Ushqimet më të mira për forcimin e kujtesës

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

1. Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

2. Ekstrakti i domates, licopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat.

3. Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K e cila ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.

4. Farat e kungullit, ndonëse të vogla janë miniera të vërtetë mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të  menduarit.

5. Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

6. Kurkuma: Shkencëtarët vazhdojnë të habiten nga fuqia e kurkumës në trurin tonë. Kurkuma ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ekuilibrin e sistemit nervor qendror. Konsumi i saj ndihmon në parandalimin e Alzheimer-it, shkruan living.al.

7. Brokoli: Brokoli është i pasur  me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-