Komuna e Dragashit do të përfitojë nga një investim strategjik në energji, ku KOSTT do të ndërtojë një Nënstacion të ri me transformator dhe reaktor, si dhe linja të reja nëntokësore të transmisionit. Ky projekt përfshin edhe modernizimin e rrjetit me sistemin digjital SCADA, duke forcuar sigurinë kibernetike dhe përmirësuar dukshëm cilësinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.
Po ashtu, në Podujevë, KRU Prishtina do të ndërtojë Kolektorin dhe Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Zeza, ku do të kyçen të gjitha fshatrat kryesore. Në Dumnicë, do të ndërtohet një impiant me trajtim biologjik, duke shfrytëzuar kënetat artificiale dhe filtrimin natyror për pastrimin e ujërave të zeza.
Për realizimin e këtyre projekteve, në Takimin e XIV të Komisionit për Planifikim Strategjik, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendës Kryeministrit Besnik Bislimi, u miratuan aplikimet për grante investive në WBIF me vlerë prej 32.5 milionë euro, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.