Presidentja Osmani u prit në Bruksel nga Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it

Në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s në Bruksel është pritur në takim nga Admirali Rob Bauer, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për përkushtimin e grave dhe burrave nga forcat aleate për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe rajon, përfshirë edhe sulmet e vazhdueshme nga grupet kriminale serbe në veri të vendit kundër forcave të NATO-s, Policisë së Kosovës, qytetarëve e gazetarëve, me ç’rast, presidentja theksoi se “sfidat e sigurisë nuk janë asnjëherë individuale, por përgjegjësi kolektive”.

Në këtë frymë, Osmani nënvizoi se Kosova, si partnere e përkushtuar e NATO-s, do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatë për t’i adresuar bashkërisht sfidat e sigurisë, si dhe për ta promovuar paqen dhe sigurinë.

Presidentja Osmani foli edhe për vendosmërinë e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, duke nënvizuar nevojën për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e plotë në NATO.

Gjatë ditës, presidentja Osmani zhvilloi takim e më pas konferencë për media bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-