Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Kërstec të Dragashit. Policia njofton se zjarri është lokalizuar pas intervenimit të zjarrfikësve.
“Viktima mashkull K/Goran ka njoftuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një pjesë e pullazit të një shtëpie të pabanuar. Njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.