Kryetari i Komunës së Dragashit Takon Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi për të Diskutuar Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, së bashku me zyrtarë komunalë, u pritën në takim nga Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, për të diskutuar çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. Takimi u përqendrua në informimin lidhur me dispozitat ligjore, si dhe në hartimin e një akti të brendshëm për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale. Kryetari Xheladini shprehu interesimin për bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë dhe kërkoi mundësi trajnimi për zyrtarët komunalë për përvetësimin e praktikave më të mira ligjore në këtë fushë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-