FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit me shtete mike për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake.

Kësaj radhe Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë.

Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt, ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, ka njoftuar mes tjerash ministri Ejup Maqedonci.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-