Nga e premtja nis shitja e librave shkollorë – prindërit thonë se metoda e vjetër ishte më e mirë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ndërkaq, prindërit thonë se hasën në vështirësi gjatë procesit të aplikimit si dhe potencuan se metoda e më hershme, ku nxënësve u shpërndaheshin librat nëpër shkolla ka qenë më e lehtë për ta.

Rimbursimi i mjeteve përmes subvencionimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po konsiderohet si metodë jo e duhur nga këshilli i prindërve, porse njëjtë nuk mendojnë njohësit e arsimit.

Ndërkaq, nga libraritë thanë se gjithçka është gati që të fillojë shitja e teksteve shkollore, porse kanë pritur dritën e gjelbër nga MASHT-i, për të filluar shitjen e tyre.

Nëna e një nxënësi në klasën e tetë, Metije Hasolli tha se sot ka vizituar disa librari për t’i blerë tekstet shkollore për djalin e saj, porse u kthye “duarthatë”.

Përveç kësaj, Hasolli tha se është detyruar të kërkojë ndihmë për të aplikuar për mjete në platformën E-Kosova pasi ka pasur njohuri.

“Për blerjen e librave të djalit, djali është në klasë të tetë…Ishim për t’i blerë librat, por na thanë që prej orës 9 të mëngjesit hapet libraria ‘Dukagjini’ deri në ora 8 në mbrëmje”. A e keni pasur vështirë të aplikonin për t’i marrë subvencionet. Po, pak po se nuk dijsha…Metoda më e mirë kur komuna ua jepte atë kohë, komuna e Fushë Kosovës. Tash jo, po duhet të vrapojmë herë atje herë atje për t’ia blerë librat. A po mund t’ia gjejmë a s’po mundemi…A keni kërkuar ndihmë prej dikujt për të aplikuar për subvencione. Po, kam kërkuar ndihmë, sepse e kam pasur renë e vëllait, e kam thirrë në telefon, kanë aplikuar, sepse unë s’kam ditur të aplikoj”, tha Hasolli.

Nexhmije Krasniqi, nëna e një nxënësi të klasës së gjashtë tha se metoda e mëhershme ku nxënësit i merrnin në shkolla librat shkollorë ka qenë më e lehtë. Derisa këtë mënyrë që po zbatohet tash e dy vite, Krasniqi e quajti të komplikuar.

“Kemi ardhur për librat e klasës së gjashtë të djalit, por na thanë që prej nesër fillon shpërndarja e librave, nuk kishin ardhur ende…Mirë, si kam hyrë në faqe më është pranuar kërkesa për aplikim të fëmijëve…Dikush edhe nuk i ka kushtet edhe është pak edhe vështirë për disa të tjerë. Por, ne që jemi mirë me financa, nuk është diçka problem. Për dikë shumë vështirë, sepse edhe kostoja e lartë…Janë pak si të shtrenjta…A mendoni së më parë ka qenë metodë më e lehtë për marrjen e librave? Po, më e lehtë normal se tash duhet më e komplikuar, jo hyr nëpër faqe, jo apliko. Vitin e kaluar kam pasur dy tri herë problem me apliku sepse nuk më pranohej dhe kanë vonuar shumë që t’i shpërndajnë të hollat”, tregoi Krasniqi.

Nënkryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Visar Islami konsideron më të arsyeshëm dhe të denjë furnizimi me tekste sesa subvencionimin.

Sipas tij, mundësitë janë që deri në fund të muajit tetor të mos mund të pajisen me libra të gjithë nxënësit.

Për KosovaPress Islami tregoi se vitin e kaluar, çmimet e librave kanë ndryshuar nga njëra librari tek tjetra.

“Unë po e shoh një vendim të ministres që ka përsëritur vendimin e vitit të kaluar dhe po e shoh që vendimi që e ka bërë të njëjtin problem vitin e kaluar, po e bënë të njëjtin edhe këtë vit. Ne si këshill kemi marrë vendim edhe vitin e kaluar edhe kemi bërë kërkesë që mos të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare por të bëhet shpërndarja e teksteve…Për ne më e arsyeshme dhe më denjë ka qenë furnizimi me tekste sesa subvencionimi. Arsyet pse ka qenë më e drejtë e them se duhet e para të bëhet zgjidhje për të aplikuar në sistemin E-Kosova, të pritet rimbursimi i mjeteve dhe duhet pas kësaj të dalin prindërit të gjejnë alternativa në qytetet e tjera ku mund t’i gjejnë mjetet…Unë besoj që jo vetëm fillimi i shtatori, por ndoshta edhe mesi e fundi i tetorit do të na gjejë pa furnizim të teksteve…Në praktikat e kaluara kemi pasur jo të njëjtat çmime me qytete të ndryshme dhe çmime të ndryshme…Kemi pasur probleme me sistemin sepse nuk janë rimbursuar të gjithë prindërit. Po besoj që këtë vit do të jetë po i njëjti problem”, theksoi Islami.

Ndërkaq, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja në një prononcim për KosovaPress tha se çmimet e librave nuk guxojnë të jenë më të larta se shuma e mjeteve që jepet nga MASHT-i.

Qehaja potencon se i takon ministrisë së Arsimit të ofrojë përkrahje për prindërit që hasin në vështirësi gjatë procesit të aplikimit për mjete.

Por, përtej kësaj, këtë metodë të shpërndarjes ë mjeteve, Qehaja e vlerëson si më të përshtatshme se ajo në të kaluarën.

“Neve kemi pasur vonesa në vazhdimësi, shpërndarja e teksteve shkollore për shkak që ka një logjistikë të jashtëzakonshme mbrapa, ka qenë një problematikë e ripërsërtishme. Kjo alternativa e propozuar për subvencionimin tenton të ofrojë një zgjidhje më ndryshe sesa ajo e mëparshme duke e shpërndarë tekstin shkollor drejtpërdrejt tek prindërit përmes librarive lokale. Pra, nga ai zingjiri i shpërndarjes, ministri, shtëpi botuese, shtëpi botuese-komuna, komuna-drejtor shkolle-, drejtor shkolle- kujdestar klase dhe tek nxënësit na është rikthyer në një shpërndarje të drejtpërdrejt përmes subvencionimit të prindërve për nxënësit…Aplikimi në vete përmes platformës pa dyshim që kërkon përkrhje për komunitetin e prindërve, i takon ministrisë të organizojë fushat të mirinformimit për aplikim në platformë dhe përkrahje individuale për ata prind që dështojnë të aplikojnë në platformë…Çmimi i teksteve shkollore nuk guxoj të shkojë më shumë sesa ai 80 euroshi apo 120 euroshi i prezantuar për dy nivelet. Pasi që rikujtoj është obligim i MASHT-it t’i sigurojë tekstet shkollore”, tha Qehaja.

Sebahete Çavdarbasha nga libraria “Dukagjini” tha se shitja e librave shkollorë për nxënësit do të fillojë që nga nesër. Ajo tha se kanë qenë të gatshëm, porse kanë pritur lajmërimin nga ministria e Arsimit për të filluar shitjen e tyre.

Ajo tha se çmimet nuk kanë ndryshuar prej vitit të kaluar.

“Ne kemi qenë të gatshëm dje, jemi të gatshëm për të filluar por nuk është varur vetëm prej neve…Ne si e kemi marrur lajmin që mund të fillojmë, ne kemi qenë për nga logjistika të gatshëm dhe besoj që nesër në mëngjes do të fillojmë…Si e kemi marrur vizën për shitje, ne me zbrit ju poshtë se jeni gati prej klasës parë seri në të nëntën, të gjitha botet e Dukagjinit i kemi. Mirëpo, edhe një e mirë tjetër, se vjet është krijuar një konfuzion shimë i madh, i kemi edhe librat e shtëpive të tjera botuese të cilat përdoren prej klasës së parë deri të nëntën, e kemi edhe Albasin dhe librin shkollor…Sipas të gjitha gjasave nesër në mëngjes në orën 9:00 do të fillojë deri në mbrëmje…e di një gjë, që çmimet në dijeninë time nuk kanë ndryshuar prej vitit të kaluar”, tha Çavdarbasha.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-