“Dardanët” gati për ndeshjen ndaj Lituanisë

Opoja.net Opoja.net Sport

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e ka ditën e saj. 

Me fillim nga ora 15:00, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë në Kaunas, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja dardane ka udhëtuar me fuqinë e plotë, përveç Leart Paqaradës që është lënduar, e është kthyer mbrapshtë tek ekipi i tij.

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën.

Kosova fitonte herën e parë 4-0, me ndeshjen që i takonte miqësoreve.

Për momentin në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova zë pozitën e dytë në grupin C2 me tri pikë. Lituania është e fundit me 0 pikë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-