Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka raportuar për pritje në pikat kufitare hyrëse të Kosovës edhe gjatë ditës së sotme.
Situata më e ngarkuar po regjistrohet në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, për të hyrë në Kosovë:
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë, ndërsa gjatësia e kolonës arrin deri në 1200 metra.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet variojnë nga 10 deri në 15 minuta.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.