Dragash: Memorandum për Mirëqenien dhe Trajtimin e Diskriminimit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit dhe Organizata Joqeveritare “Advancing Together (AT)” kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për të implementuar projektin “Bëhu Partneri Im për Mirëqenien dhe Trajtimin e Diskriminimit”, financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, me fokus në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve që adresojnë nevojat e komuniteteve.

Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, falënderoi përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe drejtorin ekzekutiv të AT-së, z. Bashkim Ibishi, për përkrahjen e vazhdueshme të komuniteteve në Dragash. Ai theksoi gatishmërinë e qeverisjes lokale dhe Zyrës së Komuniteteve, e udhëhequr nga z. Uzair Hamza, për të bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë dhe për të zbatuar të gjitha detyrimet që dalin nga ky Memorandum i Mirëkuptimit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-