Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2024, ku theksohet se është rritur skema për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në muajin korrik 2024, krahasuar me korrik 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2024, ku theksohet se është rritur skema për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në muajin korrik 2024, krahasuar me korrik 2023
Sipas ASK-së, në muajin korrik 2024, nga pensionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë përfituar 848 përfitues, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku kanë qenë 741 përfitues, vërehet një rritje prej 14,4%.
“Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-19,6%); skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema e ndihmës sociale (-9,0%); skema për pensionet familjare (-5,7%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-0,9%): skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,9%): skema e kompensimeve për personat e verbër (0,8%). Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(10,3); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (1,6%); skema e pensioneve bazike të moshës (1,3%); skema për veteranët e luftës (0,2%)”, thuhet në njoftim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.