Dortmundi dhe Lille kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Karim Adeyemi, kur realizoi për 1-0 në minutën e 22-të.
Pjesa e dytë kishte një ritëm të ngadaltë nga skuadra gjermane, me çka edhe u ndëshkuan.
Në minutën e 68-të, Haraldsson shënoi për 1-1, që doli të ishte edhe goli i fundit për këtë ndeshje.
Ky rezultat flet në favor të Lilles, pasi në javën e ardhshme e pret Dortmundin.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.