Te dhena shum te rendesishme pererreth treves tonë si shpernguljet e popullates , te burgosurit , te torturuarit si dhe te vrarit nga armiq tonë te pa fund . Nje statistik e mrekullueshme e marr direkt nga profili i Bedri Halimit ne facebook
FSHATI BRESANË
TË SHPERNGULUR
BRESANË
Musli Mustafa 1906, në vitin 1965 është shpërngulur në Stamboll për shkaqe ekonomike. Është marrë më bujqësi e blegtori. Atje ka krijuar familje ka pasur 4 fëmijë: Sulltanin, Alltanën, Jëlldëzin, dhe Sabriu.
Hajri Mustafa 1932, më 1965 për shkaqe politike dhe ekonomike është shpërngulur në Stamboll. Në vendlindje është marrë me blegtori kurse në Turqi me tregëti. Nga familja në Stamboll kanë mbetur djemtë Nuriu, Hysniu dhe Avniu.
Maliq Maliqi 1918, më 1938 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë për shkaqe ekonomike dhe politike. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me blegtori ku ka përfunduar tragjikisht.
Bilall Ethemi 1900 -1953 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë për shkaqe politike dhe ekonomike. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me bujqësi dhe blegtori. Me vete ka patur djemtë Maksutin, Mesudin dhe Ethemin.
Mestan Reshiti 1853 më 1913 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë për shkak të represionit serbë. Në vendlindje si dhe në Turqi është marrë me blegtori dhe bujqësi.
Osman Halit Reshiti 1875, më 1913 është shpërngulur në Luleburgaz – Qingërli të Turqisë për shkaqe politike, për shkak të represionit serbë. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me blegtori dhe bujqësi.
Tosun Halit Reshiti 1877, më 1913 është shpërngulur në Luleburgaz – Qingërli të Turqisë për shkak të represionit serbë. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Izet Rystem Reshiti 1892, më 1914 është shpërngulur në Turqi për shkak të represionit serbë. Është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Xhemali Rustem Reshiti 1890, më 1914 është shpërngulur në Turqi për shkak të represionit serbë. Është marrë me bujqësi e blegtori.
Muharem Rystem Reshiti 1897, më 1914 është shpërngulur në Turqi për shkak të represionit serbë. Është marrë me bujqësi e blegtori.
Bilall Ethem Reshiti 1900, më 1940 është shpërngulur në Turqi për shkaqe ekonomike. Në vendlindje është marrë me bujqësi dhe blegtori, kurse në Turqi punëtor fizik.
Avdi Selim Reshiti 1895, më 1945 është shpërngulur në Turqi për shkaqe ekonomike. Në vendlindje është marrë me bujqësi e blegtori kurse në Turqi me tregti. Ka lënë pasardhës në Kosovë.
Demir Rustem Reshiti 1894, më 1914 për shkak të presionit serbë është shpërngulur në Turqi. Është marrë me bujqësi.
Abdullah Halit Reshiti 1880, më 1913 është shpërngulur në Luleburgaz – Qingerli të Turqisë për shkak të represionit serbë. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Behlul Rustem Reshiti 1880, më 1914 për shkak të represionit serbë është shpërngulur në Turqi. Është marrë me bujqësi e blegtori.
Osman Ismaili 27 vjeq është marrë me bujqësi, në vitin 1934 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në qytetin Salili në Turqi ku ka punuar gjithashtu në bujqësi deri sa vdes në Turqi. Ka lënë një vajzë Hanifen që jeton në Salili.
Shefki Beshiri më 1945 është shpërngulur në Stamboll për tu bashkuar me familjen ku prindin e ka patur në Stamboll. Atje ka krijuar familje një djalë që jeton në Australi dhe tri vajza që jetojnë në Turqi.
Avdi Beshiri më 1945 është shpërngulur në Stamboll, për tu bashkuar me prindërit që i kanë punuar në Turqi. Ka qenë i papunë. Ka krijuar familje në Turqi dhe ka një djalë në Stamboll.
Sejran Ymeri 20 vjeçar më 1913 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë për shkaqe politike, pas masakrave që bënë serbët në vitin 1912. Atje ka punuar si kuzhinier dhe kamerier. Ka lënë një djalë që jeton në Luleburgaz.
Llutfi Ymeri 13 vjeçar, më 1913 pas masakrave që bëri Serbia më 1913, duke menduar se këto do të përsëriten prapë, familjet u detyruar që të rinjtë t’i largonin nga vendlindja. Atje ka punuar si punëtor krahu dhe bari delesh. Ka krijuar familje që jetojnë në Turqi.
Behlul Dedaj 1877-1933, si 25 vjeçar më 1903 për shkaqe politike dhe ekonomike është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Shaip Dedaj 1901-1977, në vitin 1912 për shkaqe ekonomike dhe politike është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi ka punuar në bujqësi dhe blegtori.
Qamil Dedaj 1903-1997, si 18 vjeçar më 1912 ka emigruar për shkaqe ekonomike dhe politike në Luleburgaz të Turqisë. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me bujqësi e blegtori. Ka krijuar familje, një vajzë që jeton në Luleburgaz.
TË BURGOSUR
BRESANË
Abdurrahman Abdurrahmani, dënohet me 40 ditë kundërvajtje pse ka mbajtur orën e varur në mur të gjelltorës së tij ku në ora ka qenë me ngjyrë kuq e zi, me shqiponjë dykrerëshe pa yll. Për këtë dëshmon vet polici Xhevat Ramadani.
Adem Kurtishi, më 1981 dënohet me 2000 dinarë.
Adem Qazimi 1963, më 1990 është dënuar 60 ditë për pjesëmarje në protesta. Burgun e ka mbajtur në Prizren dhe Dubravë. I pa punë.
Ajet Reshiti 1960, në tetor të vitit 1992 është dënuar me 30 ditë burg për shkak të mospajtimit me largimin nga shkollat. Burgun e ka mbajtur në Prizren. Ka punuar në arsim në shkollën fillore “28 Nëntori” në Bresanë. Tani është drejtor shkolle.
Bejtullah Rakipi 40 vjeqar më 1990 është dënuar me 60 ditë burg për shkak të pjesëmarjes në protesta. Burgun e ka mbajtur në Prizren dhe Dubravë. Arsimtar në shkollën fillore “28 Nëntori”.
Besnik Mustafa 1961, më 1990 është dënuar me 60 ditë për shkaqe politike, të cilat i ka mbajtur në burgjet e Prizrenit dhe Dubravës. I pa punë.
Bexhet Xheladini 1956, gjatë shtatorit të vitit 1993 deri në nëntor të këtij viti është arrestuar dhe është mbajtur 51 ditë në burgun e Prizrenit me akuzën e anëtarit të shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për Dragash, si udhëheqës i njësitit për shëndetësi. Është mjek.
Demir Reshiti, më 1990 dënohet me 1000 dinarë, ndërsa më 1989 dënohet me 40 ditë burg, në nëntor 1989 bastiset, në nëntor të 1990 merret në bisedë informative, në korrik 1990 ftohet në polici
Fadil Reshiti 1954, në tetor të vitit 1992, dënohet me 30 ditë, kurse në tetorin 1994 gjithashtu dënohet me 30 ditë për shkak të organizimit të protestave për lirimin e shkollave. Burgun e ka mbajtur në Prizren. Pas burgut është marrë me veprimtari politike dhe humanitare në shoqatën “Nëna Terezë”.
Hilmi Fejziu, më 1981 dënohet me 2000 dinarë.
Ismail Abazi 1942, në prill të vitit 1962 është arrestuar dhe është dënuar me 6 vite e gjysëm burg të rëndë me akuzën politike për bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë. Pas burgut nuk është pranuar në punë askund deri më 1992, ku ka filluar të punoj si arsimtar i gjuhës dhe letërsis shqipe në shkollën fillore “28 nëntori” në Bresanë. Burgun e ka mbajtur në Prizren dhe Goliotok. Më 1981 izolohet një muaj.
Mehmet Salihi 50 vjeçar, më 1954 është dënuar me 18 muaj burg për shkaqe fetare dhe politike, ku e ka hequr fotografin e Titos para se të falej, para xhematit. Pastaj largohet nga Bresana dhe ushtron detyrën e imamit në Suharekë. Dënimin e mban në Dragash.
Mexhit Qemalidini, më 1990 dënohet më 600 dinarë.
Qazim Ademi, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Rafi Abdullahu 1968, më 3 prill 1989 arrestohet dhe dënohet me 60 ditë burg për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Burgun e mban në Prizren dhe Dubravë. Pas burgut punon punëtor në Ndërtimtari.
Ruzhdi Ramadani, dënohet me 30 ditë më 1991.
Ruzhdi Sahiti, më 1981 dënohet me 2000 dinarë, kurse më 1982 dënohet me 30 ditë.
Sabahudin Refiku, më 1981 u dënua me 40 ditë.
Sali Salimi, i dënuar për kundërvajtje, e ka mbajtur dënimin prej 19.09.1991 deri më 08.11.1991.
Samidin Muhameti 1945, është arrestuar më 11. tetor 1993 dhe dhe është dënuar me dy vjet, me akuzën politike për organizimin e mbrojtjes territoriale të Republikës së Kosovës. Burgun e ka mbajtur në Prizren. Ka punuar mësues në shkollën fillore “28 Nëntori” në Bresanë ku shpesh është marrë në biseda informative.
Sejdi Reshiti 1950, gjatë marsit dhe prillit 1989 është dënuar me 60 ditë burg për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Burgun e ka mbajtur në Prizren dhe Dubravë. Është punëtor ndërtimtarie.
Shenasi Fejziu, më 1981 dënohet me 2000 dinarë.
Taxhmidin Xhabiri, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Tefik Merdiu, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Xhelal Mejdiu 1964, më 1990 është dënuar me 60 ditë për shkaqe politike, të cilët i ka mbajtur në burgun e Prizrenit dhe Dubravës. I pa punë.
Xhelal Njaziu, më 1990 dënohet me 50 ditë.
Xhevat Miftari, më 1984 dënohet me 2500 dinarë.
Ymer Ademi 1954, është arrestuar me 9 tetor 1993 dhe është dënuar me tri vjet burg me akuzën politike formimi i shtabit komunal i mbrojtjes, ministria e mbrojtjes së republikes së Kosovës. Ka punuar si arsimtar në shkollën fillore “28 Nëntori” në Bresanë. Burgun e ka mbajtur në Prizren dhe Dubravë.
TË TORTUARIT
BRESANË
Mulla Ymer Kasami, më 1956 është torturuar rëndë në Llapushnik, në të ashtuquajturin “aksioni për mbledhjen e armëve”.
Muhamet Muhameti i Donajve është torturuar në Bresanë sepse ka shkuar për të dëshmuar në polici, pa e thirrur, se Ajdin Islami nga Kuklibegu nuk ka armë.
Ramiz Xheladini 1905, në vitin 1956 gjatë aksionit të armëve është torturuar për të dorëzuar armë të cilët nuk i kishte.
Ramadan Ramadani, thirrje për bisedë informative më 23.03.1989.
Nexhat Kamberi, marrja e armës me leje më o5.11. 1990
Zejnulla Zejnullahu, më 15.10 1991 i merret arma me leje.
Ajet Reshiti, më 19.10.1991 i merret arma me leje.
Fejzi Llutfiu, i merret arma me leje më 5.08.1991.
Vehbi Veseli, më 09.08.1991.
Ruzhdi Ramadani, i merret arma me leje më 02.08.1991.
Hyrmet Xheladini , i merret arma me leje më 31.07.1990.
Maliq Jonuzi, më 17.03.1987
Muharrem Ibrahimi, më 1991 merret në bisedë informative.
Rexhep Reshiti, më 1990 merret në bisedë informative.
Përparim Hajredini, më 1990 merret në bisedë informative.
Samidin Muhamedi, më 1989 thirrje për bisedë informative.
Behar Salihu, më 1990 thirret në bisedë informative.
Bashkim Shyqyriu, më 1989 bastiset.
Ymer Ademi, më 1991 bastiset.
TË VRARË
BRESANË
Në periudhën e viteve 1912-1913 u vranë e u masakruan 55 qytetarë të Bresanës, ku deri tani, një pjesë e tyre janë identifiluar. Ata janë varrosur te “Livadhi i Kasës”. Të identifikuar janë:
Nebi Idrizi,
Haxhere Idrizi,
Destan Destani,
Sinani i Beqiraje,
Vehapi i Qoqajve,
Ahmedi i Shllakit,
Sadullah Rrystemi,
Qerim Salihu,
Bajram Sylejmani,
Muhamed Haliti,
Asllan Qaushi,
Meleq Begi (Xheladini)
Mestani i Xhelaje.
Xheladin Xheladini më 1912 është vrarë te “Livadhi i Kasës”.
Shefki Xheladini më 1912 është plagosur te “Livadhi i Kasës”.
Meleq Haliti është vrarë në periudhën 1912-1915.
Abdi Xheladini, Kuklibeg,
Haxhi Idriz Maliqi, Bresanë,
Xheladin Maliqi, Bresanë,
Maliq Xheladini, Bresanë,
Rexhep Sinani, Kuklibeg,
Shaban Sylejmani, Bresanë,
Emin Halimi, Bresanë,
Salih Musliu, Bresanë,
Sahbad Rrustemi, Bresanë.
Muhamedi, Bresanë,
Adem Brutli, Brrut.
Abdyl Avdi Hasani 1926, është vrarë në Trieste të Sllovenisë më 1944.
Feride Ahmeti, 1916, nga Bresana. Pas dëbimit me dhunë të opojanëve nga vatrat e tyre për në Shqipëri, Feridja për shkak të pleqërisë së thellë dhe gjendjes së rëndë shëndetësore, vendosi që të mos e lëshojë shtëpinë së bashku me birin e saj Hylmiun, që ishte i sëmurë psikik. Feridja së bashku me djalin e saj Hylmiun, janë vrarë dhe janë lënë të pavarrosur në shtëpinë e tyre. Janë varrosur më 16 qershor 1999, pasi është kthyer popullata nga Shqipëria.
Hylmi Baki Ahmeti, 1942, nga fshati Bresanë, me pension të parakohshëm invalidor për arsye se vuante nga një sëmundje e pashërueshme psikike.
Hyrmet Njazi Sylejmani, 1964, nga Bresana, me banim në Prizren. Baba i dy fëmijëve. Në prill të vitit 1999 merret nga policia serbe dhe dërgohet në Sharr për të hapur istikame. Pas një muaji e lirojnë dhe vendos të qëndroj në shtëpi. Më 26 maj 1999 pasi ia dogjën shtëpinë e pushkatojnë në oborrin e shtëpisë së Vahit Abdylmexhitit, së bashku me kushërinjtë e vet: Rafetin, Samiun, djemtë e Samiut, Shefkiun e Beharin si dhe djalin e dajës Mirsatin, në masakrën e Tususit.
Esat Xhemshiti, 1937, pensionist nga Bresana, ka jetuar në Prizren. Më 26 maj 1999 vritet në masakrën e Tususit së bashku me djalin e vëllait Bejanin.
Bejan Esat Xhemshiti 1975, Prizren, nxënës.
Rafet Vahit Abdylmexhiti, 1948, nga Bresana, ka jetuar në Prizren, baba i katër fëmijëve, vritet në masakrën e Tususit së bashku me vëllain Samiun dhe djemtë e vëllait Beharin e Shefkiun, kushëririn e parë Hyrmetin dhe djalin e dajës Mirsatin.
Sami Vahit Abdylmexhiti, 1951, Bresanë, ka jetuar në Prizren, ka kryer SHLP ekonomike në Pejë.
Shefik Sami Abdylmexhiti, 1978, student pasi është dërguar me dhunë për të punuar në hapjen e istikameve pas një muaji lirohet, dhe pas katër ditësh ekzekutohet më 26 maj 1999 në Tusus.
Behar Sami Abdylmexhiti, 1981, nxënës.
FSHATI BLAÇ
TË SHPËRNGULUR
BLAÇ
Musli Halimi 1927, si 17 vjeçar, ka humbur në vitin 1944 në Kabash të Prizrenit si bari i deleve. Thuhet se gjatë kësaj kohe i është bashkëngjit ballsitëve dhe prej asaj dite nuk ka patur informacion për të.
Daut Ahmet Nebiu. Thuhet se ka humbur në Çanakkale-Turqi, ku ka qenë pjesëmarrës në luftën e Çanakkalasë, dhe është vra në këtë luftë.
Nuridin Avduti (- 1938), (imam e sheh i Blaçit) e Jakup Avduti (1894-1931) vëllau i Nuridinit
Nuridin Avduti me vëllain e tij Jakupin janë larguar nga Kosova në ditët e para të pushtimit të Kosovës nga forcat serbe. Nuridini në këtë kohë ka qenë imam i Xhamisë dhe udhëheqës shpirtëror i Teçes së Blaçit. Shkas për largimin e tyre ka qenë një pushkë e gjetur në myrapin e xhamisë të cilën ai e mbante për të ruajtur nderin e familjes, fesë e nderit. Dyshohet se e kanë spiunuar Xhaferajt (fis që ka qenë në konflikt të hapur me Shehin e Blaçit. Ky fis sot nuk ekziston se është “fik” nga kolera në periudhën gjatë Luftës së Parë Botërore. Prej tyre janë gjurmët e varrezave që janë të veçanta nga fiset tjera në të dalë të Mahallos Poshtër në rrugën këmbësore për Zgatar te vendi i quajtur Rrëmymi, në pjesën e lumit nga Guri i Blaçit. Personi që e ka spiunuar shehin ka qenë Dullë Xhaferaj njeri që ka punuar si ëmbëltorexhi te një goran në Serbi dhe që ka qenë ndër të rrallët që në atë kohë e ka ditur serbishten. Madje ky e ka treguar edhe vendin e armës). Dy vëllezërit kanë qëndruar në Stamboll për një kohë të gjatë derisa Mbretëria SKS e ka shpallur amnistinë e përgjithshme. Pasi janë kthyer në Kosovë i janë kthyer punëve të udhëheqjes së Teçes dhe të Xhamisë. Në vitin 1931 Jakupi vdes dhe për familjen e tij kujdeset fillimisht sheh Nuridini.
Emërllha Avduti (1912-1990) – Djali i Nuridinit e djali i vëllaut Jakupit ka qenë imam dhe përkujdesës i familjes. Në kohën e Emërllahut shërbimet e Teçës lihen në rend të dytë dhe i njëjti përkujdesët më tepër rreth Xhamisë. Emërllahu gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë korrier i mësuesit të Blaçit Islam Çarkaxhiut i cili mbante lidhje me qendrën e tij të veprimit në Prizren. I njëjti ka luajtur rol të madh në shpëtimin e mësuesit nga forcat fashiste të cilat i kishin arrestuar shokët e Islamit. Në mesin e të arrestuarve në Prizren, në këtë kohë, ka qenë edhe Sezai Surroi. Pas Luftës së Dytë Botërore, ngaqë vihet në shënjestër të forcare rankoviçiste, largohet nga fshati dhe në vitet 1950-1960 vendoset në Prizren me identitet të ri. Policia e atëhershme shtetërore e ndjek me motivin se ka qenë shokë ideali me mësuesin nga Shqipëria që tashmë ishte një nga aktivistet e pushtetit të atëhershëm shqiptar dhe më vonë dhe drejtor i Fabrikës së Xhamave në Shkodër. Islami i ka dërguar Emërllahut disa herë garancione për vizita në Shqipëri, por pushteti jugosllav e kishte refuzuar vazhdimisht. Së fundmi është marrë vesh se familja e Islam Çarkaxhiut ka jetuar në Kavajë.
Dy nipat e Jakup Avdutit (Haki e Jakup Avduti) janë vrarë në rrethana misterioze në Beograd në vitin 1998. Edhe sot e kësaj dite nuk janë zbardhur motivet e sakta të këtyre vrasjeve.
Siç shihet shtëpia e Shehit ka qenë cak i vazhdueshëm, në periudha të ndryshme, i pushteteve me qëllimin që kjo pikë referimi e popullatës të degradohet dhe të luftohet me të gjitha mjetet.
Jakup Bahtijari (1877-1962) – Ushtar në luftërat turko-ruse. Ka shërbyer pesë vjet në ushtrinë e Turqisë. Ishte i zënë rob nga forcat angleze në frontin e lindjes dhe 2 vjet kishte qëndruar rob në Bombaj. Bashkë me një oficer nga Peja ik nga burgu i Bombait dhe pas shumë peripecive kthehet në shtëpi. Meqë gruaja e parë e tij kishte dalë në “Kohën e Zisë së Bukës”, e gjen shtëpinë e boshatisur. Në moshën mbi dyzet vjeçare martohet me Hateme Iljazin dhe me të jeton deri në vdekje. Pas vetës ka lënë këta djem: Bahtijarin, Shaniun, Ismailin, Miftarin e vajzat: Zylfën e Bahrijen. Njëri nga djemt e tij (Bahtijari) ka qenë i angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Babai i Jakupit, Ismaili i vjetër, ka mbetur në luftë dhe nuk është kthyer nga frontet e Lindjes. Edhe Kryqi Kuq i atëhershëm nuk ka sjellë ndonjë lajm për fatin e tij.
Nipi i Jakupit (Ilmi Bahtijari) në luftën e fundit kundër pushtimit serb ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka rënë dëshmorë për atdhe.
Sait Jusufi (1887-1961) – Ushtar i Perandorisë Turke në Luftën Ballkanike. Ka qenë ndihmës i ysbashit të ushtrisë turke që ka numërurar 1000 ushtarë. Të njëjtit ia ka mbajtur edhe pozitën e qatipit (sekretarit). Shkon për të luftuar në krah të forcave turke në vitin 1914 dhe qëndron atje deri pas lufte kur kthehet në atdhe në vitin 1921. Është plagosur në një nga betejat e luftërave turko-ruse. Ka marrë pjesë edhe në luftërat turko-greke. Pas luftës ka fituar të drejtën e Republikës për të marrë benifite dhe për të jetuar bashkë me familjen e tij në Turqi, por një gjë të tillë e refuzon dhe qëndron në Kosovë deri në fund të jetës së tij. Ka lënë pas vetës këta djem: Mehmedin, Nusretin, Ferizin, Ismetin dhe këto vajza: Nexhmijen, Hyrijen e Nafijen.
Qysh si i ri ka mësuar greqisht pasi ka shërbyer në vende të ndryshme të Greqisë si ëmbëltorexhi bashkë me goranët. Duke punuar me goranë e ka mësuar dhe gjuhën boshnjakishte. Si ushtarë e ka mësuar turqishten si gjuhë të administratës ushtarake dhe arabishten si gjuhë të fesë (Kur’an-it). Thuhet të ketë qenë njëri shumë i ditur për kohën dhe shumë i respektuar në fshatin e tij. (Ky paragrafë është dëshmi e prof. Raif Aliut.)
Djali i madh i Saitit (Mehmedi) ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore me Forcat e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Është kthyer në vendlindje pas shpartallimit të tyre në Tetovë. Për të humbur gjurmët nga pushteti i atëhershëm shkon e punon në Shqipëri deri në vitin 1947 kur kthehet përfundimisht për të jetuar në Blaç.
Halit Kamberi – Pjesëmarrës në luftërat turko-ruse. I zënë rob dhe i vuajtur e i burgosur në këtë kohë. Datat e lindjes e vdekjes nuk janë të njohura nga të afërmit e tij por mendohet se ka qenë bashkëkohanik me Sait Jusufin ose Jakup Bahtijarin.
Rystem Halimi (1908-1982) – Është shpërngulur në Turqi pas presioneve që i kishte bërë xhandarmëria serbe e kohës. Ai kishte qenë te miqtë e tij në Brrut dhe në kthim e sipër, xhandarët kërkojnë të dinë pse nuk e ka vënë kaçketën serbe (shapkën) në kokë. Ngaqë ky nuk u ishte përgjigjur shijeve të tyre, e godasin dhe e malteretojnë. Pasi që ishte shumë i ndjeshëm, pasi nuk e duron goditjen me shuplakë dhe pas ftesës së xhandarmërisë që në mbrëmje të shkojë në stacionin e policisë për dorëzimin e armëve, Rystemi ik nga Kosova për të mos u kthyer për rreth 43 vjet. Nga të dhënat që japin familjarët del se ai ka ikur për në Turqi në vitet 1934. Ai e kishte lënë pa lindur djalin e vogël të tij, Osmanin. Pas Luftës së Dytë Botërore djemt e tij shpesh kishin provuar ta kthejnë në Kosovë por Rystemi nuk kishte pranuar. Ata madje ia kishin dërguar dhe gruan në Turqi për ta bindur por të gjitha përpjekjet kishin shkuar kot. Axha Rystem ishte kthyer në Kosovë veç rreth vitit 1977-1978 kur bëjnë dasëm dy nipërit e tij Hasimi dhe Milazimi. Me këtë rast nga koha që kishte kaluar larg vendlindjes nuk kishte arritur t’i njohë nipat e mbesat e tij. Pasardhësit e tij në këtë kohë ishin ndër më të fortët në fshat dhe me numrin më të madh ndër gjithë familjet e Blaçit. Qëndron në Blaç deri në fund të jetës së vet. Thuhet të ketë lënë dhe pasuri në Turqi.
Kontaktet me gruan e tij pas largimit ka arritur t’i ketë pas trembëdhjetë vitesh.
Gjatë kohës sa ka jetuar në Turqi ka banuar në Ankara dhe ka qenë udhëheqës (drejtor) në Brigadën e barinjëve të dhenve.
Xhemile (Jusufi) Jonuzi – E martuar me Ramadan Jonuzin e Zaplluxhës. E larguar nga presioni i strukturave të Rankoviçit nga Kosova më 1964. Rikthyer në Kosovë vetëm si turiste në vitin 1979. Ka vdekur në Jallovë të Turqisë. Kur është vendosur në Turqi është detyruar ta ndërrojë mbiemrin me motivin e ambientimit të ri dhe është quajtur: Xhemile Kuinxhi. Fëmijët e saj: Shabani, Ridvani, Isami, Naxhija, Safija.
Xhyzerije (Kamberi) Veliu (1933-1912) – E martuar me Mustafa Veliun. E larguar nga presioni i strukturave të Rankoviçit nga Kosova në vitet 1960. Ka jetuar për një kohë të gjatë në Turqi larg vendlindjes dhe është kthyer në Blaç e Zaplluxhe veç si turiste. Ka vdekur në vitin 2012. Pas vetës ka lënë: Nehatin, Sylejmanin, Sedatin, Vedatin, Haxheren e Nexhmijen.
Esheref Destani (1914-2006) – I larguar nga Kosova në vitin 1947. Pasi del në Shqipëri jeton në Berat dhe nuk është kthyer në Kosovë deri në vitet 1990. Ka vdekur dhe është varrosur në Shqipëri.
TË BURGOSUR
BLAÇ
Ibrahim Nebiu, po ashtu dënohet me 200 din kundërvajtje për shkak të pengimit të inspektorit Predrag Llukiqit më 27.02.1991.
Ymridin Halimi, më 1990 dënohet me 35 ditë.
Flurim Halimi, më 1990 dënohet me 35 ditë.
Xhylbehar Halimi, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Hatim Aliu, më 1982 dënohet me 15 ditë.
Bedri Nuridini, dënohet me 60 ditë.
Fadil Batjari, më 1990 dënohet me 700 din. Dhe herën tjetër me 40 ditë burg dhe kurse më 1981 dënohet me 60 ditë.
Reshit Aliu, më 1981 dënohet me 50 ditë.
Haki Avduti, më 1981 dënohet me 30 ditë.
Ilmi Bahtiujari, më 1981 dënohet me të holla prej 1500 din.
Vedat Jusufi, më 1981 dënohet me 2000 din.
TË TORTURUAR
BLAÇ
Daut Elezi (1891-1952) – I rrahur dhe i malteretuar në kohën e Rankoviçit për armë. Disa herë i intervistuar me motivin e armëmbajtjes pa leje. Është mbajtur për orë të tëra në të ftohtë e në ujë të Jazit të Mullirit të tij. Mullirin e ka pasur pronë familjare dhe ai ka qenë në të dalë të Priftos. Thuhet se është malteretuar e rrahur në vend të Musli Halimit, që ka qenë i angazhuar me forcat nacionaliste në Kabash të Prizrenit. Ky i fundit ka humbur pa asnjë shenjë dhe nuk është lajmëruar kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bashkë me Dautin për armë janë ndjekur edhe Garip Latifi (1909-1997),
Nazyf Myrtezani (1913-1986),
Shefki Tafili,
Zyber Hajredini e
Azem Ramadani.
Një nga pikat ku strukturat e atëhershme rankoviçiste kanë qenë të interesuara ka qenë puna e Shehit të Blaçit. Me gjasë ata kanë qenë të motivuar të dinë për Shehin, pasi Dauti ishte për një kohë shërbëtor te Shehu i Blaçit.
Dauti ka lënë pas vetës djemt: Esherefin e Selimin dhe vajzat Hysnijen e Safijen. Ky grup është përndjekur deri në mundime çnjerëzore në vitin 1958.
Shkolla fillore „Ganimete Terbeshi“ Blaç dënohet me 500 din kundërvajtje, për pengim të inspektorit të arsimit Predrag Llukiqit më 27.02.1991.
Haki Destani, merret në bisedë informative më 1990.
Mahmut Mahmuti, më 1989 merret ne bisedë informative.
Emin Isufi, më 1990 thirret në bisedë informative.
Nehat Halimi, më 1990 thirret ne bisedë informative.
TË VRARË
BLAÇ
Shkelqim Rrahim Ymeri, 1982, nga fshati Blaç. Shkëlqimi ishte nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së III drejtimi Matmatiko-Natyror, në Gjimnazin “Emin Duraku” në Bresanë. Më 31 mars 1999, kur opojanët u detyruan më dhunë të largohen nga vatrat e tyre, Shkëlqimi atë ditë po udhëtonte me karvanin e opojanëve të dëbuar. Duke kaluar kolona, ushtarët serb shtinin si të tërbuar në kolonën e njerëzve. Nga këto të shtëna goditet për vdekje Shkëlqimi. Trupi i pa jetë i Shkëlqimit mbetet i shtrirë dy ditë, deri më 2 prill, ku disa bashkëfshatarë e marrin kufomën dhe e varrosin në varrezat e Blaçit.
FSHATI BELLOBRAD
TË SHPËRNGULUR
BELLOBRAD
Zejnullah Sadikaj 1882, më 1928 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Bekos-Stamboll. Është marrë me blegtori. Me vete e ka marr djalin që jetojnë në Bekos.
Sefer Baxhaku 24 vjeçar, më 1936 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Qatalxhe ku ka punuar si bari. Më 1938 është kthyer në atdhe.
Ismajl Baxhaku 1898, më 1914 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Qatallxhe të Turqisë. Ka qenë blektor në vendlindje, kurse në Turqi ka punuar si oficer i ushtrisë të Qemajl Ataturkut.
Ahmet Qafleshi 1897, më 1918 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Jallovë të Turqisë ku është marrë me blegtori. Dy djemtë e tij kanë jetuar në Jallovë: Sabadini dhe Bahadini.
Isuf Qazim Isufi 1894, më 1935 për shkak të presionit politik është shpërngulur në Turqi ka patur familje, dy djem i një vajzë. Është marrë me bujqësi.
Hami Isuf Isufi 1917, në vitin 1935 është shpërngulur në Turqi në Jallovë ka patur një djalë.
TË BURGOSUR
BELLOBRAD
Ismet Qafleshi 1965, me 6 tetor 1983 është arrestuar për një vit dhe është mbajtur në burg deri me 7 tetor 1984 për propagandë armiqësore. Burgun e ka mbajtur në Prizren.
Besim Sadiku 1957, me 1983 dënohet me 14 muaj burg për shkaqe politike me akuzën e prapagandës armiqësore. Burgun e mban në Prizren. Është i papunë.
Sadik Beqaj, më 1984 dënohet me një vit.
Sabahadin Qafleshi, më 1984 dënohet me 15 ditë.
TË TORTURUAR
BELLOBRAD
Nazim Qafleshi 1908, më 1956 është torturuar në Llapushnik duke e lënë zbathur në borë. Tortura ka zgjatur mbi një muaj duke shkaktuar stres dhe frigë familjare. Është detyruar të blej armë dhe ta dorzoj.
Alush Qafleshi 1906. Më 1956 në Llapushnik është rrahur rëndë duke e lënë këmbëzbathur në borë për 4 ditë, derisa i ka dorëzuar armët.
Sait Qafleshi 1906, më 1956 në pretekst të kërkimit të armëve është torturuar në Llapushnik për 10 ditë duke e lënë zbathur në borë.
Hetem Qafleshi, më 1981 dhe 1982 merret në bisedë informative.
Vezir Qafleshi, më 1983 torturohet në bisedë informative.
Mendim Batijari, keqtrajtim në shërbim ushtarak në vitin 1989-1990.
Xhevdet Qafleshi, më 1988 maltertohet në shërbim ushtarak.
Muharrem Qafleshi, më 1984 thirret në bisedë informative.
Sadri Shefiku, më 1981 merret në bisedë informative.
Lulzim Rifaj më 1995 thirret në bisedë informative
Muharrem Qafleshi më 1996 thirret në bisedë informative
Nexhmidin Qafleshi më 1996 thirret në bisedë informative
Mejzin Qafleshi më 1995 thirret në bisedë informative.
TË VRARË
BELLOBRAD
Memish Baxhaku më 1913 vritet nga serbët së bashku me djalin e tij dhe gruan.
Sallah Baxhaku, djali i Memishit që vritet nga serbët së bashku me nënën dhe babain më 1913.
Zylfiha Baxhaku gruaja e Memish Baxhakut dhe nëna e Sallahut që u vranë më 1913 nga serbët.
Kamber Baxhaku, si njëmbdhjetë vjeçar, plagoset gjatë kohës së ekzekutimit të familjes së tij më 1913 në Bellobrad. Është djali i Memish Baxhakut, i cili pas pushkatimit të prindërve dhe plagosjes së tij, arrin të ikë duke shpëtuar pas shërimit nga miqtë e tyre.
Sinan Miftari, vritet dhe masakrohet te ura e fshatit ku qentë e hanë kufomën e tij. Fshatarët mezi arrijtën ti mblidhnin disa kocka për ti varrosur.
Gjashtëmbdhjetë veta kanë gjetur vdekjen në burnarin e Gani Qafleshit më 1913 duke mos dashur tu bien në dorë serbëve.
Gjashtë jevgj që kanë jetuar në Bellobrad, janë vrarë nga serbët.
Maksut Ajet Qafleshi, 1960 nga fshati Bardhaj (Bellobrad), baba i katër fëmijëve. Më 23 gusht 1998 është nisur me kamion nga Bellobradi në Novi Sad për të marrë mall për nevojat e firmës “Teuta impeks”ku punonte. Rrugës Prizren – Ferizaj, në punktin policor të Gërlicës ndalohet nga policia dhe rrahet pamëshirshëm duke ju kërkuar paratë. Nga torturat e rënda vdiq rrugës për në spital të Prishtinës.
FSHATI BREZNE
TË SHPËRNGULUR
BREZNE
Shaban Ramadan Kryeziu 1918, Izmir Turqi ka dy djem e dy vajza.
Shefik Taip Nuhiu 1926 Melburn Australi.
Vëllezërit e Mehmet Feratit 2-në Beograd
Ibrahim Avdi Kryeziu Beograd
Selim Destan Kryeziu – Beograd
Sahit Xheladin Thaqi – Beograd
Kasom Vehbi Bajraktari – Beograd
Garip e Rrahim (Shaip) Bajraktari – Beograd.
2 vëllezër të Kapllon Zenel Kryeziut – Beograd.
Hasan Feriz Krasniqi me familje Beograd.
Fazli Nezir Gashi – Beograd.
Kamer Zyber Lecaj – Breza, Bosnje.
Elmaz Sherif Kryeziu –Tuterkon, Bullgari.
Meston Zenel Gashi, Bugonjo, Bosnje.
Baki Zenel Shala – Varosh – Bosnje.
Nuhi Sali Krasniqi – Travnik – Bosnje
Ajet Zylfi Gashi – Jajce- Bosnje
Safet Kapllan Kryeziu i mbytur gjatë luftës në Bosnjë, varroset në Sarajevë më 1994.
Muzafer Tefik Krasniqi Gorni Vakuf – Bosnje, i angazhuar në luftën e Bosnjës me tërë familjen. Njëri djal i bie dëshmor kurse Skenderi mbetët invalid lufte me një këmbë.
Adip Ahmet Krasniqi nga Bosnja shkoi në Amerikë ku vdes. Kishte zemër patrioti dhe disa herë ftohet në policinë e Llapushnikut kur qëndronte në Brezne.
Veli Arif Lecaj 1918 Çikago – Illionis SHBA ikën nga Jugosllavia si ushtar dhe vendosët në Austri, pastaj shkon në Çikago. Atje vdes pa u kthyer në vendlindje.
Hamdi Arif Lecaj – Çikago vdes atje. Atje i vdes edhe nëna Hanifja dhe djali Xhevdeti 1954.
Bajram Mahmut Shala 1962 ish i burgosur si nxënës i shkollës të Dragashit, – Çikago, dhëndër i Hamdi Lecajt.
Hamdi Mahmut Shala mësues tani në Çikago SHBA.
Vezaip Zeqir Lecaj – Çikago SHBA
Ymri Aliosmon Kryeziu 1967 – Kanadë
Zyber Shani Krasniqi- Danimarkë.
Skender Musli Pirkuqi Selanik – Greqi, vdes atje.
Tafil Rasim Lecaj – Varosh – Bosnje, vdes atje.
Bashkim Rafi Gashi – Zeland e Re.
Idajet Hafiz Krasniqi – Gjermani.
Hyrmet Hafiz Krasniqi – Gjermani vdes atje.
Sefer Nezir Gashi, Beograd.
Ali Riza Gashi – Travnik Bosnje
Midi Riza Gashi Travnik – Bosnje.
Shaban Riza Gashi – Tyrbe Bosnje.
Adem Shani Krasniqi- Fojnicë, Bosnje.
Tahir Krasniqi – vdes në – Fojnicë, Bosnje.
Jemin Tahir Krasniqi Fojnicë Bosnje.
Veli Isak Gashi – Bosnje, njeri djal i bie dëshmor në Luftën e Bosnjës.
Xhezair Rystem Gashi -Mashotra Bosnje (krejt familja të angazhuar në luftë: Qerimi, Muhameti, e Hamziu).
BURGOSJET
BREZNE
Sylejman Ramadan Kryeziu (1925) sepse te “Lama e Parkaqit” në Mahallë të Epërme tha: “ç’më duhet radioja pasi s’mund ta dëgjoj Radio Tiranën”. Njerëzit e atij pushteti e denoncuan në polici dhe u denua me 20 ditë burg të cilat i vuajti në Prizren. Dëshmitarët i figurojnë në aktakuzë. Ky person ishte gjithnjë në sy të pushtetit jugosllav, kështu një herë pasi shkuan në Dragash për fest të nji majit, policia dhe agjentët e saj i dhanë vërejtje publike pse nuk ishte i veshur mirë, por paske ardhur me rroba pune për të bere hajgare! Për shkak të kokfortësisë dhe qëndrimit të tij burrnor Sylejmanin e përjshatojnë si i padëgjueshëm dhe si njeri që u sjell telashe. Njeherit vlen të përmendët se ky njeri ishte i rrethuar në eshalonet famkeqe të Tivarit, me plot brezjanë e opojanë të tjerë. Ai rrëfen se masakra ishte kryer kur ne kemi arritur në Tivar, kemi shkelur në gjak të mpiksur dhe përplot kapela e kufoma kemi parë në det.
Me 1968 pse kënduan këngë patriotike në bufen e Rafet Meston Hysenit u dënuan këta persona:
Osman Myftar Kryeziu 1949, 20 ditë burg;
Abidin Ajet Krasniqi 1949 me 25 ditë burg;
Zefki Nezir Gashi 1950 me 15 ditë burg;
Vajdin Bajram Krasniqi 1949 me 20 ditë burg dhe me këta ishte edhe Osman Mazllom Krasniqi nga Buqja i cili u dënua me të njëjtin burg. Burgun e vuajtën në Prizren. Ndër këngët patriotike që ua prishte miden spiunëve ishte kjo ishte “O sa bukur në Shqipëri me flamurin kuq e zi” etj., kështu u festuan këta student dhe në të shkolla së mesme 28 nëntorin 1968 (festa e 28 nëntorit).
Xhelil Yzer Kryeziu (1944) u dënua me 40 ditë burg. Pse bërtiti “Rrnoft Enver Hoxha” më 1971 në Llapushnik u arrestua nga polici Fadil Zogaj. Dënimin e vuajti në Sarajevë.
Shefket Bexhet (Krasniqi) Lecaj duke udhëtuar me autobus në relacionin Prizren – Dragash si maturant i Normales së Prizrenit së bashku me shokët Ramadan Muhamet Kryeziun 1956 kënduan këngën “Kjo fusha e Kosovës nano gropa gropa, unë po shkoj ushtarë moj nano, më ka thirr Enver Hoxha, oj aman aman” u dënuan me nga 30 ditë burg. Në këtë grup ishin edhe Zikri Bexhet Bojaxhiu dhe Nazmi Bojaxhiu nga Pllava, të cilët poashtu u dënuan me nga 30 ditë burg. Burgun e mbajtën nga 21 marsi 1973 e gjer më 20 prill të këtij viti. Të gjithë u përjashtuan nga shkolla normale dhe Ramadan Kryeziu nga shkolla e mesme teknike në Prizren. Më vonë me njëqind vështirësi iu nënshtruan provimeve për të diplomuar, duke u shikuar vëngër nga prosllavët në detyrën e profesorëve (sidomos serbë, turq por edhe disa shqiptarë).
Më 1981 u dënuan nga 60 ditë burg edhe këta persona:
Xhelil Elez Krasniqi 1959;
Hasan Nuhi Dishallari 1955;
Ymridin Veli Krasniqi 1954;
Tafil Hyseni Krasniqi 1953;
Bajram Mahmut Shala 1962;
Ramadan Mehdi Krasniqi 1962;
Esmer Adem Krasniqi 1959. Këta më 10. 05. 1981 u burgosën për vepër armiqësore kundër Jugosllavisë. Esmeri u burgos më 12. 05. 1981.
Sehar Mehmet Krasniqi më 10. 04. 1967 u burgos më 03. 07. 1985 pse kishte thyer kufirin me Shqipërinë. Dënimin me 40 ditë burg e vuajti në Prizren nga 03. 07. 1985 prej 03. 08. 1985. Hashim Isak Krasniqi më 18. 08. 1982 dënohet më 8 muaj burg për vepër penale për nxitje e urrejtje nacionale. Dënimin e vuajti në Prizren. Duhet cekur se ky person është i familjes së Himës (Ibrahim Isak Krasniqit) i cili si deputet i Dragashit në Mbledhjën e Prizrenit 1945, kundërshtoi vendimin e atëhershëm që Kosova t’i bashkangjitet Jugosllavisë. Pas tentimit për tu arrestuar nga policia dhe agjentë e organizuar mirë, ikën për dritare dhe arrinë në Brezne, ku te “Lama e Parkaqit” u thotë burrave të tubuar : “Kosova prapë iu kthye Jugosllavisë si n’kohën e krajlit”. Edhe pse dy ushtarë vijnë ta arrestojnë, ai i fyen ata dhe i përzënë. Të nesërmen shkon në Bosnje (Bugojno) krijon familje tjetër atje dhe nuk kthehet më kurrë në Brezne. Vlen të përmendet se edhe babai i Himës ishte rojë të Bajraklixhami në Prizren. Kur ishtë mbajtur Lidhja e Prizrenit, për të cilën gjë turqit deshën të arrestojnë Isakun, por ky shtihet si kamarier në teqen e stome, afër Urës së Gurit. Kështu ai i shpëton arrestit. Po ashtu nipi i kësaj familje është edhe profesori i njohur i gjeografisë dhe koxha i rënë në sy nga pushteti i Titos, Rexhep Nuridini Kryeziu.
Sevdali Rizan Krasniqi (11. 07. 1959) Brezne, u dënua me disa ditë burg. Gjatë mbajtjes së Lojrave Olimipike në Sarajevë 1984. Ky u burgos në Bugojno si armik i atij pushteti.
Shaban Riza Gashi u dënua me 6 muaj burgim pasi me të kthyer nga Lufta e Bosnjës arrestohet nga policia ku në veturë i gjenden disa bomba e material tjetër luftarak që po i sjellte në Kosovë.
Behadin Kadri Krasniqi më 1992 burgoset me 60 ditë burg për shkak të përcjelljes së disa personave për Shqipëri (më 27. 07. 1992).
Fatmir Shefket Shala dënohet me 60 ditë burg për të njejtën vepër si Behadini. Burgun e vuajnë në Prizren.
Sejdi Idriz Kryeziu (1935) për shkak të parullave “Rrnoftë Enver Hoxha” dhe “Kosova Republikë” burgoset disa herë burg gjatë disa dekadave, ndoshta shtatë ose tetë herë. E vetmja aktakuzë që dëshmohet është e datës 02. 03. 1993 kur arrestohët në stacionin e autobusëve në Dragash: këngët e tija “Enver Hoxha ka que fjalë mos ma ngucin Sefon shqiptar” u patën bërë hit sinonim i kohës, ky person me kapuçin e bardhë mbi vetull, gati që quhej nga populli si Sefë Kosova e jo Kryeziu. Ky ishte njeriu që e ka vizituar në shpesh burgun e Prizrenit edhe pse i shtrohej torturave fizike atje. Kishte shoqëri anekënd Kosovës e në veçanti në Drenas ku dhe punonte si pronar i një qebaptores.
Naim Hysen Krasniqi (1959) u burgos me 20 ditë burg pse tha në një mbledhje në Brezne se “Policia po i qet vet parrullat”.
Mehmet Shqyri Shala (1950) më 10. 3. 1982 i gjen 47 parulla me “përmbajtje armiqësore” dhe dënohet me 60 ditë burg: 23 parrulla kishin përmbajtje “Kosova Republikë”; 6 të tjera “Poshtë spiunët”; 5 të tjera “Kushtetutë”; 5 të tjera “Unitet”;
8 të tjerë “Këmishat me gjak do t’i ruajmë në arkë”. Të gjitha këto parulla Mehmeti i gjeti te “Kodra e Pllavës” së bashku me të atin e vet.
Nxënësit e shkollës fillore “Shaban Shabani” në Llapushnik:
Ramush Sylejman Kryeziu 1968
Selim Zaim Kryeziu 1969
Zikri Veli Gashi 1968
Thyen kufirin në verën e vitit 1983 dhe ndenjën disa ditë në Shqipëri, në Kukës. Pas kthimit në Kosovë në Vërmicë, të lutur nga kufitarët shqiptarë që mos t’i ngucin se janë adoleshentë u rrahën pamëshirshëm nga njerëzit e policisë së Prizrenit sapo hyjnë në territorin e ish Jugosllavisë. Fyerjet e rënda pasonin pas çdo grushtimi e flakareshave të dhëna. Këta nxënës u transferuan në shkollën fillore të Dragashit në vitin 1983/84.
Flamur Yzer Gashi 1962 paraburgosët me 6 ditë si i dyshuar për parulla armiqësore.
Fetish Midi Kryeziu paraburgosët me 6 ditë për dyshim për veprimtari armiqësore të dy e vuajnë paraburgosin në Prizren 1985.
Selam Asllan Krasniqi 1960 burgosët me 30 ditë burg në Prizren në 1985 për veprimtari armiqësore.
Samidin Hazer Kryeziu 1957 dënohet me 32 ditë burg në Prizren për urrejtje nacionale, sulmon policin. Dënimin e vuajti nga 9. 11. 1988 – 14. 12. 1988. Kjo numërohej si vepër armiqësore.
Rrahim Xheladin Gashi 1930 si pjesëmarrës i demonstratave gjithpopullore në Dragash më 2. 2. 1990, refuzon policinë që të burgosët sipas urdhrit të tyre, por arrestohet djali i tij Miradif Rrahim Gashi 1960 dhe burgosët 20 ditë burg si protestues. Burgun e vuan në Prizren 5. 3. 1990-25. 3. 1990.
Zehadin Kadri Krasniqi 1955 dënohet për shkak të pjesëmarrjes në protesta me 50 ditë burg, më 2. 2. 1990.
Mazllom Asllan Krasniqi u dënua me 40 ditë burg si pjesëmarrës i demonstratave me 1990 (2. 2. 1990).
Hajdin Kamer Krasniqi u dënua për vepër armiqësore, me disa ditë burgim pse në kafenenë e “Mehmet Gashit” në Llapushnik brohoriti parrollën “Rrnoftë Enver Hoxha” dhe sa ora u përcoll në stacionin e Policisë në Llapushnik. Burgun e vuajti në Prizren.
Fahredin Limon Jonuzi nga Breznja më 1982 u dënua në Bosnje për vepër armiqësore, më katër vjet e gjysmë. Dënimin e vuajti në burgun e Zenicës, ku u njoftua me shumë shqiptarë të tjerë e në veçanti me Basri Musmurati nga Gjilani.
Nesim Kryeziu, dënohet me 60 ditë burg.
Miradif Gashi, dënohet me 20 ditë.
Behar Krasniqi, dënohet më 30 ditë, më 03.07.1985.
Bekri Krasniqi, dënohet më 30 ditë burg më 03.07.1985.
Ridvan Krasniqi, dënohet me 30 ditë më 1982.
Sefi Kryeziu, më 1990 dënohet me 20 ditë.
TË TORTURUAR
BREZNE
Tefik Mehmet Krasniqi, i cili nga torturat për vdekje, dorëzoi 4 pushkë që vërtet i posedonte, por jetoi një kohë të gjatë deri në përfundim të viteve 70- ta me reumë e dhembje të paparë.
Shabani i Zenelit Muratit (djali i Zenel efendisë). Ky pasi e mori ftesën gojarisht, iku e shkoi e u fsheh në fshatin Granovë të Vitisë tek halla e vet, pasi atje kishte një grua me kohë kryefamiljari i tyre Ahmeti i Sefisë nga Breznja. Aty ai ndejti me muaj të tërë, po rrihet sa rrihet te halla, u detyrua të kthehet në Breznje. Njëherëit për mos e bezdisur edhe hallën bashkë me familjen e saj. Mendoj kinse se mos ata të policisë e kishihin qitur pas mendsh, ose ndoshta mos është zbutur situate disi, shkoi në polici me ftesën që i bën menjëherë pasi e nuhatën langonjtë e fshatit. Atë e mundojnë për vdekje disa herë rresht dhe vdes në mars të vitit 1957.
Ramadan Mazllomin – Donon e Mazllomit për të cilin rast, me lot në sy e me përplot përbuzje flet për bashkëpuntorët e atëhershëm të policisë edhe Shukri Gashi që ishte i adaptuar (bir shpirti) te daja i tij, pasi ai nuk kishte fëmijë. Rastin e tregon edhe sot e kësaj dite si koxha tragjik e të pakapshëm. Deri vonë e ndoshta deri vitet e 70-ta rojet e fushës posedonte armë M 48 mbi krahë, pasi ai ruante fushën edhe natën të mos i kullotnin delet tinëz në pronat e huaja ( gjë që ndodhte shpesh). Por mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdoj tradita që rojet e fushës dhe të malit të posedonin armë. Kështu i ndodhi edhe Donës së Mazllomit, pasi e dorëzoi pushkën e fashit ata i kërkuan pushkë tjera të cilat nuk i posedonte. Një kohë ky person ishte edhe hyzmeqar, bari delesh tek Shabani i Zenelit, të cilat i flinte në trina në vendin e quajtur “Kunqar”, për këta të dy faktor, ai mundohej pamëshirshëm nga maxhupët policë të lart përmendur, nën prezencën e spiunëve brezjan dhe njerëzve të Komunës. Nga tortura fizike të tepruara, mbi këmbët të tij pëlcet gjaku në gishtin e madh të këmbëve për tu mos u mbyllur kurrë më, ngase aty rritet gangrenë dhe këmba i pritet dy herë me operacion në spitalin e Prizrenit, plagë këto që e përcollën në varr në fillim të viteve te 60-ta.
Tafili i Rasimit Mazllomit, kushëriri i Donës i cili për shumëçka rrahej brutalisht.
Veli Arif Lecaj i cili pas mbarimit të luftës u ftua ta kryej shërbimin në armatën jugosllave. Ishte një shërbim diku në kufi të Italisë nga theu kufi, si duket vret dikë dhe burgosët 6 muaj ditë në itali, pastaj del sipas dëshirës në Austri ku vendosët në Salsburg, martohet me gjermane i lindi dy djem Ahmeti e Alimuhameti dhe në fillim të viteve 70-ta i ikën për Amerikë (Cikago) për të mos u kthyer kurrë më në Brezne. Vdes atje. Për këtë person, e mundonin Tafilin e Rasimit. Pas sa ditëve torturave largohet në Varesh të Bosnjës për të ardhur në Breznje vetëm pas rënies së Rankoviqit.
Hasan Zyber Lecajt i cili duke e larguar borën e shumtë mbi një pleme të vetën, njerëzit e pushtetit duke kaluar aty pari me zë të ulët biseduan se ky duhet të ftohet sonte në polici. Këta shpirtzinj të mallkuar e detyruan të gjorin të lërë punën menjëherë dhe të çaj pllatin deri në gjoks në drejtim të Zhurit. Nga Zhuri shkon në Prizren ku kalon natën në një bujtinë dhe të nesërmen niset për Bosnjë. Ky person pasojat i pati vërejtur tek mixha i tij Rrahmoni i Hajzerit të cilin e quan në varr para kohe nga se vuante nga shumë sëmundje.
Hamdi Arif Lecaj u maltretua disa her rresht për vëllain e tij Veliun, por as ky e as kush tjetër nuk dinte gjë, përse i kishte ndodhur atij të dezertoj në armatën jugosllave.
Zeqir Lecaj ishte i ftuar për kusheririn dhe shokun e jetës Veliun.
Edhe Idrizi i Rrahmonit ishte ndër të munduarit në polici, i cili fliste vetmevete kur kthehej nga andej : “skam pushk jo ku ta gjej kur nuk kam” këto monologje ta kallnin shpirtin nga se ishin refren nga shumë brezjan të tjerë që gjysëm të alivanosur ktheheshin në familje për të shpikur armët përndryshe mbrëmja shpejt afrohej së bashku me acarin e kohës gjenocidale.
Shefket Shabanin djalin e Shabanit Zenelit, në munges të babait po ai strehohej nga Gramovë të Vitisë.
Hajriz Kryeziu, më 1983 maltretohet fizikisht.
Sali Shala, më 1993 maltretohet fizikisht.
Nersat Krasniqi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Miralem Pirkuqi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Sabir Kryeziu, më 1981 maltretohet fizikisht.
Hamdi Shala, më 1981 maltretohet fizikisht.
Mujadin Gashi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Tafil Kryeziu, më 1981 maltretohet fizikisht.
Miridin Krasniqi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Rexhep Krasniqi, më 1981 maltretohet fizikisht
Nehat Dishllari, më 1981 maltretohet fizikisht.
Shukri Shala më 1981 maltretohet fizikisht.
Ilami Kryeziu, më 1981 maltretohet fizikisht.
Shukri Lecaj më 1981 maltretohet fizikisht.
Sadik Sadiku, më 1981, maltretohet fizikisht.
Bajram Krasniqi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Sehat Krasniqi, më 1981 maltretohet fizikisht.
Vedat Shala, më 1985 maltretohet fizikisht.
Fetish Kryeziu, më 1985 maltretohet fizikisht.
Ibrahim Gashi, më 1985 maltretohet.
Ysmet Lecaj, më 1985 maltretohet fizikisht.
Skender Pirkuqi, më 1982 maltretohet fizikisht.
Muhamed Krasniqi, më 1991 maltretohet fizikisht.
Qerim Shala, më 1991 maltretohet fizikisht.
Latif Krasniqi, më 1992 maltretohet fizikisht.
Nexhat Gashi më 1992 maltretohet fizikisht.
Bashkim Krasniqi, më 1991 maltretohet fizikisht.
Hevzi Krasniqi, më 1984 maltretohet fizikisht.
Eshref Shala, më 1984 maltretohet fizikisht.
Sevdali Krasniqi, më 1984 maltretohet fizikisht.
Mestan Gashi, më 1990 merret në bisedë informative.
Rahim Gashi më 1990 i rrahur dhe i keqtrajtuar fizikisht.
Nezir Kryeziu, më 1990 merret në bisedë informative.
Flamir Gashi, më 1985 i maltretuar fizikisht.
Ismet Lecaj, më 1981 në bisedë informative.
Qerim Kryeziu, më 16.4.1994 bastiset për armë.
Zeqir Kryeziu, më 1995 thirret në bisedë informative.
Hajriz Kryeziu, më 1995 thirret në bisedë informative.
Naim Kryeziu, më 1994 thirret në bisedë informative, më 14.11.1994 bastiset.
Ramadan Dishllari, më 1981 bastiset.
Rexhep Gashi, më 1981 bastiset.
Adem Krasniqi, më 181 bastiset.
Zeqir Lecaj, më 1981 bastiset.
Asllan Krasniqi, më 1981 bastiset.
Mehdi Krasniqi, më 1981 bastiset.
Islam Krasniqi, më 1981 bastiset.
Safet Krasniqi, më 1990 bastiset.
Adem Kryeziu më 1991 bastiset.
Hajdar Gashi më 1992 bastiset.
Graip Gashi më 1992 bastiset
TË VRARË
BREZNE
Të vrarët e Breznës në Vraniq të Gorës:
Sefi Shaban Miftari (Guzhda-tani Kryeziu)
Zenel Istref Gashi
Xhemali Sejdi Korita (Krasniqi)
Hysen Limon Hajlila (tani Krasniqi)
Qazim Hoxha-Bajraktari (tani Krasniqi)
Rrahman Bahtjari Krasniqi
I shtati person që ishte i vrarë më 1913 ishte edhe 7. Nesim Sylejman Krasniqi, i cili vritet në Vërmicë ngase atje ishte si bari delesh tek dajat e tij.
Tre persona tjerë që u tretën në turbullirat e luftërave ballaknike pa shenjë e pa dok janë edhe këta persona: Rexhep Hoxha, Isuf Sahiti dhe Halit Beqiri.
Motra e këtij (Halitit) pas humbjes së vëllait në 1913 (ose pas vrasjes) ikën në Shqipëri dhe vendoset në fshatin Nongë në rrethinë të Kukësit. Hamidja ishte gjallë deri më 1992.
Ismajl Ymer Kryeziu digjet në turren e druve në Varosh të Bosnjës nga çetnikët serb më 1992.
Sallah Fetah Gashi, 1923, nga fshati Brezne, baba i katër fëmijëve. Pas largimit të popullatës nga Opoja, Sallahu vendos të qëndroj në shtëpi, ku vritet nga forcat serbe mes 16 dhe 19 prillit 1999.
FSHATI BRRUT
TË SHPËRNGULUR
BRRUT
Kamer Nexhipi 1898, gjatë viteve 1945 – 1946 kalon në ilegalitet për shkak të përndjekjes përmanente si aktivist e luftëtar i Ballit Kombëtar duke qëndruar në ilegalitet të thellë. Më 28 gusht 1946 me grupin e Muharrem Bajraktarit ikin për në Greqi dhe vendosën në Stamboll. Nuk kthehet kurrë më, derisa vdes më 1976 në Turqi. Pushteti Jugosllav e shpall armik të popullit duke ia konfiskuar tërë pasurinë e patundshme.
Nesim Sh. Skenderi 1898, gjatë vitit 1953 nga ndjekja e pushtetit ik dhe rikthehet në Turqi, pas kthimit nga Turqia pushteti deshi ta arrestoj. Disa të njohur brenda pushteti me rastin e ardhjes së tij nga Turqia, e njoftojnë se do të arrestohet. Nesimi ik bjeshkëve duke kaluar në Maqedoni e nga aty në Turqi. Ka qenë anëtar i grupeve nacionaliste që kanë vepruar në Turqi. Nuk u kthye në atdhe deri më 1968, kur e sjell me vete edhe librezën e antarësisë.
Ali Adem Koki – është shpërngulur më 1928 me pesë antarë të familjes në Xhevde të Turqisë
Pajazi bislim Ftahi – është shpërngulur më 1928 me tetë antarë të familjes në Shkumreqy të Turqisë.
Rufat Hajdar Fetahi – është shpërngulur më 1936 me 12 antarë të familjes në Shkumreqy të Turqisë.
Fahim Elmazi – është shperngulur i vetëm në vitin 1920, në vend të panjohur.
Mazllum Feriz Sallahu – është shpërngulur më 1936 me 8 antarë të familjes në Balligje të Turqisë.
Bexhet Sinan Tafili- është shpërngulur në vitin 1934 me 16 antarë të familjes në Qathanë të Turqisë.
Don Ramiz Emini – është shpërngulur në vitin 1926 në Balligje të Turqisë.
Hazër Beqir Roshki- është shpërngulur në vitin 1916 në Shkumreqy të Turqisë
Seflla Dema është shpërngulur më 1914 në Balixhe të Turqisë.
Musa Hamit Avdyli është shpërngulur në vitin 1936 në Ziqeryqy të Turqisë.
Nazif Meleq Aliu –është shpërngulur në vitin 1926 në Samboll.
Feriz Selom Rysta – është shpërngulur më 1934 në Qorly të Turqisë.
Selm Saide Zojazi – është shpërngulur në vitin 1914 në Sarjer të Turqisë
Tosun Zira Vela – është shpërngulur në vitin 1922 me tre antarë të familjes në Stamboll.
Ajvaz Hamit Dina – është shpërngulur më 1912 me katër antarë familje në Sarjer të Turqisë.
Ali Vehap Shaqiri – është shpërngulur në vitin 1936 me 9 antarë familje në Stamboll.
Tosun Seflla Bajrami është shpërngulur më 1922 me gjashtë antarë të familjes në Alibeqy të Turqisë.
Halit Ramadan Skenderi – është shpërngulur më 1937 me 8 antarë të familjes në Stamboll.
Kadri Zeq Shaqiri – është shpërngulur më 1927 me pesë antarë të familjes në vend të pa njohur.
Agush Hasan Zeneli është shpërngulur më 1934 me tetë antar të familjes në Salili.
Gani Sait Adili – është shpërngulur i vetëm në 1935 në Jerliqey.
Meleq Beqir është shpërngulur i vetëm më 1936 në Qiftalshan.
Shaba Sali Osmani – është shpërngulur i vetëm më 1932 në Qiftalshane.
Muhamet Hasan Zylfa është shpërngulur më 1929 me tetë antarë të familjes në Izmir,
Nesim Hasan Zylfa është shpërngulur më 1930 me pesë antarë familje në Ankara.
Halim Zenel Hasani është shpërngulur më 1926 me 14 antarë familje në Izmir.
Sali Osmani është shpërngulur më 1928 me 4 antarë familje në vend të panjohur.
Rufat Zenel Ferati është shpërngulur më 1926 në vend të panjohur.
Brah Ismail Gjela është shpërngulur më 1926 me gjashtë antarë familje në vend të panjohur.
Avdi Neziri është shpërngulur i vetem me 1926 në vend të panjohur.
Latif Dalip Osmani është shpërngulur më 1928 me gjashtë antarë familje në Samagjillar.
Hysen Dalip Osmani, është shpërngulur më 1928 në Samagjillar.
Ali Vehapi është shpërngulur më 1928 me 12 antarë të familjes në Vidos.
Latif Osmani i vetëm është shpërngulur më 1936 në Gjimisu.
Mestan Asllani është shpërngulur më 1934 me katër antarë familje në Ballixhe.
Sefer Bislim Dervishi është shpërngulur i vetëm më 1924 në Serez-Greqi.
Isuf Shaqiri është shpërngulur më 1914 në vend të panjohur.
Batjar Qaushi është shpërngulur më 1914 në Qiftallahane.
Leqa i Salles është shpërngulur në Qiftallahane.
Xhelil Dina është shpërngulur më katër antarë familje në Edrene.
Misin Bajaziti është shpërngulur më tetë antarë familje në vend të panjohur.
Dervish Bislimi është shpërngulur më 1932 me gjashtë antarë familje në Misinli.
Selim Selam Shema është shpërngulur më 1936 me katër antarë familje në Alibeqy,
Hysni Ahmet Jashari si i vetëm është shpërngulur më 1939 në Ortaqy.
Meleq Abedi Selmani si i vetëm është shpërngulur më 1939 në Qiftallahane.
Don Elmaz Emini si i vetëm është shpërngulur më 1932 në vend të panjohur.
Sherif Elmaz Emini si i vetëm është shpërngulur më 1916 në vend të panjohur.
Nazif Tefik Aliu është shpërngulur më 1916 me katërmbëdhjetë anëtarë familje në Stamboll.
Xhylsha Aliu është shpërngulur më 1948 me pese anëtarë familje në vend të panjohur.
Ahma Humajum është shpërngulur më 1956 me tete anëtar familje në vend të panjohur.
Zenun Salihu është shpërngulur më 1956 me katër anëtar familje në vend të panjohur.
Mamut Meleqi i shpërngulur më 1956 me tre anëtar familje në Stamboll.
Mulla Zenun Bajrami i shpërngulur më 1934 në Alibeqy.
Hashim Lutfi Kuka i shpërngulur më 1913 me tetë antarë të familjes në Novatatalie.
Jenuz Shabani i shpërngulur më 1958 me katër anëtarë familje në Alibeqy.
Ahmet Shabani i shpërngulur më 1958 me katër anëtar familje në Alibeky.
Milaim Adili i humbur.
Hazer Sufa i shpërngulur me 1937 me pese anëtar familje ne Novatatalia.
Medi Shefkiu i shpërngulur vetëm me 1934 në Stamboll.
Shefit Elmazi është shpërngulur me 1932 me shatë anëtarë familje në vend të panjohur.
Qamil Mamut Skenderi i shpërngulur vetëm më 1916 në vend të panjohur.
Liqa i Nuridinit i shpërngulur më 1938 me shatë anëtarë të familjes në Qiftallahane.
Xhulshah Kamer Nexhipi i shpërngulur me 1946 me pesë anëtarë familje në Stamboll.
Mamut Meleqi i shpërngulur më 1956 me katër anëtar familje në Stamboll.
Ajet Zenun Shabani i shpërngulur më 1956 me tetë anëtar Familje në Alibeqy.
Avdyl Mursel Myrta i shpërngulur më 1938 me katër anëtarë familje në Alibeqy.
Selman Rysta i shpërngulur vetëm më 1920 në Qorrëly
Kadri Salihi i shpërngulur vetëm më 1926 në Shkumreqy.
Rufta Hajdari i shpërngulur vetëm më 1926 në Alibeqy.
Meleq Hajdari i shpërngulur vetëm në Shkumreqy.
Shamban Maksudi i shpërngulur vetëm në vend të panjohur.
Hysni Sherifi i shpërngulur vetën në vend të panjohur.
Selim Zojazi i shpërngulur vetëm në vend të panjohur, i lindur në Bellobrad e i rritur në Brrut.
TË BURGOSUR
BRRUT
Nerxhivane Skenderi 1908, më 1952 është arrestuar dhe dënuar me 3 muaj burg për shkak të burrit të përndjekur në Turqi, ku ngjarja ishte inskenuar me heqje të havales se është parë duke shkuar në arë me peqe. Dënimin e ka mbajtur në Prizren. Ka qenë amvise. Në fakt ajo nuk ka qenë e vëshur me peqe por me perde duke shkuar në arë. Formë kjo e veshjes për të gjitha gratë në Opojë.
Haki Ramadani 1882, është arrestuar në tetor 1949 dhe është dënuar me 6 muaj burg me akuzën se është reaksionar, kundër shtetit. Dënimin e ka mbajtur deri në mars 1950 në Vrellë të Pejës. Ka qenë imam në Brrut. Ka qenë i burgosur edhe pas luftës më 1913 me 4 vite burg bashkë me vëllaun Xhemali Ramadanin ku dënimin e kanë mbajtur në burgun e Prizrenit.
Vajdin Halili, më 1991 dënohet më 50 ditë.
Muharrem Hasani, më 1991 dënohet me 40 ditë.
Nazmi Aliu, më 1991 dënohet me 60 ditë.
BURGOSJET
BRRUT
Milaim Sh. Skenderi 1892, gjatë viteve 1955 – 1956 arrestohet në stacionin e policisë në Llaposhnik ku rrahet duke e futur në ujin e vijës së Ostrikave me ngrica të mëdha, me akuzen e kërkimit të armëve. Pas një viti vuajtje, nga pasojat e torturës vdes më 13.3.1957. Tortura ka zgjatur prej dhjetorit 1955 deri në shkurt 1956. Është detyruar të dorëzoj një pushk për çka ekziston vertetimi i lëshuar më 25 janar 1956 nga komandanti i policisë pa numër, gjë që bënë për të dyshuar se ajo pushkë mund të jetë shitur shumë herë.
Rakip Xh. Elezi 1892, gjatë viteve 1955 – 1956 është arrestuar në stacioni e policisë në Llaposhnik duke u rrahur dhe futur në ujrat e ftohta me ngrica në vijën e Ostrikës në Llaposhnik. Lirohet si i dëmtuar në laring me gjilpërë të pushkës M48. Si pasojë e torturave përjeton sëmundje të rëndë në organet e frymëmarrjes. Është torturuar nga dhjetori 1955 deri në shkurt 1956. I afërm i familjes së tij deklaron “Pas 15 dite torturimi, duke e rrahur, fyer e duke ia futur gjilpërën e pushkës M 48 në gojë, duke i thënë se: “ti din me i ra fyellit mirë”, kështu ia kanë dëmtuar laringun. Si pasojë e torturave përjeton sëmundje të pashërueshme të frymëmarrjes ku në qershor 1965 vdes. Torturat janë urdhëruar nga UDB-a, kurse janë ekzekutuar nga Feriz Maxhupi nga Ferizaj i cili e ka rrahur para anëtareve të familjes. Bashkë me Rakipin e ka rrahur edhe Osmon Rakip Elezin, pra djalin e vetëm të Rakipit të cilit ia kanë shkaktuar një plagë të rëndë në mushkëri. Këtë plagë ia ka bërë milici Feriz Maxhupi duke e rrahur me shkelma gjoksit, me qizme, me thumba të metalit. Kjo plagë Osmonin e shoqeroi me një rrahje tjetër më 31 mars 1999 kur pushteti serb e dëboi për Shqipëri. E rrahu në fshatin Bellobrad. Shkaku ishte vetëm pse Osmonit iu dha urdhëri që ta heqë plisin e bardhë nga koka. Ngjarja ndodhi gjatë kolonës për në Shqipëri afër derës së oborrit të haxhi Batjarit. Duke e rrahur me kondak të pushkës e duke e ofenduar në baza kombëtare.
Zeni Hasani, më 18.12.1991 thirret në bisedë informative.
Misin Misini, i plagosur më 26 mars 1981.
TË VRARË
BRRUT
Lista e Gjenocidit serb në Brrut, Shtator 1913 masakruar te Lugi Brisë:
1.Avdi Mehmeti
2.Aziz Tixhja
3.Bata i Makës
4.Baza i Rexhës
5.Behxhet Kurtishi
6 Bislim Dervishi
7.Bislim Serani
8.Qerim Mehmeti
9.Dema i Bajrës
10.Fetah Hazeri
11.Halim Serani
12.Halit Hasani
13.Hashim Mehmeti
14.Hasan Hasani
15.Islam Myrta
16.Islam Syla
17.Jakup Miftari
18.Osman Bisha
19. Kadri Bajrami
20.Kurtish Kurtishi
21.Mahmut Syla
22.Mahmut Salla
23.Meta i Bajrës
24.Meleq Alia
25.Nur Misini
26.Nuha i Xhemës
27.Pajazit Bislimi
28.Pajazit Xhela
29.Reshit Kamberi
30.Sahit Zeça
31.Seran Halimi
32.Sefer Dervishi
33.Syla i Nurës
34.Sylë Alia
35.Shaqir Isufi
36.Zylfi Hasani
37.Topojanasi dhe
38. deri në 42. janë të panjohur
FSHATI BUÇE
TË SHPËRNGULUR
BUÇE
Arif Hysen Berisha. – Familjarët thonë se Arifi, bashkë me vëllaun Sinan, për shkaqe ekonomike si të rinjë ikin për Turqi. Atje janë vendosur dhe kanë jetuar në qytetin e Bursës. Sipas fjalëve të një katranipi të tyre z. Yrjet Berisha, “deri vitet 1960-ta kemi mbajtur korespodencë me pasardhësit e tyre, e pas vitit 1960 i kemi ndërprerë të gjitha lidhjet me ta”. Ai, thotë se, Arif Hyseni ka jetuar prej vitit 1860 deri 1920, kurse vëllau I tij Sinani diku prej vitit 1865 deri 1930.
7, Sinan Hysen Berisha. – (sikur më lartë)
Zurap Bahtjar Krasniqi (në lib. e amzës: Abdijeviq Bahtjara Zurap). – Zurap Krasniqi lindi më 1906 në Buçe, Sharr. Si i ri merr rrugën e kurbetit dhe vendoset në Beograd. Atje, thonë, martohet me serbe dhe nuk dihet asgjë për të. Nuk ka lënë ndonjë trashëgimi.
Hatim Jashar Krasniqi. – Ishte djali dytë i Jasharit (1881). Hatimi lindi më 1917 në Buçe të Sharrit. Si i ri, nga frika për vajtje në shërbimin ushtarak të ish Jugosllavisë, iku për Turqi. U vendos në Ankara ku edhe ka vdekur. Për vdekjen e tij ka lajmëruar kushëriri i tij nga gjaku, Iftiman Kapllani. Sipas tij, Hatimi ka nderuar jetë më 02. 08. 1951.
Ymer Salla Berisha. -Ka lindur më 1890 në Buçe. Për shkaqe ekonomike migron në Turqi. Në vendlindje kthehet vetëm një herë (më 1927) dhe prap kthehet atje. Familjarët nuk dinë asgjë më për të. Vdes në Turqi.
Ali Xhemali Berisha. – Lindi më 1865 në Buçe Sharr. E tregojnë njeri të mençur e të zgjuar. Si i ri shkon për Turqi. Pas një kohe kthehet në vendlindje dhe martohet me një çikë të fshatit Zaplluxhe. Nuk lind fëmijë. Kthehet prapë në Turqi, merret me biznes dhe fiton shumë para. Kah viti 1912 e vrasin për pasuri.
Rakip Abdulla Krasniqi (Ibishoviq Abdulaha Rakip). – Lindi në vitin 1874 në Buçe. Kah viti 1915 okupatorët bullgarë, përveç plaqkitjeve më bizare, internuan edhe shumë të rinj (gjoja për të punuar), të cilët i vendosen në vise të ndryshme të Bullgarisë si: në Sofje, Dobrigjë, Varnë e gjetiu. Një fat të tillë e paten edhe dy djemtë e Abdullahut Rakipi dhe Hebipi. Ata u vendosen në Sofje. Kah viti 1908 kthehen në Buçe. Rakipi u martua me Mazllomshahin nga Zhuri, e lindur më 1882 me të cilën linden dy vajza: Xhevrijen (1923) dhe Nafijen (1924). Hebipi u martua me Xhulien nga Breznja (1885) me të cilën linden dy vajza: Farijen (1910) dhe Nesijen (1913). Kthehen prap në Bullgari dhe nga zhgënjimi pse nuk kanë lindur djalë mbesin atje përgjithmonë. Vdesin dhe varrosen në Sofje të Bullgarisë.
Hebip Abdulla Krasniqi. – Lindi më 1880 në Buçe. (shënimet si më lartë).
BURGOSJET
BUÇE
Shukri Nuhi Berisha (1891). – Me vendosmëri e kundërshton rendin shoqëror të Jugosllavisë së atëhershme. Për këtë më 1951 dënohet me dy vite burg të cilin e vuan në Dragash. Më 1952, djali i tij Serveti, për shkak të burgosjes së babait dhe nga frika arratiset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe vdes.
Jashar Xhelil Krasniqi (1881). – Po ashtu, për shkak të kundërshtimit të sistemit politik në Jugosllavinë e pas luftës, më 1949 dënohet me dy vite burg, të cilat i vuan në Prizren.
Bajram Sylejman Berisha (1908). – Për arsye se, në vitet e 50-ta kërkoi sistem shumëpartiak dhe demokraci në ish Jugosllavi, u dënua me gjashtë muaj vuajtje denimi (burgim) të cilin e vuan në Dragash.
Sherif Vesel Berisha (1906). – Më 1956 në Akcionin për grumbullimin e armëve dënohet dhe persekutohet me dy muaj burg të cilin e vuan në Dragash.
Gafurr Adem Berisha (1905). – Për mospajtim me sistemin komunist, më 1946 dënohet me tre muaj burg, të cilin e vuan në Dragash.
Shani Adem Berisha (1913). – Për rebelim ndaj pushtetit të instaluar dhe për aktivitetet e tij balliste, dënohet me dy muaj burgim (1947), të cilin e mban në Prizren.
Dalif Rexhep Krasniqi (1915). – Për aktivitete balliste dënohet me dy muaj burg (1945). Dënimin e vuan në Dragash.
Merxhan Ibish Krasniqi (1919). – Për pjesëmarrje në formacione të Ballit kombëtar gjatë Luf tës së II Botërore, më 1946 dënohet me një muaj burg, të cilin e vuan në Dragash.
Refki Krasniqi 1952, më 1992 është arrestuar dhe është dënuar me 30 ditë burg të cilin e ka mbajtur në Prizren. Ka qenë anëtar i komisionit për organizimin e protestave për lirimin e shkollave shqipe. Punon në arsim.
Selam Berisha, më 1982 dënohet më 30 ditë.
Ruzhdi Berisha, më 1986 dënohet me 30 ditë.
TË TORTURUAR
BUÇE
Personat që janë ndjekur e torturuar gjatë kohës së Rankoviqit:
Myrtezan Ibrahim Berisha (1891),
Gafurr Adem Berisha (1905),
Bajram Sylejman Berisha (1908),
Shukri Nuhi Berisha (1891),
Ramiz Salla Berisha (1900),
Hazër Ibrahim Berisha (1902),
Sherif Vesel Berisha (1906),
Mehas Limon Berisha (1915),
Selmon Feriz Berisha (1919),
Xhelil Shazim Krasniqi (1913),
Alush Rystem Krasniqi (1902),
Merxhan Ibish Krasniqi (1919),
Neshat Ysmen Krasniqi (1924),
Dalif Rexhep Krasniqi (1915),
Misin Isuf Berisha (1924)… dhe shumë të tjerë.
TË VRARË
BUÇE
Shaban Selim Shabani – Babai i tij Selimi (Shabanoviq)-1918 lindi tre djemë: Iljazin, Fehimin dhe Shabanin, nga të cilët dy ranë dëshmorë në LNÇ. Shaban Shabani lindi më 15. 05. 1919 në Buçe të Sharrit. Në vitin 1939 dërgohet ushtar në armatën Jugosllave. Me shpërthimin e Luftës së II-të Botërore si ushtar zihet rob nga forcat fashiste dhe dërgohet në llogoret gjermane si SS. Atje sëmuret rëndë dhe sillet për shërim në Itali, ku ik nga spitali dhe u bashkohet arradhave partizane në Itali. Më vonë kalon në Kroaci, ku më 1944 caktohet ushtar në Brigadën e I-rë Dallmatine, batalioni I-rë, çeta I-rë.
Po kët vit (1944) qëllohet për vdekje nga okupatori fashist në ishullin Braç afër Sumartinës ku të nesërmen varroset.
Një bashëluftëtar i tij në vitin 1957 dërgoi një letër familjes së tij në Buçe ku tregon se si u vra dhe ku vdiq Shabani. Sot Shkolla fillore e Llopushnikut të Sharrit mban emrin e tij.
Fehim Selim Shabani – Fehimi lindi më 1915 në Buçe të Sharrit. Ishte fëmija i tretë i Selimit. Është zënë nga gjermanët në vitin 1941 së bashku me Eqerem Limon Krasniqin dhe Hysni Nuhi Berishën të cilët kanë qëndruar 3 vjet në Gjermani. Pasi kthehet nga Gjermania në vitin 1944 është marrë nga partizanët dhe dërgohet për në Tivar ku edhe është vrarë.
Sejdi Shaip Berisha. – (Shaipoviq Sejdi), ishte djali i parë i Shaipit (1879). Sejdi Berisha lindi më 1920 në Buçe të Sharrit. Sejdiu, para Luftës së II Botërore, ishte punëtor krahu bashkë me shumë buçjanë të tjerë në Tiranë. Në vitin 1943 kthehet nga Tirana dhe thirret ushtar në Maqedoni, ku kyçet në arradhat partizane. Sipas fjalëve të Bedri Berishës (prof. i historisë) mendohet se “para vjeshtës 1944 Jugosllavia ishte në luftë me Bullgarinë fashiste, prandaj Sejda (Sejdi Shaipi) mendohet se është vrarë në luftë nga bullgarët diku afër Gjilanit, ku edhe varri i tij dihet”. “Sipas nipit të Rufatit të axhës Nebi – Nexhatit (Jurist), banues në Viti, Sejdiu është varrosur në oborrin e një xhamie të një fshati afër Gjilanit, i cili varr, tani më dihet”, tregon Bedriu. ***)
***) Dr Ali Hadri: po aty, fq. 402-403.
Meleq Limon Berisha (vëllau i Mehas Berishës). – I lindur më 1927 në Buçe të Sharrit. Për Meleqin nuk dihet gati asgjë. Sipas disa kushërinjve supozohet se ai ka ikur në Turqi si i ri duke iu frikësuar thirrjes për ushtri. Nuk dihet se ku ka jetuar dhe ka lënë apo jo trashëgimtar. Bijtë e Mehas Berishës jetojnë në diasporë, andaj nuk kemi pasur mundësi të marrim shënime për axhën e tyre Meleqin.
Qazim Ramadan Berisha. – Ka lindur më 01, 07. 1931 në Buçe të Sharrit. Qazimi, kah viti 1952 shkon në shërbim ushtarak në ish armatën Jugosllave në Novi Sad. Familjarët një herë me telegram kanë lajmëruar për vdekjen e tij. Familjarët nuk janë lejuar të shkojnë në vendin e ngjarjes. Supozohet se Qazimi është vrarë në rrethana ende të panjohura diku afër qytetit të Somborit në Vojvodinë. Thuhet se është varrosur në Sombor.
Iftiman Kapllan Krasniqi. – Ishte daja i parë i Kapllan Tahirit (1885). Iftimani lindi më 1917 në Buçe të Sharrit. Si i ri shkoi në Turqi (Ankara). Pas letrës së dërguar më 1951 për vdekjen e kusheririt Hatim Krasniqit, nuk dihet më gjë pë te.
Irfan Kapllan Krasniqi. – Vllau i Iftimanit u lind më 1921 në Buçe Sharr. Shkon ushtar diku në Serbi, plagoset në Luften NÇ dhe vdes më 1945. Nuk dihen rrethanat për vdekjen e tij. Nuk i kanë lejuar familjarët të interesohen për birin e tyre.
Riza Tafil Berisha (Bajraktari). – Nuk dihet shumë për te, madje as viti i lindjes. Si i ri ikë për Amerikë (SHBA). Vetëm një herë është lajmëruar prej andej (më 1958) ku familjarëve ju ka kër- kuar një certifikatë të lindjes. Pas kësaj janë ndërprerë të gjitha lidhjet.
Ruzhdi Berisha, më 16 shtator 1999 i gjendet kufoma te vendi i quajtur „Te Lugi i Keq“ afër kufirit me Shqipërinë.
Adem Berisha 1963, vdes nga torturat në spitalin e Prishtinës më 15 gusht 1998.
Sami Krasniqi, më 1982 mbytet në rrethana enigmatike në shërbim ushtarak në Novo Mesto.
FASHTI BUZEZ
TË SHPËRNGULUR
BUZEZ
Ajet Rasim Asllani 1908, në vitin 1935 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë. Është marrë me bujqësi e blegtori, ndërkaq në Turqi ka punuar si person fizik.
Shyqri Asllan Asllani 1887, në vitin 1928 është shpërngulur për Turqi. Është marrë me bujqësi, kurse në Turqi me blegtori. Është larguar nga torturat për shkak të xhandarmërisë serbe.
Muharrem Rexhep Rexhepi 1880, më 1900 është shpërngulur në Turqi për shkaqe ekonomike. Është marrë me bujqësi e blegtori si vendlindje ashtu dhe në Turqi. Gjatë kthimit për në Kosovë është vrarë në Bullgari në rrethana të panjohura.
Vehbi Qerim Rexhepi 1910, më 1934 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë. Në vendlindje është marrë me bujqësi e blegtori, kurse në Turqi si punëtor në fabrikën e përpunimit të pambukut. Është shpërngulur nga konflikti me xhandarmërinë serbe. Ka vdekur në Luleburgaz më 1975.
Haki Mamut Sadiku 1898, më 1933 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë. Për shkak të ndjekjes nga pushteti i kohës, torturave dhe pengesave në aktivitet të veprimtarisë, ku disa herë është burgosur, për të cilën gjë është dashur të japë shuma të mëdha parsh për tu liruar. Ka qenë tregtar në vendlindje, kurse në Turqi gjithashtu pos tregtisë ka pasur fermë blegtorale.
Baki Hajrullah Jusufi, më 1928 është shpërngulur në Maqedoni, në Tetovë dhe pastaj është zhdukur pa gjurmë. Është marrë me bujqësi. Arsyeja e largimit nga vendlindja ishte për shkak të përndjekjes nga pushteti. Kishte synimin që nga Maqedonia të kalonte në Turqi por është zhdukur pa gjurmë në Maqedoni.
TË BURGOSUR
BUZES
Feti Hasani 1962, më 1981 është dënuar me 3.5 vjet së bashku me një grup shokësh në mesin e të cilëve edhe vëllaun e Ukshin Hotit, Afrimin. Dënohet me akuzën e propagandës armiqësore dhe bashkim për veprimtari kundër shtetit. Denimin e mban në burgjet e Prizrenit, Sarajevës e Foqes.
Më 1991 arresohet sërish dhe mbahet dy muaj në burg, në grupin e të ashtuquajturve të hoxhallarëve. Torturohet rëndë dhe në gjykim lirohet. Është mbajtur për shkak të vëllaut të tij Emriut i cili kishte ikur në Gjermani.
TË TORTURUAR
BUZEZ
Ramadan Zyberi 1921, është torturuar gjatë dy viteve në periudhën e Rankoviçit në Bresanë, Llapushnik, Dragash duke e futur në ujë të acartë, rrahur, vënie e peshave të ndryshme nga guri që kanë zgjatur deri në humbje të vetëdijes. Janë thyer eshtrat dhe janë shkaktuar plagë të theksuara në trup. Është rrahur me dhjetëra herë. Është detyruar të largohet nga fshati dhe të punoi në Beograd në mënyrë ilegale në një dyqan zejtar për disa vite.
Rufat Sadiku 1932, më 1971 është arrestuar dhe dënuar me gjashtë muaj burg që e ka mbajtur në Prizren, për shkak të zënkës me personin zyrtar nga komuna e Dragashit dhe me akuzën e presionit për shpërnguljen e tij në Serbi. Tri vite qëndron në arrati për mos vuajtjen e gjashtë muajve, ku më 1974 nga kryetari i komitetit krahinor Mahmut Bakallit i falen gjashtë muajt. Ka vuajtur vetëm një muaj, dhe pastaj punon si tregtar.
Aqif Rasim Asllani 1912, është torturuar në Llapushnik gjatë kohës së Rankoviçit duke futur në ujëra të acart gjatë dimrit, pastaj rrahje, me akuzën e kërkimit të armëve. Janë shkaktuar plagë që i kanë mbetur në trup është marrë disa herë gjatë vitit, ku për të shpëtuar nga torturat është detyruar që ta sigurojë një armë e ta dorëzoi.
Karemon Ymer Jusufi 1896, është torturuar gjatë kohës së Rankoviçit në Bresanë, Llapushnik, Dragash duke e futur në lumë gjatë kohës së dimrit. Janë lënë shenja plage në fytyrë e trup nga torturat 20 ditore. Është obliguar të blejë armë për ta dorëzuar, ku arma është blerë nga njeriu që është spiunuar.
Hasan Hasani 1956, më 1991 arrestohet dhe torturohet rëndë me akuzën për veprimtari armiqësore e terroriste. Pas një jave tortura lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë kohës nën okupim është detyruar të përkujdesej për familjen, ku vazhdimisht përcillej në çdo hap, duke u provokuar në forma të ndryshme nga pjestarët e UDB-së.
Xhevat Hasani 1953, doktor i shkencave të mjekësisë, punëtor univerzitar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pas largimit nga puna në fakultet, më 1991, ndiqet për tu arresuar. Me rastin e bastisjes, nuk gjendet fatmirësisht në shtëpi të tij. Fillimisht vendoset në Austri e pastaj në Zvicër. Xhevati ishte njeriu ndër më të ndjekurit jo vetëm në territorin e Prizrenit. Shumë njerëz kurbetqarë janë marrë në pyetje dhe janë pyetur për të, siç janë marrë edhe shumë veprimtarë të ilegales, të cilët janë torturuar për të, në mesin e të cilëve edhe Bedri Halimi më 1997. Nga perendimi ka vazhduar veprimtarinë kombëtare si në Austri ashtu edhe në Zvicër.
Emri Hasani, 1961, më 1991, me rastin e arrestimeve të grupit të ashtuquajtur të hoxhallarëve, bastiset dhe kërkohet për tu arrestuar. Arrin ti shmanget arrestimit për shkak se një ditë më herët arrestohet veprimtari Nexhat Ibrahimi. Fillimisht kalon në Maqedoni, pastaj në Shqipëri, e nga andej në Gjermani ku qëndron në Hamburg për shumë vite, duke ushtruar veprimtarinë kombëtare nga atje. Kthehet pas çlirimit në Kosovë.
Ylber Hasani 1971, pas mbylljes së universitetit të Prishtinës, shkon për të studiuar në Vienë. Për shkak të ndjekjes së vëllezërve të tij Xhevatit dhe Emriut, ndiqet edhe ai duke ju pamundësuar kthimi në Kosovë gjatë okupimit. Ka qenë disa herë ilegalisht në Prishtinë, ku herën e fundit më 1995 për pak arrin t’i shmanget arrestimit në Prishtinë. Kthehet në Vienë dhe krahas studimeve ka vazhduar edhe veprimtarinë kombëtare.
Ismet Sadiku, në vitin 1991 është thirrur në bisedë informative.
FSHATI KAPRE
TË SHPËRNGULUR
KAPRE
Abdurrahman Jenuzi 1898, më 1925 ka shkuar në Turqi dhe nuk dihët për fatin e tij.
Zylfi Kapra 1846, me 1920 është shpërngulur në Sinanlije. Është marrë me bujqësi e blegtori si në vendëlidnje ashtu edhe në Turqi. Është shpërngulur për shkaqe ekonomike. Është vrarë në Luftën e Çanakalasë. Të birin e ka lëne si foshnje për të cilin është kujdesur djali i agjës Mahmuti.
Taip Kryeziu 1933, në vitin 1948 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Tiranë ku ka punuar si punëtor krahu. Është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Faik Kryeziu 1930, më 1948 është shpërngulur në Tiranë për shkaqe ekonomike si punëtor krahu. Ka punuar në vendlindje në bujqësi e blegtori.
Mahmut Kapra 1840, më 1920 për shkaqe ekonomike shpërngulet në Sinanlije në Turqi, ku punon në blegtori dhe bujqësi. Vetëm kryefamiljari është kthyer në vendlindje ku ka vdekur dhe është varrosur sipas dëshirës së tij. Të tjerët kanë vdekur në Turqi ku jetojnë edhe pasardhësit e tyre.
Hasip Kapra 1886, më 1920 shpërngulet në Sinanlije të Turqisë ku meret me bujqësi dhe blegtori. Është shpërngulur për shkaqe ekonomike. Ka rënë në luftën e Çanakalasë.
Rakip Kapra 1883, më 1920 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Sinanlije në Turqi ku punon në bujqësi dhe blegtori. Ka lënë dy vajza.
Jakup Kapra 1879, më 1920 për shkaqe ekonomike shpërngulet në Sinanlije të Turqisë, ku merret me blegtori dhe bujqësi. Ka lënë tre djem, vet ka vdekur në Turqi
Hajdar Bajrami 1905, më 1930 për shkak të përndjekjeve politike shpërngulet në Jallovë Turqi. Në vendlindje ka punuar në blegtori dhe bujqësi, kurse në Turqi si punëtor krahu. Ka patur dy vajza dhe një djal.
Beqir Maksut Arifi 1859, me 1920 për shkaqe ekonomike shpërngulet në Stamboll ku merret me bujqësi dhe blegtori. Ka patur tre djem të cilët kanë krijuar familjen 30 anatarëshe që jetojnë në Turqi. Në Turqi për shkak se shteti turk i detyron ta ndërrojnë mbimerin të cilin e kanë Erbair.
TË TORTURUAR
KAPRE
Kapllan Asllan Kryeziu 1914, gjatë viteve 1948 është torturuar në vazhdimësi në Kapre, Llapushnik, Dragash, Prizren duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në përudhen 42 vjeçare, pra deri në luftën e fundit të UÇK-së. Është akuzuar si spiun i Shqipërisë.
Ibrahim Mehmet Kryeziu 1895, gjatë viteve 1950-1956 është torturuar në Kapre, Llapushnik, Dragash në “Prrojin e Llapusnikut” në të ftohtë të madh. Nga kati i dytë e gjuajnë nëpër shkallë ku mori lëndime të rënda. Nga maltretimet e mëdha gjatë periudhës 6 vjeçare me akuzën e kërkimit të armëvë më 1956 vdes.
Hysen Flugaj 1912 – 1914, gjatë vitit 1945 në Kosallë, Kapre, Llapushnik, Dragash ka pasur tortura psikike dhe fizike. E kanë dërguar në Kosavë dhe e kanë futur në lum. Nga aty ja kanë hequr këpucët dhe e kanë detyruar për të ecur nëpër borë nga Kosava deri në Gostil. Torturat kanë zgjatur gjatë dy viteve. Si pasojë e torturave ka marrë tuberkuloz, ku disa muaj ka qëndruar në spital.
Ramadan Halil Kryeziu 1909, gjatë viteve 1950-56 është torturuar për armë në Llapushnik, ku e kanë dehur cullak dhe e kanë futur në ujë të ftohtë. Është torturuar gjatë 6 viteve. Pas dhjetë viteve për shkak të dëmtimeve shëndetësore vdes.
Nuridin Kryeziu 1900, gjatë viteve 1952-55 është torturuar në Dragash me pretekst të kërkimit të armëve ku nga maltretimet e shumta ka patur pasoja në mushkëri. Është torturuar gjatë periudhës 3 vjeçare, në pretekst të armës cilin nuk e ka patur.
Idriz Ejup Kryeziu 1922, gjate viteve 1950-60 është torturuar në Kapre, Llapushnik, Dragash me pretekst të kërkimit të armës rreth një viti duke i shkaktuar lëndime fizike dhe psikike. Pas dorëzimit të armës ka ikur në gurbet.
Zaim Kryeziu 1952, me 1991 është dënuar me 2 muaj të cilin nuk e ka mbajtur. Duke qëndruar më shumë në ilegalitet. Arsyja e dënimit ka qenë për faktin se ishte kryetar i komisionit komunal zgjedhor. Pas kësaj disa vite merret me bujqësi kurse më vonë punon si arsimtar në fshat.
Sadik Kryeziu, më 1989 merret në bisedë informative.
FSHATI KOSAVË
TË SHPËRNGULUR
KOSAVË
Sefidin Iljaz Kuteli rreth moshës 40 vjeçar, në vitin 1920 është shpërngulur në Çatallxhe të Turqisë. Është marrë me bujqësi e blegtori në vendlindje kurse në Turqi me Blegtori. Është shpërngulur për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ka vdekur në Turqi në rrethana të panjohura. Në Turqi ka shkuar edhe djali i tij Haki Kuteli.
Haki Sefidin Kuteli i lindur më 1908. Është shpërngulur Çatallxhe të Turqisë në vitin 1926-1927, ku atje krijoj familje dhe mbeti deri në vdekje.
Veli Ahmet Kalanderi i lindur më 1900, shkoj në Turqi në vitet 1918-1920.
Nexhip Elez Kalnderi i lindur më 1880 shkoi në Turqi më 1912.
Faik Nexhip Kalanderi i lindur më 1910 shkoi në Turqi më 1930.
Ramiz Shaip Kalanderi 1904, shkoi në Some të Turqisë më 1924.
Adem Shaip Kalanderi 1910, shkoi në Some të Turqisë 1930.
Xhevahir Salih Kalanderi 1914, shkoi në Izmir më 1930.
Mehmet Hajdar Kalanderi 1858, shkoi në Turqi më 1912.
Hazer Ajdin Tytyri 1888 shkoi në Edrene të Turqisë.
Shaip Ajdin Tytyri 1890, shkoi në Edrene të Turqisë me 1917.
Dalip Ajdin Tytyri shkoi në Edrene të Turqisë me 1917.
Rasim Dalip Tytyri 1913 shkoi në Edrene më 1922 bashkë me nënën e tij te babai Dalipi.
Xhafer Sadik Tytyri 1896 shkoi në Selanik të Greqisë më 1931.
Halil Mehmet Kolloni 1892 shkoi në Turqi më 1915.
Mahmut Jenuz Kolloni 1892 shkoi në Akisar të Turqisë më 1925.
Hetem Shasivar Kolloni 1890, shkoi në Turqi më 1930.
Zylfi Rexhep Spahiu 1900, shkoi në Turqi gjatë viteve 1925-1930.
Fazli Rexhep Spahiu 1902, shkoi në Turqi gjatë viteve 1925-30.
Tafil Emin Kuteli në moshën 18 vjeç më 1916 shkoi në Guxha të Turqisë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Është marrë me blegtori. Ka mbetur në Turqi deri në vdekje. Me vete gjatë shpërnguljes ka marrë nënën dhe motrën.
Misin Zenel Kuteli në moshën 45-50, në vitin 1916 është shpërngulur në Guxha të Turqisë. Është marrë me bujqësi dhe blegtori si në vendlindje ashtu dhe në Turqi. Është shpërngulur për shkak të kushteve të vështira dhe presionit të shtetit. Është shpërngulur së bashku me bashkëshorten dhe vajzën Sabrijen. Ka vdekur në Turqi, pastaj vajza e tij është martuar në Kosovë.
Muharem Zenel Kuteli i moshës 30-35 vjeç, më 1916 është shpërngulur në Guxha të Turqisë për shkaqe ekonomike. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me blegtori. Ka mbetur në Turqi deri në fund të jetës dhe nuk ka lanë pasardhës.
Bislim Z Kuteli në moshën 40-45 vjeçare, më 1916 është shpërngulur në Guxha të Turqisë për shkaqe ekonomike. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me blegtori. Është shpërngulur bashkë me antarët e tjerë të familjes, Isakun dhe vajzën e vëllaut Tefiden, ku janë kthyer pas një kohe. Vetë ka mbetur deri në vdekje në Turqi.
Nuredin H Kuteli si 45 vjeçar më 1912 është shpërngulur në Çatallxhe të Turqisë për shkaqe ekonomike si dhe presionit nga pushteti i kohës. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me bujqësi e blegtori. Është vrarë në Turqi në rrethana të panjohura.
TË TORTURUAR
KOSAVË
Hamdi Tytyri 1910, më 1946 është rrahur nga policia serbe në Llapushnik me pretkst të kërkimit të armëve.
Hysni Tytyri 1912 (vëllau i Hamdiut), më 1946 është rrahur nga policia serbe në Llapushnik me pretkst të kërkimit të armëve.
Shaban Rufati 1920, më 1955 është rrahur keq nga policia serbe në Llapushnik në të ashtuquajturin ‘aksioni për mbledhjen e armëve’. Nga torturat e shumta që kishte pësuar vdes më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda të veshkave dhe organeve tjera.
Fazli Hoxha1933, më 1955 është rrahur keq nga policia serbe në Llapushnik në të ashtuquajturin ‘aksioni për mbledhjen e armëve’. Nga pasojat e torturave vdes pas një kohe në moshë shumë të re.
Osman Hoxha 1925, më 1955 torturohet duke u detyruar dhunshëm, këmbëzbathur nga fshati Kosavë, të shkoj në Dragash, për të dhënë llogari para policisë serbe, ku maltretohet brutalisht dhe më pas detyrohet të largohet pa gjurmë në Greqi e me pas edhe në Turqi.
Idriz Sait Kuteli 1925, më 1955 maltretohet nga patrulla e policisë serbe te vendi i quajtur “Vorri i Plakit”, mes Kosaves e Pllajnikut, me akuzën pse mbante në kokë plisin e bardhë.
Rafi Kalanderi, më 1990 dënohet me 1200 din.
Nuridin Kuteli, më 1991 i keqtrajtuar, i thirrur në bisedë informative.
Ibrahim Mejzini, më 1990 i bastisur dhe i thirrur në bisedë informative.
Hamdi Tytyri, më 1991 i lënduar nga rrahja.
Shaban Kolloni, i keqtrajtuar më 1991.
TË VRARË
KOSAVË
Rasim Hajdar Kalanderi 1880, gjatë viteve 1914-1918 është vrarë në Luftën e Parë Botërore. Nuk dihet vendi, ka humb pa gjurmë duke mos u ditur asgjë përfatin e tij.
Feti Daut Sofiu, 1966 nga fshati Kosavë, baba i tre fëmijëve. Më 30 prill 1999 vritet nga forcat serbe në mes të fshatrave Baks dhe Shtuticë të Drenicës dhe varroset po aty.
FSHATI KUK
TË SHPËRNGULUR
KUK
Hakip Abdyli ishte ushtar në Turqi, para hyrjes së serbëve në Kosovë dhe ka mbetur atje. Ishte nga mahalla e Tafaje.
Abdulla Shabani gjithashtu ka mbetur në Turqi ku ka shkuar para se të hyjë Serbia. Është marrë me bujqësi.
Emurlla Halimi para Luftës së Dytë Botërore ka qenë në Turqi, ku për çdo tri vjet është ndërruar me vëllaun e tij Hajrullahun, derisa pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ka mbetur në Turqi, ku ka vdekur pas luftës. Është marrë me blegtori.
Osman Osmani, ka qenë në Turqi, në kohën e Serbisë ka qenë i ndjekur, nuk është kthyer më dhe më 1937 ka vdekur në Turqi.
Mustafë Shabani në Turqi.
Feriz Jenuzi në Turqi.
Sadri Halimi në Turqi.
Nuhi Selmani në Turqi.
Feriz Avdyli në Turqi.
Mustafa i Xhelos në Turqi.
Rakip Shaban Sylejmani i lindur më 1884, më 1912 u shpërngulur në Ankara të Turqisë. Ka ndjekur mësimet për imam në medresenë e Prizrenit ku kreu ixhazetnamen. Në Turqi ka qenë puntor. Pas ardhjes së Serbisë u detyrua që të shpërngulej në Turqi. Bashkë me të fillimisht është shpërngulur edhe vëllau i ti Abazi që më vonë kthehet. Rakipi ka vdekur në rrethana të panjohura në Turqi. Ka qenë i martuar dhe ka lënë dy fëmijë djalin Ferikun dhe vajzën Shefijen.
Sahit Abaz Sylejmani në Turqi, i lindur më 1919, është shpërngulur më 1940 në Ankara. Me vete ka marrë edhe djemtë Refikun e Ykserin si dhe vajzat Rejhanin dhe Ajhanin. Ka qenë në grupin kundër heqjes së plisit të bardhë dhe bartjes së shapkës, prandaj ishte i ndjekur. Është marrë me blegtori.
Bajram Haliti në Turqi.
Osmani i Beqirit, në Turqi.
TË BURGOSUR
KUK
Bedri Halimi, më 1981 dënohet me 3 vite burg, më 15 shkurt 1997 arrestohet dhe torturohet rëndë duke u dëmtuar rëndë në të dy veshkët, pastaj një muaj qëndron në spitalin e hemodializës në Prishtinë. Bedri Halimi, më 13. 11. 1989 bastiset dhe i konfiskohen nja sasi librash, makina e shkrimit, flamuri komëtar etj.
Beqir Osmani, Ramadan Hazeri, Gani Salihu kanë qenë robër lufte në Gjermani.
Enver Jashari është dënuar në nëntor 1969 me një muaj burg për shkak të flamurit kombëtar.
Hajredin Salihu është dënuar me 2 muaj në vitin 1969 për përkrahje të lëvizjeve sindikale në Francë, si dhe për arsye se duke prerë dru në mal, ka deklaruar “me i pas tenkat e Francës për gjysëm ore i pres këto drutë në mal”. Ai ka qenë punëtor në Francë në atë kohë. Ja mveshin se i ka kërkue tenkat e Francës kundër Jugosllavisë.
Hatim Neziri, më 27.09.1991 dënohet me 50 ditë.
Jetulla Shabani në vitet 1990 është dënuar me tre muaj burg për shkaqe politike për pjesëmarrje në demostrata.
Nehar Jashari, më 1991 dënohet me 30 ditë.
Ramadan Emini, më 1991 dënohet me 60 ditë.
Samidin Iljazi, dënohet për kundërvajtje më 1989.
Sinan Osmani më 1963 është dënuar me dy muaj burg për motive politike.
Shefik Shabani pas luftës më 1947 ka qenë i dënuar me 2 muaj burg për shkaqe politike.
Tefik Osmani ka qenë i dënuar pas lufte më 1947 me 4 muaj burg për shkaqe politike.
Zenun Tosuni është burgosur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gjermanët, ku pas qëndrimit në kampet nazizte për tri vjet, lirohet pas luftës.
TË TORTURUAR
KUK
Shemsedin Halimi është rrahur për kërkim të armës në prezencë të fëmijëve dhe familjes së gjerë në oborrin e shtëpisë së tij ku i janë thyer dhëmbët me kondak të pushkës. Pastaj është rrahur për të njëjtën gjë edhe në Llapushnik.
Fazli Halimi është maltertuar për armë në Llapushnik.
Ramadan Osmani, në momentin kur ja arrestojnë vëllain Sinanin, atë e marrin për armë.
Muharrem Shabani është marrë për armë dhe është torturuar.
Mahmut Selmanin e kanë marrë për armë duke e lidhur për qershi në Llapushnik dhe duke torturuar.
Jusuf Mehmedi është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Tahir Rasimi është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Nail Jashari është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Ferik Sylemani është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Nuri Rasimi është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Xhevat Abdullahu është torturuar për armë në kohën e Rankoviqit.
Nexhip Ahmeti, bastiset më 13.11.1989.
Sinan Osmani, bastiset më 13.11.1989.
Hamzi Ymeri, bastiset më 13.11.1989.
Zenel Haliti, marrje në bisedë informative më 18.06.1989.
Avdarrahim Shevqeti, më 1990 merret në bisedë informative.
Kapllan Fetahu, më 1989 thirret në bisedë informative dhe më 07.07.1990.
Salejdin Hajredini, bastiset më 13.11.1989.
Bashkim Halimi, thirret në bisedë informative dhe torturohet më 02.03.1990 në stacionin e policisë në Dragash.
TË VRARË
KUK
Shefqet Shefqeti në kohën e partizanëve, gjatë luftës së dytë botërore është marrë në shërbim ushtarak dhe në Slloveni afër Triestës ku është vrarë.
Abdullah Abdullahu, njëjtë si Shefqet Shefqeti, kanë qenë së bashku dhe kanë pësuar së bashku në të njëjtin vend.
Nazim Jashari ka qenë i mobilizuar gjatë luftës. Në ndërkohë e kanë liruar në pushim vjetor dhe vendos të mos kthehet përsëri. Pastaj kanë ardhur për ta marrë dhunshëm dhe sapo e kanë dërguar në kazermë në Trieste e kanë likuiduar.
Zenulla Avdiu, ka qenë ushtar gjatë luftës së dytë botërore. I zënë rob nga gjermanët, ku është derguar në Burgun famkeq të nazizmit. Pas luftës nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Sejdi Iljazi është vrarë më 1947 në Slloveni gjatë luftës së dytë botërore.
Mirsat Isak Osmani, 1975, nga fshati Kuk ka jetuar në Prizren. Edhe ky një muaj ditë para vrasjes është shfrytëzuar për hapjen e istikameve.
Hajrim Rrahman Arifi, 1977, nga fshati Kuk me vendbanim në Prizren. Ekzekutohet në shtëpi të tij në ditën e masakrës së Tususit. Ishte student i historisë.
FSHATI KUKLIBEG
TË SHPËRNGULUR
KUKLIBEG
Shefik Hyzeri 1890 është shpërngulur nga vendlindja më 1953 në Stamboll. Si para shpërngulurjes ashtu edhe në Stamboll është marrë me bujqësi. Arsyeja e shpërnguljes ka qenë konfiskimi i pasurisë që i ka bërë shteti. Ka mbetur në Turqi ku ka krijuar dhe familje. Ka patur një djalë, Salejdinin dhe rejen Zenijen.
Hatip Tafili 1905 është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë më 1933. Është marrë me bujqësi si në vendlindje ashtu dhe në Turqi. Është shpërngulur për shkaqe ekonomike dhe politike, ku ka kijuar familje në Turqi.
Hajredin Eqremi 1902 është shpërngulur më 1938 në Luleburgaz të Turqis. Është marrë me bujqësi si në vendlindje ashtu dhe në Turqi. Është shpërngulur për arsye ekonomike dhe politike. Ka krijuar familje në Turqi ku ka patur dy djem dhe tri vajza.
Rrahim Sinani 1910, është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë më 1938. Ka qenë bujk ku me këtë veprimtari është marrë në Turqi. Ky është i biri i Rexhep Sinanit i vrarë në masakrën te “Livadhi i Kasës”. Është shpërngulur për shkaqe politike e ekonomike së bashku me bashkëshorten Sulltanen dhe djemtë Hajriun dhe Hasimin.
Bislim Sinani 1902, është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë më 1938 për shkaqe politike -ekonomike. Babai i tij është Rexhep Sinani, i vrarë në masakrën te “Livadhi i Kasës”. Është marrë me bujqësi e blegtori në vendlindje, kurse në Turqi me bujqësi. Është shpërngulur me bashkëshorten, djemtë Mehmetin, Safetin dhe Avniun si dhe vajzën Fazilën.
Qazim Sinani 1900, është shpërngulur në Luleburgaz të Turqisë më 1938 për shkaqe politike-ekonomike, djali i Rexhep Siananit i vrarë në masakrën te “Livadhi i Kasës”. Është marrë me blegtori dhe bujqësi, kurse në Turqi me bujqësi. Është shpërngulur me bashkëshorten Elamzën djemtë: Dautin e Rasimin si dhe vajzën Raxhijen. Kanë jetuar në Luleburgaz.
TË BURGOSUR
KUKLIBEG
Ramiz Agushi 1914, gjatë periudhës 1952-1953 është arrestuar dhe është dënuar dy herë nga gjashtë muaj. Dënimin e ka mbajtur në burgun e Llapushnikut. Është burgosur për shkaqe politike. Pas burgut është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Istref Arifi 1909, në periudhën 1950-1954 është burgosur dhe është dënuar me tre vjet për shkaqe politike, me akuzën se i ka strehuar ballistët (familjen Alushani nga Prizreni) si dhe për armëmbajtje. Dënimin e ka mbajtur në burgun e Prizrenit. Pas dënimit është marrë me bujqësi.
Isam Abdullahu 1968, është arrestuar dhe është burgosur në Beograd me 5 Maj 1999, ku është dënuar me 6. 5 vjet. Dënimin e ka mbajtur në burgun Centralni Zatvor në Beograd. Arsyet e burgosjes janë politike. Ka qenë në mesin e studentëve shqiptar të arrestuar në Beograd për terrorizëm. Janë arrestuar 11 studentë, 5 prej të cilëve janë liruar pas 6 muajve, kurse 6 të tjerë janë mbajtur deri më 2001, me rastin e amnistisë.
Haki Fejziu 1920, gjatë periudhës së vitit 1950 është torturuar, arrestuar dhe dënuar me 6 muaj burg në Llapushnik për shkaqe politike.
Ibrahim Qerimi 1954, gjatë vitit 1990 është arrestuar dhe dënuar me 40 ditë, të cilat i ka mbajtur në burgun e Dubravës. Torturat kanë filluar në Dragash për të vazhduar edhe në burgun e Dubravës.
TË TORTURUAR
KUKLIBEG
Ajdin Islami menjeher pas luftës në 1945 kërkohet për tu marrë nga pushteti, ai ishte në Gjakovë me dhen, në mungesë të tij e marrin mixhen e tij:
Beqir Islamin dhe e dërgojnë në Dragash. E mbanjë 22 ditë duke i kerkuar armatim. Në këtë rast kanë ndihmuar goranët.
Në 1955 Rizan Begu ishte në sherbim ushtarak. Më 1956 ia kërkojn babën e tij që ishte në Gjakovë me dhen.
Beqir dhe Shapip Halimi i lypin UDB-a. Beqiri rri në ilegalitet, por Shaipi pasi i lëshon dhentë, e shohin, pastaj e marrin dhe e torturojnë në Bresanë.
Kur vjen Rizani e thirrin në Bresanë. Cvetki ishte komandir i policisë. I detyrojnë me e hap udhen me borë deri në Llapushnik.
Në Llapushnik e thirrin për armë edhe Rizan Halimin – Begin. Aty kanë qenë edhe Eshrefi edhe Nysret Pllajniki, Islam Rrenci, Izeti i Rrencit, Mulla Ymeri i Kasamagajve edhe Rizan Begu.
Kur vjen Toshiqi e pergjon biseden. Djemtë e Islam Rrencit kishin ardhur për tu interesuar për babain. Sapo i shohin, policia i marrin dhe i rrahin. E rrahin edhe Islamin, Nysretin, Mulla Ymer Kasamin…
Haxhi Haki Fejzën e Begaje.
Pastaj Arif Arifin (Haxhi Refin) e kanë rrah duke e futur në gjiriz, të cilin pastaj e lëshojn gati të vdekur.
Rizan Begun e kanë rrahur, Ratki, Misini, Jashar Magjupi dhe një tjetër ku asnjë vend nuk e lënë pa i ra. Nga ai kerkonin armë të Turkisë, të Italisë etj. Vlenë të theksohet se Jashar Magjupi ka qenë njeri që më së paku ka marrë pjesë në torturimin e Rizan Begut. Haxhi Hakiun, Mulla Ymerin, i thirrin dhe i rrahin prap për armë. I kanë lënë në borë gjithë natën dhe të nesërmen gjithë ditën e rrahin edhe
Hysni Arifin, vëllaun e Haxhi Refit si dhe
Zenun Shefkiun e Begajve. Në iqindi, i lëshojnë që të nisen për të shkuar në Bresanë, për tu paraqitur në stacionin e policisë. Kur vin në zyre të vendit në Bresanë, polica nuk janë. Shkojnë nëpër shtëpia. I marrin:
Abdurrahman Nezirin (Begin),
Mulla Isakin (Veliu) e Begajve dhe
Ryshen Fejzen. Ja nisin me i marrë në pyetje. I mbajnë deri në mëngjes, duke i pyetur për armë. Të nesërmen e thirrin krejt kantundin në mbledhje në Saraj. Aty marrin pjesë edhe policia, ku ishte Cvetki, Ratki dhe 4 policë tjerë.
Ajdin Islamin, babai i Rizan Begut është rrahur për armë një muaj në Bresanë gjatë vitit 1953 – 1954. Muhamet Muhameti i Donajve të Bresanes, pa e thirrur askush, ka shkuar për të dëshmuar se: “Ky njeri nuk ka armë”. Si rrjedhojë policia e torturojnë edhe atë.
Mitat Fejza, më 6.07.1990 merret dhe kërcënohet ne bisedë informative.
Milazim Halimi, thirret në bisedë informative më 1990.
Berat Fejziu, më 1990 thirret në bisedë informative.
Abaz Rysheni, merret në biseda informative më 1989 dhe 1990.
TË VRARË
KUKLIBEG
Rexhep Sinani, afërsisht 70-80 vjeçar, në vitin 1912 është vrarë në masakrën te “Livadhi i Kasës” në Bresanë, në kohën e vrasjes intelektualëve dhe pasanikëve të kohës.
Veli Begi i moshës 80-90 vjeçar, më 1912 është vrarë në Kuklibëg si intelektual i kohës, ishte hoxhë me tradita patriotike.
Abdi Xheladini 70 vjeçar, më 1912 është vrarë te “Livadhi i Kasës” në Bresanë, në kohën e vrasjes intelektualëve dhe pasanikëve të kohës. Ka qenë imam-intelektual.
Ifrain Tafili më 1914, është larguar më 1939 në Nish të Serbisë duke qenë si ushtar në mbretërinë serbe dhe që nga ajo kohë nuk ka kurrfarë informacioni. Flitet se është vrarë nga eprori ushtarak.
Vahidin Xhimshit Hajrizi 1969, është vrarë në rrethana enigmatike në APJ, në kazermën Divulje të Splitit më 26. 04. 1990 si ushtar. Ka qenë ndër organizatorët e demonstratave 1989 në Dragash si nxënës i gjimnazit “Emin Duraku”.
Sabri Maliqi 1978, më 01.09.1998 masakrohet nga forcat serbe në malet e Zaplluxhes. Ai bashkë me miqtë e tij vëllezrit Muhamed e Xhymret Daim Shemsidini, nga fshati Zaplluxhe, më 1 shtator 1998, shkojnë në mal për të marrë dru. Po atë ditë fillon ofensiva e forcave ushtarako-policore serbe mbi pozicionet e UÇK-së të vendosura në fshatrat e Vërrinit. Në ndërkohë i zënë forcat serbe dhe i masakrojnë që te tre. Një javë nuk u ditë asgjë për fatin e tyre. U gjetën të vrarë në vendin e quajtur “Myskepojë” në mes të malit të Zaplluxhës dhe të Struxhës.
Xhavit Ajet Ajeti, 1928, nga fshati Kuklibeg, pensionist. Pas dëbimit me dhunë të opojanëve nga vatrat e tyre, Xhaviti vendos që të mos largohet sepse e kishte bashkëshorten në prag të vdekjes. Pasi i vdes gruaja niset për Veshallë të Tetovës. Në ndërkohë has në minë, pastaj e arreston policia serbe, e nisin për spital dhe nga atje nuk del i gjallë.
Shaip Halimi nga Kuklibegu gjatë vitit 1999 ka mbetur si i pa levizshëm në Kuklibeg, të cilin policia serbe e ka vrarë dhe disa prej tyre kanë varrosur formalisht.
FSHATI PLLAJNIK
TË SHPËRNGULUR
PLLAJNIK
Gani Çengaj në vitin 1917 në moshën 50 vejqare është detyruar të shpërngulet nga preioni i madh në Stamboll të Turqisë. Para se të shpërngulet është marrë me blegtori, kurse në Stanboll është marrë me tregti dhe nuk është kthyer më. Në Stanboll ka krijuar familje. Ka një djalë.
Jakup Qusaj 59 vjeçar, është shpërngulur nga vendlindja me 1936 në Stamboll për shkaqe ekonomike. Është marr me blegtori edhe me bujqësi edhe para shpërnguljes në vendlindje por edhe pas shpërngulurjes në Stamboll. Më vonë është kthyer dhe ka vdekur në Kosovë.
Murat Berisha 74 vjeçar, në vitin 1962 është detyruar të shpërngulet në Stamboll. Para shpërnguljes ka qenë drejtor i monopolit të duhanit në Titovo Veles të Maqedonisë. Në Turqi është shpërngulur për shkaqe politike, ku fillimisht ka qenë i pa punë, e pastaj është marrë me tregti. Ka krijuar familje në Turqi dhe ka një djalë.
Murtezon Ajvaz Qusaj i lindur me 1913, më 1961 është shpërngulur në Titovo Veles të Maqedonisë ku është marrë me blegtori si para shpërnguljes ashtu edhe pas shpërnguljes. Arsyeja e shpërnguljes është për çështje ekonomike, ku më vonë është kthyer në shtëpi për të jetuar me familjen 6 antarëshe.
TË BURGOSUR
PLLAJNIK
Vedat Qusaj, më 1990 dënohet me 30 ditë.
TË TORTURUAR
PLLAJNIK
Mustaf Domuzeti i lindur më 1918 është torturuar fizikisht më 1935 në Pllajnik gjatë periudhës 2 – 3 ditore. Fillimisht i është shmangur torturave duke u dhënë para xhandarmërisë për të shpëtuar, por nga torturat më vonë vdes para kohe.
Esheref Berisha, 62 vjeçar në vitin 1954 është burgos dhe është dënuar me 6 muaj të cilën e ka mbajtur në Dubravë, për arsye të otkupit. Është marrë me bujqësi.
Asllan Asllani 57 vjeçar, është torturuar në vitit 1954 në Bresanë për mbajtje të armës pa leje. Periudha e torturimit ka qenë 6 mujore, si pasojë e të cilave ka vdekur.
Daut Berisha 80 vjeçar, në periudhën 1945-1948 është burgosur dhe është dënuar me 3 vjet ku Dënimin e ka mbajtur në Ferizaj. Arsyet e burgosjes kanë qenë politike. Pas dënimit personi është marrë me bujqësi dhe ka qenë imam në fshatin Xërxë.
Reshit Domuzeti, në vitin 1946 është maltertuar nga policia në fshatin Kosavë, të cilin me pretekstin e kërkimit të armëve, është futur gjatë dimrit në jaz të mullirit në Kosavë. Aty janë mbajtur derisa kanë filluar të alivanosen. Pastaj e kanë nxjerrë për ta ngrohur pak që të mos u vdiste në duar, e pas pak përseri e fusin në ujë të jazit të mullirit.
Nysret Berisha më 1956 është torturuar në stacionin e policisë në Llapushnik, duke i kërkuar armë në të ashtuquajturin “aksioni për mbledhjen e armëve”.
TË VRARË
PLLAJNIK
Zeqir Berisha 53 vjeçar, gjatë periudhës 1955-1956 ka humbur në Titoveles të Maqedonisë, ku ka shkuar për shkaqe ekonomike dhe nuk dihet për fatin e tij.
Bislim Nebih Çengaj, 1921, nga Pllajniku, ka jetuar në Prizren. Nuk kishte pranuar që të shpërngulej në Shqipëri, ka ndenjur në shtëpi bashkë me shoqen Selvinazen. Në ditën e ekzekutimit më 26. 05. 1999 mbasi është plaçkitur është ekzekutuar në shtëpi të vet bashkë me shoqen Selvinazen.
Selvinaze Islam Çengaj, 1923, e shoqja e Bislimit.
FSHATI PLLAVË
TË SHPËRNGULUR
PLLAVË
Xhevit Islam Tërshnjaku 1902, më 1933 është shpërngulur në Arapaj të Durrësit ku ka punuar në blegtori. Është shpërngulur për shkak të hakmarrjes. Nuk ka lënë pasardhës.
TË BURGOSUR
PLLAVË
Fetah Cenaj 1903, gjatë vitit 1946 është arrestuar dhe burgosur për shkaqe politike si kundërshtar i sistemit komunist. Burgun e ka mbajtur ne Prizren, te Qafa e Kishës. Pas vuajtjes së dënimit ik në Shqipëri.
Hasije Cenaj 1919, gjatë vitit 1948 arrestohet dhe dënohet me dy vite burg me arsyen se ka qenë familje e ballistëve, nuse e Alushanve të Prizrenit. Dënimin e ka mbajtur ne Zemun – Serbi, ku është torturuar shpeshherë gjatë vuajtjes së dënimit. Ka qenë amvise.
Nazim Cenaj 1935, gjatë viti 1955 është arrestuar dhe dënuar për dy vite si kundërshtar i sistemit jugosllav. Dënimin e ka mbajtur në burgun e Prizrenit, te Qafa e Kishës. Pas vuajtjes së dënimit është detyruar të ikë në Shqipëri.
Enver Piraj, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Parim Huqaj, më 1989 dënohet me 60 ditë.
Limon Bojaxhiu, më 1983 dënohet me 40 ditë dhe më 1990 me 50 ditë.
Zyber Hulaj, më 1988 dënohet me 60 ditë.
Muharrem Bojaxhiu, dënohet me 40 ditë në vitin 1989.
Xhavit Bojaxhiu, dënohet me 15 ditë në vitin 1989.
Xhafer Bojaxhiu, më 1989 dënohet me 50 ditë.
Jasim Bojaxhiu, më më 1985 dënohet me 40 ditë.
Mehmedali Qobani, më 1984 dënohet me 60 ditë.
Mesnete Berisha-Hulaj,nga fshati Buçe e martuar në fshatin Pllavë, më 1987 është dënuar me 60 ditë.
Fuat Hulaj, më 1987 dënohet me 30 ditë.
Vajdin Tahiri, dënohet me 30 ditë më 1986.
Basri Bojaxhiu, i dënuar më 30 ditë më 1985.
Ferki Cenaj, i dënuar me 15 ditë më 1985.
Bedri Hulaj, dënohet me 15 ditë më 1985.
Lulzim Bojaxhiu, dënohet me 15 ditë më 1985.
Sytki Piraj, dënohet me 15 ditë më 1985.
Remzi Lepri, më 1982 izolohet 5 muaj.
Petrit Bojaxhiu, më 1989 izolohet 7 muaj.
Sevim Bojaxhiu, mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindërve.
Zikri Bojaxhiu, më 1972 dënohet me 30 ditë.
Hyrmet Bojaxhiu, më 1989 dënohet me 60 ditë.
Remzi Lepri, më 1982 dënohet me 5 muaj burg.
Kapllan Hulaj, më 1989 dënohet me 60 ditë burg.
TË TORTURUAR
PLLAVË
Hysen Shahin Tërshnjaku në periudhën e Rankoviqit gjatë aksionit për mbledhjen e armëve e kanë futur të zbathur në ujë të akullt gjatë periudhës tre mujore te vendi i quajtur “Prroi i Nershpoit”. Është detyruar disa herë ta blejë armën për ta dorëzuar.
Izet Cenaj 1913, gjatë viteve 1958-1966 është torturuar fizikisht për dy ditë në Llopushnik -Nënshpoj, ku si pasojë e torturave i është thyer krahu. Ka ikur në Shqipëri në vitin 1966.
Merxhon Cenaj 1910, gjatë viteve 1950-1960 është torturuar fizikisht duke e futur në ujin e ftoftë gjatë dimrit, gjatë periudhës 10 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore. Është torturuar ne Lloposhik-Nënshpoj. Është detyruar të strehohet nëpër male, e një kohë ka ikur në Shqipëri.
Idriz Cenaj 1915, gjatë vitit 1950 është torturuar fizikisht në Lloposhnik-Nënshpoj gjatë periudhës dy vjeçare, duke ju shkaktuar lëndime të rënda fizike.
Fetah Cenaj 1903, gjatë viteve 1946-1958 është rrahur fizikisht duke e futur në ujë të ftoftë gjatë dimrit për dy dite, ku si pasojë vdes nga torturat. Kjo familje ka qenë me ballistet duke bashkëpunuar me familjen Alushani në Prizren.
Shefkat Tahiri, më 1991 bastiset dhe thirret në bisedë informative.
TË VRARË
PLLAVË
Nebi Piraj 1919 pas ardhjes nga ushtria turke ku ka shërbyer si çaush është sëmurë dhe ka vdekur.
Shaban Piraj 1820, në vitin 1913 e kanë ngulfatur serbët duke e vrarë në gjendje të sëmurë.
Abdurahman Piraj 50 vjeçar, më 1913 në vendin e quajtur “Rrihna” të fshatit Rrenc, ushtria sërbe e ka vrarë me 9 plumba. Fillimisht e kanë thirur në bisedë ku i ndjeri ka dashur të ikë dhe gjatë ikjes e kanë vrarë prapa shpinës.
Gafurr Miftar Tërshnjaku 1913, në vitin 1935 është shpërngulur në Arapaj të Durrësit ku ka shkuar te djali i axhës i cili ka ikur më herët. Babai i tij është vrarë në Vraniq më 1913, kur ky ka qenë 4 vjeqar. Deri në moshën 17 vjeqare rritet te halla e tij në Zapllugje. Ka punuar në bujqësi. Është martuar në Durrës e ka lënë 4 djem e 4 vajza.
Në vjeshtë e vitit 1913 ushtria serbe ekzekutoi 52 burra nga fshati Pllavë, në fushën e Pllavës dhe në fshatin Vraniq të Gorës si:
Kasam Hajdar Bojaxhiu, kryeplaku i fshatit.
Katër kryepleq të lagjeve Piraj, Ulaj, Tërshnjaku, Gjabali, Bojaxhiu. Elmaz Mehmet Tërshnjaku, Kasam Salë Tërshnjaku, Mergjan Kasam Tërshnjaku, Behlul Kasam Tërshnjaku, Rahmon Islam Tërshnjaku, Osman Rahman Tërshnjaku (ishte fëmijë dhe ka shpëtuar i gjallë), pastaj Veli Selim Tërshnjaku, Shefik Veli Tërshnjaku, Aziz Selim Tërshnjaku, Sherif Ramadan Tërshnjaku, Destan Minir Tërshnjaku, Shasë Behlul Tërshnjaku, Ajup Limon Tërshnjaku, Myftar Ymer Tërshnjaku, Xhemshit Adem Tërshnjaku (ishte fëmijë ka shpëtuar i gjallë), Fezë Latë Bojaxhiu, Halil Sallah Bojaxhiu, Fazli Bojaxhiu, Xhelil Bojaxhiu, Qerim Maksut Bojaxhiu, Ymer Maksut Bojaxhiu, Rizan Mazllam Ulaj, Sylë Mazllom Ulaj, Milaim Piraj, Sallah Cenaj (ishte fëmijë dhe ka shpëtuar i gjallë), Misin Lepri (Bojaxhiu) Tosun Hasan Piraj, Dervish Tahir Piraj (ka shpëtuar i gjallë), Ibrahim Lekaj, Avdurrahman Shaban Piraj, Mehmet Veliu, Kurtish Bahti Ulaj, Sherif Halim Bojaxhiu, etj.
Për t’i shpëtuar masakrave serbe disa gra të fshatit si, Qelebije Bojaxhiu, Durishahe Bojaxhiu, dhe Xhylferije Bojaxhiu së bashku me gra dhe vajza të tjera ishin fshehur në pusin e Rakip Zenel Pirajt dhe aty kishin qëndruar dy ditë e dy netë. Gra dhe fëmijë të tjerë u strehuan në shtëpinë Hasan Veli Bojaxhiut.
Gjatë sulmit dhe bastisjeve në fshat serbët mbytën plakun e sëmurë Mulla Shaban Piraj të cilit ja zunë frymën më jorgan. Shabani ishte imam i fshatit. Mbi fshat te vendi i quajtur “Lisat e Nebisë” ushtarët serbë e plagosin për vdekje Ibrahim Lekaj i cili ishte duke u arratisur nga Pllava për Rapq.
Në gusht të vitit 1913 kryengritësi Qazim Lika e Kadri Shahini, u prinin forcave kryengritëse në Pllavë. Tre kryengritësit nga ky fshat ishin Dervishali Piraj, Islam Lepraj dhe Abaz Lepraj të cilët nga vendi i quajtur “Lama e Spahisë” kishin shtënë me armë në naqellnikun sërb Bogdanin që ishte komandant dhe udhëheqës i administratës sërbe i vendosur në fshatin Vraniq të Gorës. Thuhet se ky sulm kundër naqallnikut ishte shkaku i hakmarrjes sërbe që pasoj më vonë. Naqallniku Bogdani kishte nisur një sulm të befasishëm ku dogji fshatin Pllavë në tërësi. Fillimisht u dogj lagja Gjabalaj, u shkrumbua shtëpia e Idriz Ramës dhe Islam Leprajt (kryengritës) pastaj u dogjën edhe lagjet Bojaxhiu, Tërshnjaku etj. Pllava u gjet para një rrëmuje të kobshme u dëgjohej vetëm vaji i grave dhe fëmijëvë që ishin katandisur nëpër male e fusha, ku një grua e lagjes Tërshnjaku për ta shpëtuar kokën duke ikur, e lënë një fëmijë të vogël tek “Lumi i Pllavës” të cilën pastaj e merr një grua tjetër e lagjes Bojaxhiu. Sipas të dhënave Osman Sejfi Bojaxhiu së bashku me Sallah Cenën dhe Xhemshit Tershnjakun kishin shpëtuar, ishin liruar nga ushtria dhe në vend se të ktheheshin në fshat shkoj në fshatin Pobreg të Kukësit nga ku pastaj pas dy javësh kthehen në shtëpi
FSHATI RRENC
TË SHPËRNGULUR
RRENC
Bajram R Skeraj 1912, më 1929 është shpërngulur në Banderma të Turqisë për shkaqe ekonomike. Është marrë me bujqësi dhe blegtori si në vendlindje ashtu edhe në Turqi. Edhe i biri i tij Emrullahu ka mbetur në Turqi. Familja e tij është e madhe dhe jeton dhe vepron në Banderma.
Tafil Hoxha 1920, më 1952 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Durrës, ku ka punuar si shofer i lokomotivës së trenit. Atje ka krijuar familje.
TË BURGOSUR
RRENC
Ibrahim Kajbe 1925, në vitin 1953 është dënuar për shkaqe politike me 30 ditë burg që i mban në burgun e Prizrenit, pas burgut ka punuar në Beograd.
TË TORTURUAR
RRENC
Hasan Kajbe 1877, në vitin 1950 është rrahur mizorisht në Llapushnik gjatë tetë ditëve me pretekst të kërkimit të armëve. Ka pasur pasoja fizike dhe psikike.
Izet Skeraj 1927, më 1950 është torturuar rëndë në Llapushnik me pretekst të kërkimit të armëve duke e futur në gropë me ujë gjatë dimrit. Torturat kanë zgjatur deri sa ka hequr dorë vetë pushteti për shkak se nuk ka pasur armë. Ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore.
Shahin Gërdellaj 45 vjeçar, më 1951 në Llapushnik është torturuar rëndë duke e futur në gropë me ujë të ngrirë në pretekst të kërkimit të armës ku ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Është detyruar të shpërngulet. Ka qenë imam i fshatit në Rrenc, është obliguar që të blejë armë e ta dorzoje, ku dhe përkundër kësaj prapë është torturuar deri sa është shpërngulur për Turqi. Ka patur edhe djalin me vete Shenasiun i cili jeton me familjen e gjerë në qytetin e Bursës në Turqi.
Islam I Kajbe 1878, në vitin 1950 në Llapushnik është torturuar ku është futur edhe në gropë me ujë të ftohtë gjatë dimrit për çdo dy orë. Është torturuar në vazhdimësi gjatë 10 ditëve me pretekst të kërkimit të armëve. Ka mbetur me pasoja të rënda reumatike. Islami ka qenë atdhetar, prandaj ka qenë në shënjestër të regjimit serbë, ku dhe disa vjet më parë ka qenë i plagosur nga policia serbe. Atë ditë kur është plagosur, në atë moment i është vrarë nëna dhe i është kallur shtëpia.
FSHATI SHAJNE
TË SHPËRNGULUR
SHAJNE
Hysni Bajrami pas vitit 1960 është shpërngulur në Beograd për shkaqe ekonomike duke punuar punë të ndryshme.
Midin Misini 1959, gjatë viteve 1981-1982 është shpërngulur në Sarajevë si i pa punë. Gjatë luftës së fundit ka marë pjesë si oficer në anën e boshnjakëve.
Sylejman Rashiti 30 vjeq pas vitit 1960 është shpërngulur në Beograd dhe ka punuar si kamarier.
Mestan Halili pas vitit 1962 ka shkuar në Beograd si i papunë ku ka punuar në fabrikë. Është larguar për shkak të gjendjes ekonomike dhe nuk janë kthyer në vendlindje.
Ismail Ismaili në kohën e Zogut ka kaluar në Borje të Shqipërisë, për shkak të hakmarrjes ku është marrë me bujqësi. Ka krijuar familje, 4 djem e një motër. Jetoi në Kukës.
Reshit Sejrani është shpërngulur në Turqi ku është marrë me bujqësi dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Shahin Ismaili para Luftës së Dytë Botërore është shpërngulur në Shqipëri. Është marrë me bujqësi ku është martuar dhe ka krijuar familje.
Safet Ibrahimi, më 1965 është shpërngulur në Bor të Serbisë ku ka punuar. Fillimisht ka punuar në Beograd e pastaj në Bor. Është shpërngulur për shkaqe ekonomike.
Gafur Halili 1927, në vitin 1962 ka humbur dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
TË BURGOSUR
SHAJNE
Nazmi Ramadani 1957, gjatë vitit 1994 është dënuar me 1 muaj burg për shkak të mospranimit të planprogramit mësimor sërb, dhe protestave popullore për lirimin e objekteve shkollore. Ka punuar si drejtor në shkollën fillore “Nazim Berati”.
Ramadan Rexhepi 1948, gjatë vitit 1968 në Prizren, për shkak të demonstratave 1968, arrestohet dhe dënohet një muaj të cilën e mban në burgun e Prizrenit. Ka punuar si arsimtar i matematikës. Si maturant në normalen e Prizrenit ka marrë pjesë aktive në demonstrata që janë mbajtur në Prishtinë, Prizren, dhe qytetet tjera të Kosovës.
Nevzat Bajrami 1960, në janar të vitit 1990 është dënuar me 28 ditë të cilën e kanë mbajtur në burgun e Prizrenit për shkak të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese. Pas studimeve i keqësohet gjendja, merret me bujqësi dhe si mjek në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash.
Jetes Mustafa 1958, më 1981 dënohet me tre muaj për shkak të propagandës armiqësore, ku pas vdekjes së Titos ka bërë komente pse janë vendosur flamujt në gjysëmshtizë. Dënimin e mban në burgun e Prizrenit, dhe që nga ajo kohë mbetet i papunë.
Sejran Sejrani në vitin 1945 është dënuar me tri vjet burg të cilën e mban në burgun e Nishit ngase ka refuzuar të shkojë në Tivar. Pas dënimit merret me tregti.
Mustafë Mustafa, më 1988 dënohet me 4 muaj.
TË TORTURUAR
SHAJNE
Mylaim Ramadani 1922, më 1955 është torturuar në stacionin e policisë në Dragash duke i kërkuar armë, ku është detyruar ta dorëzoi.
Ibrahim Misini 1906, në vitin 1952 është rrahur në stacionin e policisë në Dragash deri sa e ka sjellur armën. Është rrahur gati çdo ditë dhe pastaj kanë shkuar për ta kontrolluar në shtëpi, ku më parë ia kanë futur armën në shtëpi gjoja se e kanë gjetur. Ka mbetur me pasoja psikike.
Gjylbehar Elmazi 1919, gjatë vitit 1954 në Prizren është rrahur në mënyra të ndryshme disa ditë rresht, ngase ka dezertuar për të shkuar në luftë në Tivar. Është rrahur për vdekje dhe e kanë lënë aty. Pas viteve 50 e kanë kërkuar sërish për armë duke e torturuar deri sa është detyruar ta gjejë një armë për ta dorëzuar.
Bahtijar Kamberi 1920, në vitin 1951 është torturuar për disa ditë fizikisht në Dragash dhe Prizren sepse i është shmangur luftës për Tivar.
Kurtish Sejrani 1922, në vitin 1952 është rrahur në forma të ndryshme në Dragash dhe Prizren disa ditë duke i lënë pasoja fizike dhe psikike.
Ryshen Ibrahimi 1890, në vitin 1951 është rrahur për 10 ditë në stacionin e policisë në Dragash deri sa e kanë detyruar të sjellë një armë.
Musa Misini 1896, në vitin 1953 është rrahur brutalisht duke e futur në plumb gjatë dimrit disa javë në stacionin e policisë në Dragash, deri sa gjoja i është gjetur arma në pleme ku bashkëpunëtorët e pushtetit e kishin futur vetë. Pasojë e torturave është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore deri në vdekje.
SHARR
TË TORTURUAR
SHARR
Sevdet Spahiu, më 1991 thirret në bisedë informative.
Fadil Qusaj më 1997 maltertohet fizikisht dhe dënohet me 20 ditë burg.
Ferat Qusaj më 1996 maltertohet fizikisht
Kadri Qusaj më 1996 maltertohet fizikisht
Sheap Qusaj më 1996 maltertohet fizikisht
Raif Shala, bastiset më 27.09.1991.
Nexhmedin Emini, më 1991 thirret në bisedë informative.
Fikri Misini, më 1991 thirret në bisedë informative.
Avni Salihu, më 1991 thirret në bisedë informative.
Dalip Çengaj, bastiset më 03.02.1993.
Rexhep Qukovci, bisedë informative.
Naim Ramadani, bisedë informative.
Naim Kurtishi, bisedë informative.
Jahja Berisha, bisedë informative.
Latif Çengaj, i maltertuar fizikisht.
Hajrush Krasniqi bisedë informative.
Bekim Emini, i maltertuar.
FSHATI XERXE
TË SHPËRNGULUR
XERXE
Shasivar Rahmani rreth 40 vjeçar, më 1940 është shpërngulur për Turqi. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me bujqësi. Është shpërngulur për shkak të torturave nga pushteti.
TË BURGOSUR
XERXE
Nail Dauti, më 1991 dënohet me 50 ditë.
TË TORTURUAR
XERXE
Rakip Rahmani, Taip Rahmani, Milaim Halimi, Esat Zyberi, rreth 40 vjeç, gjatë viteve 1953-1955 janë torturuar në Dragash dhe Llapushnik për disa ditë resht, fizikisht, psiqikisht, janë futur në ujë të ftohtë etj. Shumica nga të lartpërmendurit janë detyruar të blejnë armë dhe ti dorëzojnë në polici. Për shkak të torturave kanë pasur pasoja të rënda shëndetësore.
FSHATI ZAPLLUXHE
TË SHPËRNGULUR
ZAPLLUXHE
Aziz Azizi 24 vjeçar, më 1919 shpërngulet në Anadoll për shkaqe ekonomike, ku është marrë me bujqësi dhe blegtori. Ka vdekur si i vetmuar në Turqi pa pas mundësi për ty kthye në vendlindje për ta pa djalin e vet dhe dy vajzat.
Sylejmon Myrtezani 19 vjeçar me 1920 është shpërngulur në Salili në Stamboll ku është marrë me blegtori. Është shpërngulur për shkaqe ekonomike si person i vetëm, ku në shtëpi ka lënë djalin, dy vajzat dhe gruan. Ka vdekur në Turqi si i vetmuar.
Iljaz Avdiu 29 vjeçar 1921 për shkaqe ekonomike shpërngulet në Stamboll ku merret me blegtori. Ka qenë i vetëm kur është shpërngulur, kurse në moshën 30 vejqare është martuar në Turqi dhe ka lënë dy fëmijë pasardhës. Ka vdekur në Turqi.
Musli Selimi 22 vjeçar, më 1920 është shpërngulur në Stamboll e pastaj në Sahlili për shkaqe ekonomike ku është marrë me bujqësi dhe blegtori. Ka ka pasur 7 djem e nje vajzë.
Mahmut Selimi 1911më 1951 është shpërngulur në Stamboll e pastaj në Sahlili ku e ndërrojnë mbiemrin në Erdag. Në vendlindje ka qenë mësues në fshatrat Pllajnik dhe Zgatar, kurse në Turqi është marrë me bujqësi dhe blegtori. Është shpërngulur për shkak të torturave të pushtetit komunist. Ka ndrruar jetë duke e vizituar vendlindjen në spitalin e Prizrenit ku kufoma dërgohet nga familjarët e afërt dhe farefisi në Turqi ku edhe varroset.
Hysni Mehmeti 1918, për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Anadollu e pastaj në Stamboll.
Ramadon Hasoni me gjithë familje është shpërngulur në Turqi.
Hason Hasoni me gjithë familje është shpërngulur në Turqi.
Shani Veliu me gjithë familje është shpërngulur në Turqi.
Hesat Halili është shpërngulur në Turqi.
BURGOSJET
ZAPLLUXHE
Naser Zeqir Dauti 1962, është burgosur më 11.03.1982 dhe është dënuar me 64 ditë, duke qëndruar në burg deri më 15.05.1982. Burgun e ka mbajtur në Prizren. Është dënuar për veprimtari armiqësore kundër rendit kushtetues ndaj RSFJ – së. Pas burgosjes merret me punë krahu në Slloveni, ku tani ndodhet në Austri me familje.
Ramadan Hilmi Avdiu 1961, është burgosur më 20.07.1998 në Prishtinë për veprimtari armiqësore, si i dyshuar për grumbullimin e mjeteve për luftën ee UÇK-së dhe si pjestar i UÇK-së, me çrast dënohet me tre vite e gjysmë burg, të cilat e mban në burgjet e Prishtinës, Prokuples, Nishit, Dubravës, Lipjanit, Pozharevcit dhe Smederevës, derisa është liruar më 10 mars 2001.
Halim Shemsidini 1947, më 1994 është dënuar më 18 muaj me akuzën për veprimtari armiqësore për formimin e shtabit ushtarak të mbrojtjes. Dënimin e ka mbajtur në Prizren, Lipjan dhe Dubravë. Pas dënimit ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Emin Duraku”.
Enver Halili, më 1984 dënohet me 20 ditë.
Ramadan Fetahu, më 1989 dënohet me 50 ditë.
Shaban Shemsidini, më 1990 dënohet me 60 ditë.
Naser Dautaj, më 1982 është dënuar me kundërvajtje prej 60 ditësh.
Faredin Murtezani, më 1990 dënohet me 1000 din.
TË TORTURUAR
ZAPLLUXHE
Fidan Hysen Dauti 1927, në vitin 1954 është keqtrajtuar në aksionin për dorëzimin e armëve. Pas asaj kohe është marrë me punë krahu fillimisht në Beograd e pastaj në Austri.
Feriz Ibrahim Remadani 1913, gjatë viteve 1950 – 1956 është keqtrajtuar në Zaplluxhe dhe Dragash në aksionin për mbledhjen e armëve. Është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Refik Remadan Hamzaj 1907, është keqtrajtuar gjatë viteve 1953 – 1956 në Dragash dhe në zyrë të vendit në Bresanë me motivacion të kërkimit të armëve. Është marrë me bujqësi dhe blegtori.
Rexhep Ryshen Veliu 1920, gjatë vitit 1956 gjatë aksionit për mbledhjen e armëve është keqtajtuar në Zaplluxhe, Dragash dhe Llaposhnik. Është marrë me blegtori.
Feriz Ajuip Fetahu 1900, gjatë viteve 1953 – 1956 është keqtrajtuar në zyrën e vendit dhe në Llapushnik gjatë aksionit për dorëzimin e armëve. Pas kësaj kohe ka punuar si blegtor në Maqedoni.
Nasuf Veliu 1925, gjatë viteve 1952 – 1956 gjatë aksionit për dorëzimin e armëve, është maltretuar duke u rrahur në Dragash, Llaposhnik etj. Nga keqtrajtimet ka qenë i sëmurë, ka vdek diku në vitet 1976 – 1978.
Idajet Zeneli 1915, gjatë viteve 1952 – 1956 është keqtrajtuar nga organet e pushtetit, gjatë aksionit për mbledhjen e armëve. Keqtrajtimi i është bërtë në Llaposhnik, Bresanë, në Lumin e Zaplluxhes është keqtrajtuar në dimër. Pas kësaj kohe është marrë me blegtori.
Haki Tosun Myrtezani 1924, në dimrin e vitit 1953 në aksionin për mbledhjen e armëve nga ana e regjimit është keqtrajtuar duke e futur në ujë të lumit si dhe është dënuar me 37 ditë burg. Pas përfundimit të dënimit është dënuar me punë vulletare të detyrueshme në hekurudhë. Më vonë për të siguruar bukën e gojës është detyruar të shkojë në Beograd për të punuar si punëtor krahu.
Zeqir Zeneli 1924, gjatë viteve 1952 – 1956 në aksionin për mbledhjen e armëve është keqtrajtuar në Bresanë dhe te Lumi i Zapllugjes duke e futur në ujë. Është marrë me bujqësi.
Nuridin Halili, bastiset ne prill të vitit 1990.
TË VRARË
ZAPLLUXHE
Avdi Hebip Buhiu 1922, me 1946 në Bresanë dhe Dragash është torturuar në kohën kur i kanë marrë Vehbi Murtezanin dhe Sabri Veliun, Avdi Nuhiu bashkë me 20 shokë të tjerë kanë qenë të strehuar në mal, kurse pas kësaj kohe, vjen urdhri premtues kinse të gjithë ata që janë në male, mund të dorëzohen pa kurrfarë pasoje. Ky ishte një mashtrim, ngase torturimi i personave të arratisur filloi menjëherë, ku njëherë burgoset një muaj, e pastaj dërgohet në Prizren në vendin “Islahane” ku rrin i mbyllur edhe dy muaj dhe në fund nga ky vend dërgohet në ushtri në Slloveni në Bled, ku qëndron 24 muaj pa ardhur në shtëpi. Edhe pse kishte shkuar ushtarë, familja kishte vuajtur shumë nga pushteti duke u kërkuar armë, ku nëna e Avdiut burgosët tri herë nga tri ditë në burgun e Bresanë.
Sabri Ryshen Velia 25 vjeç, në shtator të vitit 1945 është ekzekutuar nga ushtria serbe të “Ura e Krajkit” në Nashec. Në periudhën 1944-45 i bashkëngjitet luftarëve të Ballit Kombëtar nga Kabashi si Hasan Hysen Shabani, Hasan Kabashi, Uk Ymeri, Ibrahim Kabashi etj. Nga Prizreni luftëtarët e prirë nga Nijazi Alishani, Reshat Karakxhiu etj., në periudhën 44-45 zhvilluan luftime në “Rudinë të Kosavës”, në “Shtavë” dhe “Gjerman” të Zgatarit, ku aty vritet edhe Ibrahim Kabashi nga fshati Grejkoc, varri të cilët gjendet rreth malit “Shtav” dhe i thonë “Vorri i Kabashit”.
Në “Gur të Zi” ku ka marrë pjesë edhe Rizah Kapetani me një grup luftëtarësh të cilët nga Maqedoia kalojnë në Greqi. Sabriu me shumë shok pas luftës arratisët në mal dhe pas 6 muajve një ditë me Vehbi Myrtezanin shkon në fshat për të marrë buk për shokët, ku atje pasi e rrethojnë fshatin ushtira serbe, i marrin dhe duar lidhur i drejtojnë në drejtim të Prizrenit ku së bashku me 4 djem tjerë nga fshati Muradem në mes të natës te “Ura e Krajkut” rreth Drinit i pushkatojnë dhe i mbulojnë me rërë. Familja rreth katër muaj s’kanë ditur asgjë për fatin e djemve. Famljet pas marrjes së tyre, janë torturuar dhe burgosur, kurse Ryshen Velia, babait të Sabriut i djegin shtëpinë serbët, kurse familjen dërgojnë në Dragash i burgosin me javë të tëra. Pas 4 muajve, disa qytetar i zbulojnë kufomat, ku informohen familjarët të cilët me disa fqinj dhe miq shkojnë i gjejnë kufomat ku UDB-ja i detyron ti varrosin në varrezat e Nashecit te familja Hazeraj, ku edhe sot e kësaj dite eshtrat gjenden në këtë vend.
Ali Fetahu 23 vjeq, me 1946 pas shkuarjes me dhunë në ushtri Jugosllave në Maribor të Sllovenis, është mbytur. Pas tre muajve UDB-ja e informon familjen se djali juaj është vrarë gjatë pastrimit të terrenit nga minat. Kufomën nuk e sjellin në familje kurse e vërteta është se është torturuar rëndë dhe nga torturat ka vdekur.
Vehbi Tosun Myrtezani 1922, i ekzekutuar nga ushtria serbe te “Ura e Krajkit” në Nashec ku para ekzekutimit është torturuar. Të dhënat janë të njëjta si të shokut të tij Sabri Veliut.
Limon Rrystemi 42 vjeçar, më 1923 te “Guri i zi” mbi Zaplluxhe është mbytur për shkak se ka shkuar në Tetovë për të marrë drith për bukë, për ti ushqyer fëmijët. Kur vjen te “Guri i zi”, xhandarmëria sërbe me komandant Kikec Milutini i vrasin bashkë me dy kushërinj e tij. I ndjeri kishte lënë fëmijët e vegjël dy djem e dy vajza të cilët janë rritur në kushte shumë të vështira.
Ramiz Rrystemi 38 vjeçar, më 1923 është vrarë të “Guri i zi”, sipas të njëjtës ngjarje si e Limon Rrystemit.
Demir Hajredini 41 vjeçar i vrarë me 1923 me histori të njejtë si e Limon Rystemit e Ramiz Rystemit.
Rreth 60 persona nga ky fshat kanë vdekur nga uria dhe kolera, emrat e të cilëve nuk janë të njohur. Kjo ka ndodhur në periudhën 1916-18 në fshatin Zaplluqe në periudhën e quajtur “Zia e bukës” ku nga fshati Zaplluxhe kanë vdekur mbi 35 qytetar dhe 20 nga sëmundja e kolerës apo lulngjyrës.
Muhamed Daim Shemsidini, 1974 nga fshati Zaplluxhe, baba i një fëmie. Më 1 shtator 1998, Muhamedi së bashku me vëllain e tij Xhymretin dhe mikun e tij Sabri Hasan Maliqin shkojnë në mal për të marrë dru. Po atë ditë fillon ofensiva e forcave ushtarako-policore serbe mbi pozicionet e UÇK-së të vendosura në fshatrat e Vërrinit. Në ndërkohë i zënë forcat serbe dhe i masakrojnë që te tre. Një javë nuk u ditë asgjë për fatin e tyre. U gjetën të vrarë në vendin e quajtur “Myskepojë” në mes të malit të Zaplluxhës dhe të Struxhës.
Xhymret Daim Shemsidini, 1976, nga fshati Zaplluxhe, vëlla i Muhamedit.
FSHATI ZGATAR
TË SHPËRNGULUR
ZGATAR
Elez Zyber Elezi 1908, në vitin 1931 është shpërngulur në Stamboll për shkak të presionit serbë. Është marrë me blegtori si në vendlindje ashtu dhe në Turqi, ku ka krijuar familje në Stamboll, dy djem dhe një vajzë.
Hilmi Ajet Misini 1936, më 1956 është shpërngulur në Kovaqic të Vojvodinës për shkaqe ekonomike. Është marrë me blegtori dhe ka patur mulli, kurse në Vojvodinë është marrë me punë të ndryshme. Ka krijuar familje 4 djem dhe një vajzë që jetojnë në Vojvodinë, ndërkaq Hilmiu ka vdekur në Kovaqic.
Abaz Ajet Misini 1922, në vitin 1954 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Beograd ku ka punuar punë krahu, kurse në vendlindje ka qenë mullinxhi. Pos bashkëshortes ka edhe djalin dhe nipin e mbesen në Beograd.
Abdurahim Iljazi 40 vjeçar, më 1945 është shpërngulur në Stamboll për shkaqe politike dhe ekonomike. Si në vendlindje ashtu dhe në Turqi është marrë me blegtori dhe bujqësi. Ka qenë sportist në fushën e pelivanave.
Qerim Iljaz Iljazi 42 vjeçar, më 1944 është shpërngulur në Turqi – Stamboll për shkaqe politike. Është marrë me bujqësi e blegtori, ka qenë hoxhë nëse e ka patur të kryer medresen. Në Stamboll ka qenë kadi në Gjykatën Supreme të Stambollit. Ka vdekur në moshën 75 vjeçare ka lënë dy djem dhe dy vajza ku njëri djal ka jetuar në Veshallë të Tetovës.
Zenun Destan Sinani 1914, më 1932 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Beograd dhe ka punuar në transportin urban të qytetit, kurse në vendlindje si bari.
Alushan Bajram Sinani 1910, më 1935 është shpërngulur në Stamboll për shkaqe ekonomike ku dhe ka vdekur. Si në vendlindje ashtu dhe Turqi është marrë me bujqësi e blegtori. Ka krijuar familje dhe ka patur dy djem e dy vajza.
Taip Arif Misini 1940, më 1964 është shpërngulur në Dyseldorf të Gjermanisë për shkaqe politike, ku ka punuar si shofer i autobusit. Në vendlindje ka qenë rrobaqepës. Ka lënë gruan dhe dy djemtë që jetojnë në Gjermani. Deri në vitin 2000 nuk ka mundur të vijë në vendlindje për shkaqe politike, kurse më 2014 vdes.
Arif Halit Ibrahimi 25 vjeçar, është marrë me bujqësi e blegtori, në vitin 1913 për shkak të mobilizimit për luftë është detyruar të shpërngulet në Adana të Turqisë ku ka punuar si mjeshtër. Ka lënë tri vajza. Ka vdekur te vajza dhe dhëndri pasi nuk kishte djalë.
Tefik Alit Ibrahimi 40 vjeçar është marrë me bujqësi e blegtori dhe artizanate. Në vitin 1912 për shkaqe ekonomike ka shkuar në Stamboll ku ka punuar si udhëheqës në oborrin e pashait. Është marrë edhe me gjueti dhe thuhet se ishte një prej shejtarëve më të mirë në oborin e pashait. Ka lënë dy djem dhe tri vajza në Kosovë.
Avdi Shefik Avdiu 1920, është marrë me bujqësi kurse në vitin 1965 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Maqedoni, Kadaslla-Velez ka lënë një djalë në Prizren.
Ymer Jenuz Ferati 1924 është marrë me bujqësi. Në vitin 1947 për shkak të presionit nga pushteti ka ikur në Fier të Shqipërisë ka punuar si vozitës i autobusit. Ka vdekur diku në rrethin e Fierit.
Hajredin Gani Xhaferi 1961, zejtar, më 1984 për shkaqe ekonomike është shpërngulur në Bihaq të Bosnies dhe Hercegovinës ku punon si punëtor hekurudhe. Ka krijuar familje dhe ka dy djem e një vajzë në Bihaq.
TË BURGOSUR
ZGATAR
Nexhat Ibrahimi 1959, në vitin 1992 është arrestuar dhe dënuar me 8 vjet burg të cilën e ka mbajtur në burgjet e Prizrenit si dhe Zajeqar të Sërbisë. Është dënuar për veprimtari armiqësore ndaj shtetit. Pas burgut punon në Bashkësinë Islame në Prizren.
Safije Jashar Avdiu afër 60 vjeçare, në vitin 1943 është arrestuar dhe dënuar tre vjet e katër muaj burg të cilin e ka mbajtur në burgjet e Prizrenit, Nishit dhe Zajeqarit. Arrestimi është bërë me akuzën se bashkëshorti dhe dy djemtë e saj ishin në ballin ndërkombëtarë. Pas vuajtjes së dënimit prej 1. 5 vjet, lirohet nga burgu dhe pas dy muajsh vdes. Lirimi para kohe nga burgu është bërë me sugjerimin e mjekëve që mos të vdes në burg.
Pashije Mustaf Ibrahimi 1880, në vitin 1995 është arrestuar dhe dënuar me një muaj burg të cilën e ka mbajtur në burgun e Prizrenit me akuzat e mbulesës – shamisë. Ishte amvise.
TË VRARË
ZGATAR
Fatmir Elez Muharremi 1977, më 16 maj 1999 është vrarë në shtëpi të vet në lagjen “Bylbyldere” në Prizren, për shkak se ka refuzuar ta lëshoj shtëpinë. Është therë me thikë bashkë me agjën e tij.
Enes Qamil Muharremi 1954, me 16 maj 1999 është vrarë në shtëpinë e tij në lagjen “Bylbyldere” në Prizren për shkak të refuzimit për tu larguar nga shtëpia. Është therë me thikë nga paramilitarët sërb.
Nesim Adil Muharremi 1931, gjatë vitit 1953 është vrarë si ushtarë në Slloveni, afër Triestës. Vrasjen e tij pushteti e ka arsyetuar gjoja se ka ra në fushë të minuar gjatë kohës sa ishte ushtar i APJ-së. Vrasja e tij ka mbetur enigmë.
Elez Elezi 1923, gjatë Luftës së Dytë Botërore është internuar në Tivar, ku është ndër të vetmit dëshmitar të luftës së Tivarit, i cili me shumë mund dhe sakrificë ka arritur t’i shpëtoj kësaj masakre.
Sani Bajram Bajrami 1968, gjatë vitit 1999 në pragun e shtëpisë së tij është vrarë 26 maj 1999 nga paramilitarët sërb.
Mulli Adem Emini 1922, më 15 03 1945 është vrarë gjatë LNÇ-së në Deçan. Ka qenë luftëtar i Brigadës së V Kosovare.
Shani Mehmet Jusufi 1921, gjatë vitit 1945 është vrarë nga forcat reaksionare në vendin e quajtur Mali i Bukovicës afër Resnjes në Maqedoni. Ka qenë ushtar i Brigadës së V Kosovare.
Eshref Nexhip Aslloni, me 13. 03. 1945 është shpërngulur në Peshkopi dhe deri më 1960 nuk është ditur për fatin e tij. Në vitin 1966 është kthyer në vendlindje në Zgatar, pas 21 viteve. Është shpërngulur për Shqipëri gjatë kohës së tragjedisë së Tivarit.
Bajram Nuredin Bajrami 1920, gjatë vitit 1945 është vrarë tradhtisht në Deçan nga një grup malazezësh. Ka qenë luftar në LNÇ.
Sefer Sinan Sinani 1860, gjatë vitit 1913 është vrarë nga ana e xhandarmërisë serbe në Vraniq të Gorës. Ka qenë në brigadën e Qazim Likës.
Nuri Xhelil Jenuzi 1911, në vitin 1943, ishte vullnetar – ushtar i Ballit Kombëtar, dhe është vrarë nga partizanët te vendi i quajtur “Kroi i ftohet” te Mali i Brrutit.
FSHATI ZYM
TË SHPËRNGULUR
ZYM
Rexhep Sele (babai i Ferizit), luftoi si kaqak në atë kohë kundër ushtrisë se krajlit nga viti 1913- 1920, dhe me pas nga torturat e tyre u detyrua të shpërngulej për në Turqi dhe prej asaj kohe asnjëherë nuk ju lejua të kthehet në vendlindje deri sa vdiq,
TË BURGOSUR
ZYM
Feriz Sele i lindur në Zym, burgoset për herë parë në vitin 1947 në Libare afër Prishtinës, për veprimtari armiqësore, për bashkëpunim dhe strehim të ushtarëve të ballit kombëtarë, për cka u dënua me tre vjet burgim, por mbajti 9 muaj burg nga se u lirua për shkak të amnistisë së kohës. Në vitin 1956, burgoset për herë të dytë duke përjetuar tortura gjatë kohës se Rankoviqit së bashku me nipin e vet Brahim Kryeziun, nga UDB- a në krye me xhelatin e UDB- së, për Opojë Nedeljko Zhivkoviqin, ku nipi tij Brahimi nga torturat vdiç në burg. Pos rrahjeve dhe maltretimeve fiziko – psikike Feriz Sele mbajti edhe 4 muaj burg në burgun e Prizrenit. Në vitin 1968 burgoset për herë të tretë, në nëntorin e vitit 1968, në ditën e festes së Jugosllavisë, ku në lokalet e shkollës fillore “Sezai Surroi” brohoriti publikisht “Rroftë Shqipnia”, “Rroftë flamur Kuq e Zi” dhe u dënua me 6 muaj burg të rënd, të cilët i mbajti në qeli. Arsyeja e ndjekjes së tij nga pushteti komunist ishte se babi i tij Rexhepi ishte kaçak i asaj kohe. Bashkëkombësit e quanin Rexhep cubi .
Rexhep Sele 1965, gjatë demonstratave të vitit 1981, ka qenë i thirrur shumë herë në biseda informative nga UDB – a serbe për veprimtari armiqësore për kërkesën “Kosova Republik” ku më pas e burgosin në burgun e Prizrenit, nga ku me pas lirohet me kushte.
Hesat Muhamet Selaj 1964, gjatë viteve 1989 – 1999 është dënuar me 10 vite burg për vrasje me motive private, ku burgun e ka mbajtur në Beograd, Pozharec, Nish. Pas burgut ka qenë punëtor fizik.
Shaban Krrabaj, më 1983 dënohet me 10 ditë.
TË TORTURUAR
ZYM
Haki Selaj gjatë vitit 1956 është torturuar në Llapushnik gjatë 40 ditore për dorëzim të armës. Është detyruar të blejë armë dhe ta dorzoi për t’ju shmangur vazhdimit të torturave.
Feriz Selaj gjatë periudhës të vitit 1956 është torturuar në Zym dhe Llapushnik gjatë periudhës 40 ditore me akuzën për dorëzimin e armëve.
Rexhep Selaj 17 vjeçar më 1981 në Zym është rrahur fizikisht gjatë periudhës 60 ditore, ku si pasojë ka përjetuar trauma psikike, dhe për t’ju larguar maltertimeve është detyruar të largohet përkohësisht nga fshati.
Enver Sele i lindur me 1970, në tetor të vitit 1988, kishte flet arrest nga UDB -a Serbe, për veprimtari armiqësore që të paraqitej në stacionin policor në Prizren, ku me pas ishte i obliguar që ta lëshoj Kosovën.
Kasam Qollopeku është maltertuar për armë, në kohën e Rankoviqit.
Rasim Sali Ejupi është maltertuar për armë, në kohën e Rankoviqit.
Kurtish Milaim Ejupi, është maltertuar për armë, në kohën e Rankoviqit.
Qamil Ajupi, më 4.09.1991 bastiset.
TË VRARË
ZYM
Memedali Haki Selaj 192, në vitin 1944 është vrarë nga partizanët, gjatë kërkimit të armëve te vendi “Dushku i Qollopekut”.
Hashim Halit Ajupi, 1981 nga fshati Zym, i cili më 17 korrik 1998, në pragun e shtëpisë së tij rreth orës 22, derisa po dilte nga dera e dhomës e vranë ushtarët serbë të stacionuar te vendi i quajtur “DUBRAVA” afër këtij fshati. Atë natë, gjatë gjithë natës u mitralua fshati Zym. Hashimi ka qenë i goditur me disa plumba të kalibrit të madh. Varrimi i të ndjerit është bërë të nesërmen me 18 korrik, në ora 16 në arën e tij, sepse nuk është lejuar që varrosja të bëhet në varrezat e fshatit. As në varrim nuk lejuan forcat serbe që të tuboheshin më tepër se 15 vetë, kryesisht familjarë të të ndjerit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.