Kryeministri Kurti nënshkruan kontratë me Turqinë për ndërtimin e fabrikës së municioneve

Një hap i madh drejt forcimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë është bërë me nënshkrimin e një kontrate me kompaninë shtetërore turke “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE).

Një hap i madh drejt forcimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë është bërë me nënshkrimin e një kontrate me kompaninë shtetërore turke “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE).

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kjo kontratë parashikon ndërtimin dhe vënien në funksion të një fabrike moderne për prodhimin e municioneve, me standardet e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt, duke e cilësuar atë si një investim strategjik për të ardhmen e vendit. Sipas tij, me këtë fabrikë, Kosova do të jetë në gjendje të prodhojë vetë municionet e nevojshme për forcat e armatosura, duke u bërë më e pavarur në këtë fushë.

Kontrata me MKE përmban një paketë të plotë shërbimesh, përveç furnizimit me makineritë e nevojshme për prodhimin e municioneve. Kompania turke do të marrë përsipër edhe trajnimin e stafit të fabrikës, mirëmbajtjen e pajisjeve për një periudhë të caktuar, si dhe furnizimin me sisteme për testimin e cilësisë dhe kalibrimin e municioneve.

Pas fillimit të prodhimit, fabrika e municioneve do të funksionojë si një ndërmarrje publike dhe si një markë 100% kosovare. Kjo do të thotë se fitimet nga prodhimi do të mbeten në vend dhe do të investohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të mbrojtjes.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-