Xhudisti Akil Gjakova nga Kosova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që është mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në fund ai ka garuar kundër xhudistit nga Italia, Manuel Lombardo.
Kosova i ka fituar edhe tri medalje të bronzta.
Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.
Të dyja, si Nora, ashtu edhe Distria, janë fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.
Në këtë Kampionat kanë marrë pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.
Të pranishëm në këtë organizim janë parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të opozitës, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, raporton REL.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.