Dragash-Policia e Kosovës njofton se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Dragash të mërkurën për pengim të personit zyrtar.
Policia ka thënë se i dyshuari duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve, ka tentuar t’i godasë me veturë ata.
Një prej policëve e ka goditur me pasqyrën anësore të automjetit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BetimipërDrejtësi/Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.