Në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futsal, lojtari i FC Vjosa, Mentor Mejzini, me origjinë nga fshati ynë Kosavë, ka fituar çmimin “Lojtari i Javës,” duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe duke i sjellë krenari komunitetit tonë.
Në ndeshjen kundër FC Drenica, Mejzini tregoi formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar një gol vendimtar dhe duke udhëhequr skuadrën drejt fitores së rëndësishme me rezultat 3-2 si mysafir. Përkushtimi dhe aftësitë e tij bënë diferencën në parket, duke ndihmuar FC Vjosën të marrë tri pikë të rëndësishme.
Ky është vetëm fillimi për Mentor Mejzinin, i cili për herë të parë këtë sezon fiton çmimin “Lojtari i Javës.” Për një lojtar që ka thyer rekorde dhe është shpallur tre herë “Lojtari i Vitit,” kjo është një tjetër dëshmi se vitet për të janë thjesht numra, ndërsa klasi i tij mbetet i përjetshëm. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.