NË VEND TË PËRKUJTIMIT
Xhevdet (Ajredin) Shaqiri (1923-2007)
U lind në Brodosanë të komunës së Dragashit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjatë viteve të ’30-ta. Si i ri, u përkushtua ndaj mësimeve islame. Gjatë viteve të ’40-ta ndoqi mësimet edhe në “Medresenë e Brodosanës”. Kurse gjatë viteve 1952-1954, qe anëtar i komunitetit musliman në komunën e Dragashit. Gjatë viteve 1950-1966 shërbeu imam për ramazan në Drenoc të Malishevës. Viteve 1985-1987 ishte imam për xhyma në Rapqë të Dragashit. Kurse viteve 1988-1997 ishte imam poashtu për xhyma në Zaplluxhe të Dragashit.
Kishte zë të rrjedhshëm, dhe lexues i njohur i Kuranit F.L.. Shpeshher asistonte (për imam ose muezin) në xhaminë e vjetër të Brodosanës. Gëzonte respekt në rrethinen tonë, dhe në ceremoni të ndryshme familjare ftohej nga xhemati i Brodosanës dhe Kuklibegut.
10 vitet e fundit të jetës, i kaloi pranë shtëpisë së tij, njëherit ishte edhe punëtor i zellshëm. Pas një sëmundje, ndërroi jetë më 2007. Allahu e mëshiroft dhe e shpërbleft hoxhën me Xhenetin Firdeus.
(Për shkak se disa të dhëna të h. Xhevdetit i patëm siguruar me vonesë, kësisoi na mbeti pa e përfshirë në monografinë që e botuam më 2012).
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.