Në një akt simbolik dhe të mbushur me krenari, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga fshati Bresan, Opojë, kanë vendosur tri shkronjat e arta “UÇK” në majën më të lartë të fshatit të tyre. Ky veprim është një homazh për shokët e tyre dëshmorë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Me vetëfinancimin e tyre, këta veteranë kanë treguar përkushtimin dhe dashurinë e tyre të përjetshme për vendin dhe idealet për të cilat luftuan.
Respekti për këta heronj të gjallë është i pamasë, dhe kontributi i tyre do të nderohet përgjithmonë. Lavdi dëshmorëve dhe respekt përjetësisht për çlirimtarët e Kosovës. 🇽🇰🇦🇱
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.