Në kuadër të aktiviteteve gjatë Ditëve të Mërgatës, Komuna e Dragashit, nën patronatin e Kryetarit Xheladini, do të organizojë për herë të parë Turneun e futbollit “Ne për Mërgatën, Mërgata për Vendlindjen”. Ky turne do të bëhet tradicional dhe do të mbahet më datat 28, 29 dhe 30 korrik në stadiumin e Shkollës Fillore në fshatin Bellobrad.
Turneu është i hapur për të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë janë të ftuar të paraqesin ekipet e tyre te organizatorët deri më datën 25 korrik 2024.
Për më shumë informacione dhe regjistrim, mund të kontaktoni në numrat e telefonit:
• 049 16 29 53
• 049 44 33 48
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.