Xavi dhe Luis Enrique dy përfaqësues të mëdhenj të futbollit blaugrana, përplasen sërish ndërmjet tyre, këtë herë në Barcelonë për të përcaktuar se kush do të kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League.
Përballja e parë i takoi Xavi-t, me Barcelonën që fitoi brenda në Paris me rezultatin 3-2, por gjithçka mbetet e hapur, me Luis Enriquen që beson ende te kualifikimi.
Enrique kryqëzon gishtat që ylli i ekipit të tij, Kylian Mbappe këtë herë të jetë në versionin e tij më të mirë, në një kohë kur në “Parkun e Princave” ishte thjesht hija e emrit të tij.
Xavi nuk ka ndërmend të ndryshojë nga loja që shfaqi në Paris, në një kohë kur Barcelona shënoi jo pak por tre gola.
Pavarësisht se është shumë larg stilit tipik të Barcelonës, nisja e aksioneve me topa të gjatë rezultoi efikase, me Lewandowskin që bëri spondën për Raphinha-n.
E hapur është edhe sfida tjetër, Dortmund-Atletico Madrid.
Ekipi i Simeones fitoi 2-1, por fundi i sfidës i jep besim Dortmund se mund të përmbysin rezultatin.
Sigurisht nuk është e lehtë të thyesh një ekip si Atletico, për më tepër që në këtë sfidë Simeone duhet të kujdeset për të mbrojtur rezultatin.
Mungesa e madhe në këtë sfidë është Haller, autori i golit në Madrid, por Terzic mund të mbështet te Sancho-Malen në krahë dhe Brandt pas Fullkrug.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.