Bashkëpunim i ri ekonomik ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Kompanisë “EuroFood”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Dragash, 6 Gusht 2024 – Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë “EuroFood” nga Prizreni, z.Daut Ese.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe kompanisë “EuroFood” për krijimin e kushteve të favorshme për investime të reja. Temat kryesore përfshinin hapjen e fabrikave të ambalazheve, përpunimin e qumështit, dhe zhvillimin e fermave të bagëtive për sigurimin e lëndës së parë.

Kryetari Xheladini e falënderoi drejtorin ekzekutiv të “EuroFood” për interesimin e treguar për zgjerimin e rrjetit të bizneseve të tij në Komunën e Dragashit. Ai shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar të gjitha mundësitë që ka në dispozicion Komuna e Dragashit, duke ofruar mbështetje në shtimin e investimeve që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në rajon. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-