Autobusi Torsus është ideja e ukrainasit Vakhtang Dzhukashvili.
Dhe tani ai konsiderohet autobusi më i fortë në botë për terrene të vështira.
Të katër rrotat e tij fuqizohen nga një motor 6.9 litrash MAN me gjashtë cilindra dhe me 12 shpejtësi – i mjaftueshëm për të udhëtuar pothuajse në çdo lloj terreni.
ImageAutobusi TorsusFoto galeri
Dzhukashvili thotë se frymëzimi për të bërë diçka kaq të fortë erdhi nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në 2014.
Ai shpjegon se ai që duhet të ishte një korridor i sigurt jashtë konfliktit u shndërrua në poligon qitjeje dhe për shkak të gjendjes së rrugëve, autobusët e rregullt nuk mund të përballonin terrenin.
“Ideja jonë ishte që një autobus për terrene të vështira së paku do t’u jepte atyre një shans”, tha ukrainasi.
Ai shton se nuk është as një kamion i blinduar dhe as një automjet specifik ushtarak, por mund të përdoret nga forcat nëse dëshirojnë.
Bëhet e ditur se misioni i Torsus është të sigurohet që njerëzit të mund të lëvizin dhe të punojnë me siguri në disa nga mjediset më armiqësore në botë.
Automjeti ka shpëtuar jetë, ka ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit të gjejnë njerëz të zhdukur dhe ka çuar të tjerët me pushime në vende të vështira për t’u arritur.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.