Të protestojmë për Ne, jo për Ata!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Mervan Zejnullahu

Këtë fillim viti, i madh e i vogël, jemi tmerruar nga ngjarjet e fundit, të arsyeshme e të pa arsyeshme. Organizata të ndryshme sindikale e politike kanë organizuar greva e protesta, të ndershme e të pa ndershme, të cilat e kanë ngulfatur jetën normale në ketë gjysmë shteti që e kemi. Të gjithë jemi në dijeni se kemi pasur dhe kemi një qeveri, që, shpeshherë, ka ditur ta injoroj popullin dhe të punojë me një kryeneçësi të paparë.

Natyrisht që ka arsye të shumta për protesta e greva. Një ndër arsyet për të cilat mund të protestohet është kërkesa për ndryshimin e kushtetutës SuiGeneris të Kosovës,e cila favorizon në skajshmëri një grup të caktuar etnik, qëme veprimet e veta destruktive, shpeshherë e bllokon shtetin.

Pastaj, mund të protestohet kundër qeverisë që i lejon anëtarëte saj, e, edhe shërbyesit e ndryshëm shtetëror të mbajnë më shumë se një vend pune në institucione publike.

Mund të protestohet me kërkesën që t’u rriten të ardhurat sociale të papunëve si qytetarë të Kosovës që janë në numër të madh; të protestohet kundër shtrenjtimit të shpeshtë të rrymës; kundër trajtimit skllavërues të punëtorëve në sektorin privat, të cilët punojnë më shumë se 60 orë në javë,në të shtuna e të diela, pa kurrfarë të drejte të shfrytëzimit të pushimeve. Të njëjtët marrin paga qesharake të cilat janë 2 deri 3 herë më të ulëta se të sektorit publik, madje shpesh,punëtoreve në fjalë nuk ju paguhen edhe kontributet pensionale nga disa punëdhënës të pa ndërgjegjshëm e “skllavopronarë”.

Gjithashtu, kemi edhe dhjetëra e qindra arsye tjera për greva, revolta dhe protesta të qytetarëve që kanë humbur çdo shpresë për jetë më të mirë në ketë vend.Së fundmi, pamë grevëne një shtrese që përfaqëson dy sektorët publik që janë në gjendje të tmerrshme sa i përket kualitetit dhe ofrimit të shërbimeve që nga pas lufta.Një gjendje e tillë mjeruese është venë në dukje edhe nga raportet e Progresit të Komisionit Evropian. Këto raporte flasin për çdo vit për cilësi të dobëta të ofrimit të shërbimeve në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.Megjithatë, kjo shtresëi ka pagat më të mira krahasuar me shumicën e sektorëve tjerë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Nga buxheti i varfër i Kosovës, krahasuar me vendet përreth, kjo shtresë e nëpunësvepublik që përfaqësojnë arsimin dhe shëndetësinëështë më e privilegjuara, sa i përket lartësisë së pagave. Këta duhet të kujtojnë që jetojnë në një Kosovë me mbi 200 mijë njerëz të pa punë nga të cilët rreth 20% kanë kualifikime të larta, të njëjta si diplomat e të sipër përmendurve. Edhe nga krahasimet me vendet tjera del se kërkesat e tyre janë joreale për momentin. Kështupaga e një mësuesi kosovarë, me 20 orë pune në javë, me 3-4 muaj pushim vjetor, është 450 euro, nga një buxhet prej 1.45 miliardë eurosh, ndërsa koleget e tyre nga vendet përreth marrin nga 370 euro në muaj në Shqipëri;gjegjësisht nga 400 euro në Maqedoni e Serbi, shtete që kanë buxhet shtetëror shumë më të lartë se ky i yni.

Personalisht kam punuar në sektorin privat, në arsim, e, edhe si shërbyes civil dhe e di se sa punohet në secilin nga këta sektor. Në arsim, një arsimtar ka rreth 670 orë pune në vit, dhe për një vit, pas rritjes së fundit të pagave, ai merr mesatarisht 5400 euro. Kjo i bie që të paguhet rreth 8 euro për një orë pune.Duke pasur parasysh faktin se një orë tek arsimtaret ka 40 minuta, është me të vërtetë mbresëlënës trajtimi i kësaj shtrese nga ekzekutivi i vendit. Hiç më keq nuk qëndrojnë edhe mantelbardhët. Ata kanë një pagë neto rreth 600 euro në muaj dhe me shtesat tjera mujore i bie të marrin rreth 900 euro. Kjo tregon që mjekët tanë janë shumë më të paguar se koleget e tyre në vendet e rajonit. Një gjë e tillë mund të shihet në tabelatqë janë të paraqitura në fotografi.

 

Mantelbardhët e bëjnë një jetë tjetër luksoze, shpeshherë duke shfytyruar institucionet shëndetësore si urë ndërlidhëse për të promovuar bizneset e tyre private që gjenerojnë mijëra euro në muaj.

O Sindikalistë të Arsimit dhe Shëndetësisë! O arsimtarë! O mjekë!–kujtoni një herë që ka rreth 40 mijë të papunë në Kosovë e që kanë kualifikime të njëjta me ju. Madje, në disa raste, edhe më të larta se ju. Të njëjtët nuk e kanë privilegjin tuaj, por punojnë si shërbyes në kafene të ndryshme, hamallë në magazina të ndryshme, kuzhinierë, blegtorë, bujq, vozitës kamioni, taksistë, e shumë të tjerë bredhin rrugëve me diplomamasteri, të marra në mënyrë të ndershme. Këta punëtorë të kualifikuar marrin paga qesharake, nga 150 deri 250 euro.Për ta e shtuna dhe e diela janë njëjtë si gjithë ditët tjera.Në qershor, korrik e gusht nuk e shijojnë as natyrën e as detin dhe kur të dalin në pension, nuk do t’i kenë 10 mijë euro të grumbulluara në trustin pensional, siç do t’i keni ju; nuk do të kenë as pagë jubilare e as nuk do të marrin dy paga shtesë; nuk do të përfitojnë 1% rritje page për dy vite të përvojës në punë, e as, e as, e as…

Shteti nuk ndërtohet e as nuk dashurohet duke u munduar të zhvatët sa me mund. Kujtohuni se shteti është përgjegjës për të plotësuar shumë nevoja tjera të qytetarëve. Ai nuk është hambari i pagave të një, dy a tri kastave të vetme shoqërore. Kujtohuni se jemi rast, ndoshta prej të paktëve në botë, ku 44% e buxhetit shtetëror shkon në paga të punëtorëve të sektorit publik.

Taksat tona nuk duhet të shkojnë vetëm në paga, por me to duhet të kryhen edhe shumë shërbime tjera për të cilat kanë nevojë qytetarët. Taksat tona duhet të shkojnë në rrugë kualitative, në ujë të pijes, në kanalizime, në ndihmë të sektorit privat, investime nëturizëm, bujqësi, industri, dhe në qindra e qindra sektorë tjerë. E gjitha kjo në mënyrë që të kemi një jetë sa më cilësore, një klimë më të favorshme për të jetuar në ketë vend.

Duhet thënë se, një ndër arsyet pse rinia jonë dhe të tjerëtqë janë në moshë më të shtyrë, po largohen sot më të madhe nga ky vend, është edhe mënyra injoruese që i bën qeveria dhe institucionet tona sektorit privat. Në këtë pikë, kujtoj se, punëtoret e sektorit publik, krahasuar me pjesën tjetër të punëtorëve, kanë favore e benifite tjera shumë më të mëdha, përveç pagave më të larta.

Nëse jemi të pakënaqur me trajtimin dhe privilegjet e ndonjë shtrese të veçantë të nëpunësve civilë, publikë a politikë, të mos çohemi të protestojmë e të bëjmë greva në mënyrë që edhe ne t’i arrijmë ato privilegje, eqëtadëmtojmë shtetin tonë. Por, tëçohemi të protestojmë e të bëjmë greva që atyre që gëzojnë privilegje zhvatëse, në mënyrë të padrejtë, t’u hiqen mundësitë e vjedhjes së të ardhmes së Kosovës së lodhur nga fukarallëku. Vetëm kjo rrugë do të na hapte shtigjet e zhvillimit të qëndrueshëm në shtetin tonë.

Për fund, duhet të shtojmë se protestat dhe grevat janë një metodë mjaft e mirë për ta zgjuar ndërgjegjen e qeverisë, në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimeve dhe të përmirësohet standardi jetësor dhe siguria e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Kjo gjë do të duhej të ndodhte për të gjithë, pa dallim, e jo që t’i përmirësojmë kushtet e një shtrese të caktuar, në dëm të “gjysmë” Republikës sonë.

 

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-