Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ-së “Advancing Together”, u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër projekteve që synojnë ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve etnike në komunë.
Projektet përfshijnë shërbime shëndetësore, përmirësimin e infrastrukturës për fëmijët dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Shuma totale e projekteve arrin në 47 mijë euro, nga të cilat 28 mijë euro janë kontribuuar nga Komuna, ndërsa 19 mijë euro nga OJQ-ja. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.