Varësia nga interneti i bën dëm trurit njësoj si droga dhe alkooli

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Kjo varësi, e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët. Këtë dukuri e ka bërë të ditur studimi i Akademisë Kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe në 16 që nuk kishin varësi. Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e internetit në strukturën e trurit. Adoleshentët, të cilët ishin të varur nga interneti, kishin dëmtime në materien e bardhë të trurit që lidh pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll.

Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga droga. Si përfundim, duhet ta kemi parasysh që interneti është një “market” ku shprehja “nuk ekziston” nuk gjendet, por duhet të dimë ta menaxhojmë kohën për marrjen e atyre njohurive, ngase koha është si era, po nuk e menaxhove si duhet, ajo ikën dhe nuk e kupton se si shpërbëhet nga shpejtësia reflektuese e saj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-