Mervan Salihu, emërohet kryeinfermier i ri i QKMF-së Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Mervan Salihu, emërohet kryeinfermier i ri i QKMF-së Dragash Pas përfundimit të të gjitha procedurave të rregullta të konkursit, kryetari i komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar, Mervan Salihu si kryeinfermier të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, njofton faqja zyrtare e kësaj komune.

Gjatë ceremonisë së prezantimit, kryetari Xheladini ka uruar kryeinfermierin e ri, Mervan Salihu për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe duke theksuar rëndësinë e përkushtimit maksimal për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës, thuhet në fund të këtij njoftimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-