Portali i mirënjohur “Opoja.net” në një ceremoni rasti të organizuar në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash, ka bërë ndarjen e certifikatave për më të mirët në Opojë për vitin 2015.
Certifikatat për më të mirët i ka ndarë drejtori i portalit “Opoja.net”, z. Kushtrim Guraj i cili i ka përgëzuar fituesit dhe ka premtuar se portali që drejton ai do të vazhdojë të jetë sa më afër qytetarëve të kësaj komune dhe me kapacitetet që ka, do të jap kontribut në mbështetjen dhe avancimin e talenteve në fusha të ndryshme.
Me rastin e marrjes së certifikatave, fituesit e kanë falënderuar portalin “Opoja.net” dhe pjesëmarrësit në votim dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të kontribuojnë në fushat përkatëse në mënyrë që edhe Opoja ta ketë vendin e merituar.
Zgjedhja e më të mirëve në Opojë për kategoritë: Poeti, Sportisti, Artisti, Politikani, Gazetari, Biznesmeni, dhe Këngëtari është bërë në mbështetje të sondazhit të organizuar nga portali “Opoja.net” në periudhën 31.12.2015 – 03.01.2016.
Në votim kanë marrë pjesë 149848 respondentë të cilët kanë votuar për gjithsejtë 57 garues: Poetë (9), Sportistë (6), Artistë (7), Politikanë (10), Gazetarë (10), Biznesmenë (9), dhe Këngëtarë (6).
REZULTATET:
Në kategorinë “Poeti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Demir Reshiti me 17222 vota (85.6%), i ndjekur nga Ibrahim Skenderi me 1155 vota (5,7%);
Në kategorinë “Sportisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli futbollisti dhe kapiteni i KF “Opoja”, Ditëlind Reshiti, me 73364 vota (50.6%) i ndjekur nga Fatjona Ahmeti (karateiste) me 50299 vota (34.7%);
Në kategorinë “Artisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli piktori Ibrahim Skenderi me 10294 vota (61.9%), i ndjekur nga Halim Mejzini me 5358 vota (32.2%);
Në kategorinë “Politikani më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Emin Kolloni (PDK) me 2505 vota (7.3%) i ndjekur nga Shaban Shabani (PDK) me 2418 vota (7.1%);
Në kategorinë “Gazetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Demir Reshiti me 18026 vota (64.2%) i ndjekur nga Gëzim Baxhaku me 8004 vota (28.5%);
Në kategorinë “Biznesmeni më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Burim Piraj me 18571 vota (53.4%) i ndjekur nga Elami Hajredini me 8279 vota (23.8%); dhe
Në kategorinë “Këngetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli Masar Sinani me 10099 vota (61.3%) i ndjekur nga Vëllëzerit Lecaj me 2990 vota (18.1%).
Për t’i shikuar rezultatet për të gjithë pjesëmarrësit KLIKONI KËTU.
Vlen të theksohet se është hera e parë që në komunën e Dragashit është organizuar një sondazh për zgjedhjen e më të mirëve që kanë dhënë kontributin e tyre në fushat përkatëse, dhe për këtë padyshim meritat më të mëdha i ka portali “Opoja.net” bashkë me lexuesit e vetë.
Organet kompetente të komunës së Dragashit as këtë vit nuk e kanë bërë zgjedhjen e më të mirëve dhe ndoshta është e vetmja komunë në Kosovë që nuk ndjek traditën e komunave tjera.
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.