Më 25 shtator 2015, në shenjë adhurimi për festën e Kurban Bajramit, Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqise (Diyaneti) përmes Ambasadë Turke në Prishtinë, Zyra për Çështje Fetare (Din Hizmetleri Müşavirliği) në mbarë Kosovën e edhe në Dragash Shpërndau mish kurbani për qytetaret dhe fshataret e kesajë komune, shkruan Opoja.net.
Shpërndarja u bë në zonën e Gores; Restelicë, Kërstecë, Rapcë e Epërme dhe Poshtme etj. Si dhe në zonën e Opojës; Kuk, Kuklibeg, Bresanë, Blaç.
Therja e kurbanëve u realizua në Bresanë tek kasapi i fshatit “Hala” nën kujdesinë e sekretarit te zyrës së Diyanetit nē Prishtinë Zymer Ramadani. (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.