Rikthehet i nxehti afrikan, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon si do të jetë moti javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se edhe java e ardhsme parashihet të jetë e nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me orogjinë nga Afrika Veriore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se edhe java e ardhsme parashihet të jetë e nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me orogjinë nga Afrika Veriore.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale pritet të jenë deri në 36 gradë celsius.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Ditën e martë moti do të jet kryesisht i ngjajshëm, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 33 dhe 36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32 dhe 36 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 dhe 36 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s

Ndërkaq, të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s.

“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura , vetëm në disa zona të izoluara”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-