Reagon kryetari Totaj pas dëmtimit të librit të shenjtë Kuranit në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Prizren ku është dëmtuar libri i shenjtë i Kuranit.

Totaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook këtë veprim e ka cilësuar si akt të papranueshëm i cili nuk përfaqëson vlerat e tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë qytetin e Prizrenit.

Po ashtu, ai ka theksuar se komuna me këtë rast mbështet organet e rendit në hetimin e rastit në fjalë dhe ruajtjen e harmonisë ndërfetare.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të tregojnë maturi dhe të mos bien pre e provokimeve, duke u mbështetur te institucionet për adresimin e këtij rasti. Vetëm përmes dialogut dhe respektit reciprok mund të ruajmë paqen dhe unitetin që na bën krenarë si qytetarë të Prizrenit”, ka shkruar kryetari Totaj tutje në faqen e tij zyrtare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-