtëpinë e Kulturës në Bresanë me emrin e dëshmorit: “Alajdin Xhezairi”. Zoti e shpërbleftë familjen “XHEZAIRI” për kontributin e çmuar që dha për lirinë e Kosovës. Është nder për rrethinën tonë që ta kujtojmë përherë këtë emër e mbiemër. Pjesë e kësaj familjeje të nderuar është edhe strategu shembullor i UÇK-së Samidin Xhezairi- “Komandant Hoxha.”
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.