Pekmez pa sheqer nga vetëm një përbërës

Opoja.net Opoja.net Kuzhina

Receta në të cilën nuk do ta shpenzoni gjithë ditën

Nëse dëshironi të bëni nga kumbullat pekmez të mirë pa sheqer, zgjidhni kumbullat sa më të pjekura.

Kur përgatisni në furrë nuk do të detyroheni të qëndroni afër shporetit dhe vazhdimisht ta përzieni pekmezin gjë që edhe më shumë e lehtëson përgatitjen.

Nga përbërësit ju nevojiten vetëm kumbullat, por nëse dëshironi mund të shtoni kanellë, xhenxhefil, çokollatë apo vanilje, transmeton Telegrafi.

Përgatitja:

1. Lani 4 kg kumbulla, nxirrjani bërthamat dhe bluani në makinë mishi dhe përzieni.

2. Qitni kumbullat në një enë të thellë së cilës mund t’ia vëni kapakun ose ta mbuloni me folie dhe piqni në 180 gradë Celsius.

3. Pekmezin përzieni në çdo gjysmë ore. Kur të zvogëlohet sasia në gjysmë, pekmezi është gati.

4. Qiteni në kavanoza qelqi të sterilizuar. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-