Kundërshtohet propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë ka rekomanduar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind. Por, njohës të fushës e konsiderojnë propozimin si Pazar, ndërsa ekonomistët shtrenjtimi i tarifave të rrymë do të rriste edhe çmimet e tjera, që lidhen më të

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë ka rekomanduar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind. Por, njohës të fushës e konsiderojnë propozimin si Pazar, ndërsa ekonomistët shtrenjtimi i tarifave të rrymë do të rriste edhe çmimet e tjera, që lidhen më të

Opoja.net Opoja.net Kosova

Vetëm pak ditë i ndajnë kosovarët nga mundësia e shtrenjtimit të sërishëm të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që shtrenjtimi i tarifave të bëhet për 15%.

Ashtu siç ndodhë çdo vit, propozimi është pjesë e raportit konsultativ të ZRRE-së lidhur më të hyrat maksimale që lejohen për KOSTT-in, KEDS-in dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal.

E, ky raport gjendet në konsultim publik deri me 28 mars.

Por një rritje të tillë, njohësi i fushës së Energjisë, Daut Maloku e konsideron më shumë si pazar sesa nevojë.

“Kosova është në krizë energjetike tashmë edhe kjo krizë sa vjen e thellohet, dhe çështja e rritjes 30%, 15%, po i shohim edhe çmimet tjera është punë pazari nuk kemi bilanc se sa është prodhimi vendor dhe sa është importi e pastaj me u nxjerrë një logjikë”, ka thënë Daut Maloku, Njohës i fushës së energjisë.

E, një ish-ministër i Tregtisë thotë që rekomandimi ZRRE-së nuk është i arsyeshëm.

“Rekomandimi i ZRRE-së nuk është rekomandim i bazuar në realitetin në Kosovë, pra nuk ka një arsyeshmëri ekonomike, politike  dhe juridike”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë.

Në aspektin ekonomik, Bashkim Mustafa thotë që kjo rritje padyshim që do të ketë ndikim negativ në shtrenjtimin edhe të çmimeve të tjera.

“Si rezultat ka prodhuar dhe ka japur efektet e saj zinxhirore duke rritur çmimin e produkteve dhe gjitha shërbimeve  kjo rritje është e papranueshme, dhe e pa përballueshme për qytetarët, dhe si e tillë do ketë efektet e saj zinxhirore në rritjen e nivelit të të përgjithshëm të çmimeve”, ka thënë Bashkim Mustafa, Ekonomist.

Që nga viti 2021, kjo mund të jetë hera e tretë që rriten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-