Kisha kënaqësinë që sot të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për Grantin e Performancës të komunave të Kosovës,të organizuar nga MAPL-ja dhe DEMOS-i.
Komuna jonë është në mesin e 11 komunave përfituese të Grantit të Performancës për vitin 2022. Ky sukses vjen falë përkushtimit tonë të madh për punë të mira dhe na motivon edhe më shumë për të vazhduar tutje, që në të ardhmen t’i sjellim Komunës sonë shuma edhe më të mëdha nga ky grant.
Ky grant do të shfrytëzohet për realizimin e projekteve të ndryshme që do ta transformojnë infrastrukturën dhe do ta përmirësojnë dukshëm nivelin e mirëqenies së qytetarëve tanë, në të gjitha sferat.
Komuna jonë ka fituar grantin në shumën 361,989.39 euro.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.