Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë së martes në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren.
Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një nxënës.
Rasti u konfirmua për klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se nxënësi i ka shkruar disa mesazhe drejtorit se e ka bërë një listë të nxënësve që do t’i vrasë.
“I mituri ka kanosur nëpërmjet WhatsApp. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin”, tha Bytyqi për Klankosova.tv
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.