Sot, në një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri, Komuna e Dragashit dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Sprovues të Kosovës në Prizren kanë nënshkruar një Marrëveshje të Bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, dhe udhëheqësi i Shërbimit Sprovues të Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren, z. Halit Ibrahimi.
Shërbimi Sprovues i Kosovës është një agjenci ekzekutive që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe ka përgjegjësi të rëndësishme në mbikëqyrjen e masave dhe dënimeve alternative, si dhe në riintegrimin dhe risocializimin e personave të dënuar në shoqëri. Ky partneritet do të forcojë bashkëpunimin midis Komunës së Dragashit dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të riintegrimi dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme për personat e dënuar në këtë komunë. Marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e situatës së personave të dënuar dhe kontribuimin në sigurimin e një shoqërie më të drejtë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.