Kryetari i Dragashit: S’mund t’i themi zyrtarit shko në shtëpi se ke bërë vepra penale para disa vitesh

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari Bexhet Xheladini, thotë se nuk ka qenë i informuar për të kaluarën dhe aktakuzat aktive të zyrtarit civil.

“Në momentin kur u hap konkursi kërkohet ai dokumentacioni se personi a është në hetime, ai sigurisht atë dokument e ka pru e ka dorëzu edhe sigurisht që personi në momentin kur ka konkuru nuk ka qenë nën hetime, nuk ka qenë do të thotë, ai ndoshta i ka kry veprat, por ka qenë person i lirë dhe nuk do të thotë se një person i cili kryen vepra penale dhe tan jetën ai duhet të jetë nën hetime ose duhet të jetë i dënuar dhe nuk ka të drejtë me u punësu”, ka thënë Xheladini.

Fehmi Selaj, në aplikimin e tij të bashkangjitur kishte “Certifikatë mbi dënimet penale”, në të cilën tregohet se nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Por, në këtë certifikatë nuk përfshihen aktgjykimet me gjoba dhe aktakuzat. Teksa, për aktgjykimin me të cilin është dënuar me 20 muaj burgim, i njëjti ka bërë rehabilitimin ligjor.

Xheladini, thotë se do të ndërmerren veprime për të në rastin kur do të pranojnë ndonjë vendim të Gjykatave.

“Derisa të na vjen informata prej Gjykatës, të na vjen vendimi prej Gjykatës ai person do të vazhdojë të punojë. Ne nuk mund t’i themi pse ti para disa viteve ke kry vepra penale, ti duhet të shkojsh te shpia, nuk mujm me i thënë se Ligji nuk e lejon atë. E moralisht ai, moralisht ai vetë mundet me thënë unë jam një precendent penal dhe s’po du me punu. Ai vetë mundet me vendosë, por ne s’kemi drejtë ligjore, nuk mundem unë me i thënë paske bërë vepra para disa viteve edhe ti shko të shtëpia se ai koka punësu në bazë të të gjitha rregullave me konkurs, me të gjitha rregullat edhe me ligj, a ka pasë ankesa, a nuk ka pasë ankesa nuk e di edhe tash ai person për momentin është i lirë, a është i lirë, është t’u punu”, shtoi ai.

Bazuar në të dhënat e CV-së, Fehmi Selaj filloi studimet në Departamentin për Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin “Hasan Prishtina”, gjatë vitit akademik 2004/2005.

Selaj, kishte punuar si administrator dhe përgjegjës i furnizimit në një kompani, “Micre Mobile Bankier” në një bankë në Dragash dhe financier në një kompani të autobusëve.

Gjatë këtij viti, Selaj u punësua si zyrtar civil në Komunën e Dragashit, ku veprimtarinë e tij e ushtron në Llapushnik të kësaj komune.

Puna si zyrtar civil në komuna, ka rëndësi të madhe sepse të njëjtit luajnë rol kyç në funksionimin dhe administrimin e shërbimeve publike në nivel lokal.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Dyshimet për pazare politike në punësimin e recidivistit në Komunën e Dragashit”, i cili transmetohet në Betimi për Drejtësi, KTV dhe TVArta/BetimipërDrejtësi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-