Me këtë rast është bërë dhurimi i disa kompjuterëve dhe një printeri multifunksional laserik me ngjyra për bibliotekat lokale në Komunën e Dragashit, në kuadër të projektit civilo-ushtarak të KFOR-it për të mbështetur komunitetet tona.
Pas pranim-dorëzimit të këtyre pajisjeve, Kryetari Xheladini u dhuroi mysafirëve të KFOR-it Italian mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e ofruar për qytetarët dhe institucionet lokale të Komunës së Dragashit, përmes donacioneve të ndryshme në arsim, shëndetësi, shërbim të zjarrfikësve etj.
Pas ceremonisë, Kryetari Xheladini dhe Kolonel Ferrara me ekipin e tij vizituan për pak çaste edhe punimet e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit. Gjatë vizitës në sallën e Kuvendit, Kryetari Xheladini i prezantoi Komandantit të KFOR-it një historik të shkurtër të Komunës së Dragashit, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e parezervë për qytetarët.
Mirënjohje për vizitën Kolonelit Francesco Ferrara i shprehu edhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, e cila e informoi shkurtimisht edhe për punët e legjislativit lokal të cilin e udhëheq.
Në fund të vizitës, Kryetari Xheladini priti Kolonelin Ferrara në zyrën e tij, me ç’rast pranoi edhe një dhuratë simbolike nga ana e tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.