U ble për kompakter të ri, por Ekoregjioni pa e përdorur asnjëherë e dërgoi tek automekaniku

Opoja.net Opoja.net Opoja

Por, përveç që ishin mbushur minimalisht me naftë, jo të gjitha dolën në terren.

Për të argumentuar se këta kamiona nuk ishin përdorur, “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar informacione nga Kompania për Menaxhimin e Deponive.

Nga të dhënat e kësaj kompanie, del se nga 5 kamionë të blerë në mënyrë urgjente vetëm 3 prej tyre kanë dalë në terren, dhe edhe ata janë shfrytëzuar minimalisht.

Kamionët me targat 04-142-KK dhe 04-147-KK nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të mbledhur mbeturina brenda një viti.

Kompania tregon se të njëjtit nuk kanë pasur asnjë zbrazje në deponi.

Kur “Betimi për Drejtësi” është paraqitur në këtë ndërmarrje për të marrë pamje të këtyre kamionevë, nuk i ka gjetur pikërisht kamionët që nuk janë shfrytëzuar për një vit.

Kamioni 04-147-KK nga punëtorët u tha se gjendet tek automekaniku për shkak të problemeve, ndërsa 04-142-KK është dërguar për operim në terriorin e komunës së Dragashit.

Punëtori tha që kamioni të ketë defekt me prerëse, përkundër se sipas specifikave të tenderit kjo pajisje ishte kërkuar të jete e papërdorshme.

Punëtori1: 142 dhe 147 a jon në terren a?

Punëtori2 : Njoni është atje në Dragash dhe njani defekt me prerës.

Gazetarja: Cili është defekt me prerës?

Punëtori2: Vallai qai përgjegjësi ju tregon

Gazetarja: Ky kompakteri mbrapa ka defekt a?
Punëtori1: Po, me prerës.

Gazetarja: Ju këtu i rregulloni a?

Punëtori: Na i rregullojmë çka rregullohet, mundet me ndodh naj defekt.

Gazetarja:  Prerëset kush i rregullon?

Punëtori: Këto senet këtu rregullohen.

Gazetarja: A është këtu 147-shi pra?

Punëtori: Nuk e di që po e pys përgjegjësin.
Gazetarja: Cili është?

Punëtori: Baca Xhele, ai me prerëse a është këtu në parking a, ai që ka problem me prerëse?

Punëtori2: Cili?

Punëtori1: 147-shi.

Punëtori2: 147-i është tu u dreq

Punëtori1: Po ku është, a është këtu a?

Punëtori2: Në servis në servis.

Gazetarja: Ku e keni servisin?

Punëtori2:Kush e ka fitu tenderin e ka servizin”.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Tenderi i dyshimtë i kamionëve, u kërkuan me urgjencë për t’u mbajtur në parking”, i cili transmetohet në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-