Qeveria Komunale e Dragashit diskuton për zhvillimin e Parkut Kombëtar ‘Sharri’ dhe zvogëlimin e barrës administrative

Opoja.net Opoja.net Opoja

Qeveria Komunale e Dragashit mbajti mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2024, nën kryesimin e Kryetarit Xheladini. Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin e Parkut Kombëtar “Sharri”. Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, z. Bajram Kafexholli, dhe eksperti i planifikimit hapësinor dhe mjedisit, z. Hazer Dana, prezantuan informacione të rëndësishme lidhur me hartimin e Planit Hapësinor dhe Planit Menaxhues për këtë park kombëtar.

Kryetari Xheladini ritheksoi kërkesat dhe propozimet e Komunës së Dragashit për ndryshimet në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, me qëllim të favorizimit të investimeve të ndryshme për zhvillimin turistik dhe ekonomik të komunës. Gjithashtu, u formua Grupi Punues për zvogëlimin dhe parandalimin e barrës administrative në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të akteve të brendshme komunale dhe shërbimeve publike.

Në diskutimin e pikës së katërt, u vlerësua ecuria e realizimit të vendimeve të marrë në mbledhjet e kaluara të Qeverisë Komunale. Në pikën eventuale u diskutuan çështje të tjera për efikasitetin e administratës komunale, duke përfshirë rritjen e disiplinës në punë, punën jashtë orarit dhe hartimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.

Postimi I plotë nga Komuna:

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës z.Xheladini, dje u mbajt mbledhja V (e pestë) e rregullt e Qeverisë Komunale për vitin 2024, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesi i hartimit të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;
2. Procesi i hartimit të Planit Menaxhues për Parkun Kombëtar “Sharri” ;
3. Marrja e vendimit për themelimin e Grupit Punues për Fillimin e Procesit të Zvogëlimit dhe Parandalimit të Barrës Administrative;
4. Shqyrtimi i realizimit të vendimeve nga mbledhjet e kaluara të Bordit; dhe
5. Të ndryshme.
Gjatë shqyrtimit të pikës së parë dhe të dytë, në takim prezantuan drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, z.Bajram Kafexholli dhe z.Hazer Dana, ekspert i planifikimit hapësinor dhe mjedisit, të cilët dhanë informata të rëndësishme për këto pika të rendit të ditës.
Për këtë çështje, Kryetari Xheladini ritheksoi edhe një herë kërkesat dhe propozimet e Komunës së Dragashit lidhur me ndryshimet që duhet të bëhen në zonën e PK “Sharri”, me qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për investime të ndryshme të cilat do të ndikonin në zhvillimin turistik dhe ekonomik të Komunës së Dragashit.
Në pikën e tretë të rendit të ditës u formua Grupi Punues me anëtarë nga të gjitha drejtoritë, i cili do të merret me procesin e zvogëlimit dhe parandalimit të barrës administrative dhe financiare gjatë hartimit dhe shqyrtimit të akteve të brendshme komunale dhe shërbimeve që ofron Komuna për publikun.
Në pikën e katërt u diskutua për ecurinë e realizimit dhe zbatimit të vendimeve të marra nga mbledhjet e kaluara të Qeverisë Komunale.
Ndërkaq, në pikën eventuale u shqyrtuan disa çeshtje të rëndësishme për funksionimin sa më efikas të administratës komunle, siç është rritja e efikasitetit dhe disiplina në punë, puna jashtë orarit, shqyrtimi dhe plotësimi i Draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në takimin e ardhshëm të Qeverisë Komunale dhe dërgimi i saj për miratim në seancën e pestë të Asamblesë Komunale etj.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-