Helvetikët do të kenë punë me Skocinë, Gjermaninë dhe Hungarinë në grup.
Andi Zeqiri është lojtari i fundit që largohet nga kampi zviceran.
Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar nuk është i disponueshëm.
Yakin ka folur në lidhje vendimin.
“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore në parakamp treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në ofensivë, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.
Kombëtarja e Zvicrës tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.