Cilat janë tri parimet themelore, të cilat çdo musliman i ka detyrë që t’i mësojë?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Pyetja:

Cilat janë tri parimet themelore, të cilat çdo musliman i ka detyrë që t’i mësojë?

***

Përgjigjja:

Robi duhet të ketë dije rreth Zotit të tij, fesë së tij dhe Pejgamberit të tij, Muhamedit ﷺ.

Ai duhet t’i mësoj këto pyetje dhe përgjigje me argumente.
Kush është Zoti yt?
Zoti im është Allahu, Ai i Cili me mirësitë e Tij kujdeset për mua dhe për çdo gjë që egziston. Ai është i Adhuruari im, perveç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Dhe argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit: “Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë.” (Fatiha2) Gjithçka përveç Allahut, është e krijuar nga Ai. Edhe unë jam një prej këtyre krijesave.

Kush është feja jote?
Feja ime është Islami. Islami është dorëzim dhe nënshtrim Allahut të vetëm.
Argument për këtë është thënia e të Lartësuarit:
Vërtet feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.” (Ali Imran19)
Dhe argument tjetër është thënia e të Lartësuarit:
Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamitajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve.”
(Ali Imran85)
Dhe argument tjetër është thënia e të Lartësuarit:
Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide3)

Kush është Pejgamberi yt?
Pejgamberi yt është Muhamedi ﷺ. Quhet Muhamed, i biri i Abdullahit, i biri i Abdulmutalibit, i biri i Hashimit. Është lindur në Meke. Nëna e tij quhet Amine, bija e Uehbit. Është Nebij dhe Resul për të gjithë njerëzit.

Allahu thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve…” (Ahzab40)
Ai është bërë Nebij me zbritjen e ajetit ‘Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë.‘ (Alak1) dhe është bërë Resul me zbritjen e ajetit ‘O ti i mbuluar: Ngrihu dhe terhiqju verejtjen (duke thirrur).’ (Mudethir12)

Pra, e ka obligim secili musliman t’i mësoj këto dhe të jetojë konform tyre.

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Ka shijuar ëmbëlsinë e besimit, kush është i kënaqur me Allahun, Zot (të tij), me Islamin fe (të tij) dhe MuhamedinProfet (të tij)”. [1]

—————————

[1] Tirmidhiu

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-