Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim komandantin e LMT-së së KFOR-it Turk në Dragash, Kapitenin Gürkan Karaca.
Gjatë takimit, ata diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe LMT-së, procesin e regjistrimit të popullsisë dhe kërkesat e qytetarëve për realizimin e projekteve lokale.
Kryetari Xheladini falënderoi institucionet turke për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe ritheksoi gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar në këtë drejtim.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.