Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Është ndarë nga jeta ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni. Silvio Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.

Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-