Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj. Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, pritën në takim kryetarin e Komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, nga Maqedonia e Veriut, për një marrëveshje të re bashkëpunimi.
Ky takim synon krijimin e një platforme për aplikime të përbashkëta në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA, me fokus të veçantë në kujdesin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, z. Burim Shala, duke përforcuar angazhimin për projekte që ndihmojnë ruajtjen e ambientit në të dy komunat.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.