Kur ke lexuar për herë të fundit një libër, ose një artikull të rëndësishëm reviste? A mos leximi yt i përditshëm përqëndrohet përreth Twitterit, përditësimeve të Facebook-ut, apo udhëzimeve në kutinë e drithërave që do të hash në vaktin e radhës? Nëse jeni një nga të shumtët që nuk e kanë shndërruar në zakon leximin e rregullt, mund të jesh duke humbur shumë. Të lexuarit ka një numër domethënës të mirash, dhe disa prej tyre po i rendisim këtu:
1. Stimulimi Nervor
Studimet kanë treguar se duke qëndruar mendërisht i stimuluar, mund të zvogëlosh progresin (ose ndoshta edhe ta ndalojë) e Alzhaimerit dhe Demencës, duke qenë se mbajtja e trurit në aktivitet, parandalon humbjen e fuqisë së tij. Ashtu si çdo muskul tjetër në trup, truri kërkon ushtrim për ta mbajtur të fuqishëm dhe të shëndetshëm, kështu që fraza “përdore, ose humbe”, është veçanërisht e përshtatshme kur bëhet fjalë për mendjen tënde. Edhe zgjidhja e gjëzave, apo shahu janë një ndihmë e madhe për stimulimin konjitiv.
2. Zvogëlimi i stresit
S’ka rëndësi se sa shumë stres keni në punë, në marrëdhëniet tuaja personale, ose çështje të tjera të panumërta me të cilat përballeni në jetën e përditshme, e gjitha rrëshqet tutje, kur zhytesh në një histori të bukur. Një roman i shkruar mirë mund të të shpjerë në sfera të tjera, ndërsa një artikull angazhues do të ta largojë vëmendjen dhe do të të mbajë në një moment të të tashmes, duke lënë tensionet të largohen dhe duke mundësuar relaksimin.
3. Dije
Çdo gjë që lexon mbush kokën tënde me copa të reja informacioni, dhe nuk mund ta dish se kur do të të duhen. Sa më shumë njohuri të kesh, aq më mirë i pajisur je për të trajtuar çdo sfidë me të cilën do të përballesh. Ja dhe dicka që nuk duhet ta harrosh: nëse e gjen veten në rrethana të tmerrshme, mbaj mend se, megjithëse mund të humbasësh çdo gjë tjetër – punën, zotërimet, paratë, madje edhe shëndetin – dijet nuk do të munden të t’i marrin kurrë.
4. Zgjerim i fjalorit
Kjo shkon me pikën e mësipërme: sa më shumë lexoni, aq më shumë fjalë përftoni, dhe ato do ta gjejnë padyshim rrugën për të hyrë në fjalorin tënd të përditshëm. Ti artikulosh mirë fjalët dhe të flasësh gjithashtu mirë, është një ndihmë e madhe në çdo profesion, dhe të dish se mund të flasësh ndaj njerëzve me pozitë, i mbushur me vetëbesim, mund të të rrisë shumë vetëvlerësimin. Kjo mund edhe të të ndihmojë në karrierë, ndërsa ata që janë të kënduar, që shkruajnë pa gabime, dhe me njohuri për më shumë terma, priren të sigurojnë ngritje në detyrë më shpejt (dhe më shpesh), sesa ata me fjalor më të vogël, dhe të cilëve iu mungojnë njohuritë mbi letërsinë, zbulimet e mëdha shkencore, dhe ngjarjet globale. Leximi i librave është gjithashtu jetësor për të mësuar gjuhë të reja, ashtu sikurse do të përmirësonte vetë të folurin dhe rrjedhshmërinë në të shkruar.
5. Përmirësimi i kujtesës
Kur lexon një libër, të duhet të kujtosh llojin e personazheve, të kaluarën e tyre, ambiciet, historinë, dhe ngjyrimet, si edhe temat e ndryshme dhe nën-subjektet, që i gjen pothuajse në çdo histori. Eshtë goxha gjë për t’u mbajtur mend, por mendja është dicka e mrekullueshme dhe mund të kujtojë relativisht lehtë këto gjëra. Cdo kujtim i ri që krijoni, farkëton sinapse të reja dhe forcon ato ekzistuese, gjë e cila ndihmon kujtesën afat shkurtër, si edhe vendosjen e humorit. Sa fantastike është kjo?
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.