Dje, në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e fshatit Bresanë në Komunën e Dragashit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, znj. Mimoza Shahini. Ky ngjarje shënon fillimin e projektit të mbështetur nga UNICEF-i për hapjen e dy Qendrave me Bazë në Komunitet për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë.
Në bazë të Marrëveshjes, Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim do të financojë angazhimin e tri edukatoreve për këto dy Qendra me Bazë në Komunitet për periudhën tetor 2023 – dhjetor 2024. Përveç kësaj, ata do të sigurojnë udhëzime dhe materiale didaktike të nevojshme për realizimin e programit edukativ dhe do të mbështesin vlerësimin dhe monitorimin e performancës së edukatoreve.
Kryetari Xheladini shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirëfilltë të Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim dhe UNICEF-it me Komunën e Dragashit. Ky projekt synon përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre nëpërmjet funksionimit efikas të Qendrave me Bazë në Komunitet për Edukim në Fëmijërinë e Hershme. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së shkallës së arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve në këtë komunitet të vogël.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.