Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në këtë javë parashihen ulje të temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare. Instituti ka njoftuar se të martën do të jetë mot i vranët me intervale me diell.
Parashikimin e plotë për këtë javë mund ta lexoni këtu.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.